‘’Një ditë do e kuptoni që
 jeni vetëm në këtë botë...'' 

‘’Një ditë do e kuptoni që<br /> jeni vetëm në këtë botë...'' 
Një ditë do e kuptoni që jeni vetëm në këtë botë. E vërteta është se keni qenë gjithmonë vetëm, por duhet kohë për të pranuar këtë fakt. Prindërit largohen nga kjo jetë, partnerët kthehen në të panjohur, të dashurit na tradhtojnë, ndërsa femijët rriten dhe vazhdojnë jetën e tyre. Ose ti i le pas sepse ke ndryshuar. Çfarë dukej në rregull dje, sot nuk është më. Gjëja që duhet të mbani mend është që vetmia vjen gjithmonë pas jush, si dimri. Të ‘’plakesh’’ do të thotë të mësosh si të jetosh vetëm pa e dramatizuar më shumë seç duhet. Është mënyra më ë mira për ta përgatitur veten tuaj. Ja disa këshilla sesi të mos ndiheni vetëm : 

Të gjithë përveç familjes mund të zëvendësohen : Askush nuk është unik. Lejo njerëz të rinj të futen në jetën tënde, edhe në qoftë se ke nje lidhje me ta apo jo. Një ditë do e kuptosh që je vetëm dhe ata mund të jenë ‘’shpëtimi juaj’’.

Provoni diçka të re: Mund të jetë ushqim, libër, film, të blesh një celular të ri, të zbulosh një hobi të ri. Sa më shumë vite kalojnë aq më pak eksperimentojmë, ne krijojmë një rutinë tonën dhe nuk e ndryshojmë.

Falni të gjithë çfarë ka ndodhur, harroni ato që nuk mundeni : Injoroni njerëzit që ju kanë lënduar. Falja ndonjëherë është ndëshkimi më i mirë për ju. Mos u mërzisni duke argumentuar me ta, nuk ja vlen.

Mos i nxisni gjërat : Çdo gjë që ndodh shpejt nuk zgjat shumë. Në qoftë se e doni dicka vërtet do e arrini patjetër. Në qoftë se kuptoni që nuk e doni, kjo tregon që nuk keni nevojë për të. Lerini vendimet e rrezikshme për me vonë. Provoni diçka të tillë vetëm në qoftë se e keni dashur prej shumë kohësh.

Në qoftë se ka dicka që e doni me shpirt, mos hiqni dorë : Suksesi vjen nga eksperienca. Në qoftë se dështoni kjo tregon se akoma nuk jeni gati. Keni durim për të arritur atë që dëshironi.

Nesër mund të jetë dita juaj e fundit e jetës : Mund të duket e tmerrshme por kjo mund t’ju motivojë që të vazhdoni të zbatoni listën që keni për të realizuar të gjitha qëllimet në jetë.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon