Lu: 2017-a vit i shkëlqyer, nisni
zbatimin e Reformës në Drejtësi

Lu: 2017-a vit i shkëlqyer, nisni<br />zbatimin e Reformës në Drejtësi
Optimist për 2017-n është treguar ambasadori lu teksa fliste me biznesmenët e dhomës amerikane të tregtisë.
 
Pavarësisht vonesave me Vettingun ambasadori amerikan e bëri fakt të kryer se Reforma në Drejtësi do të zbatohet pikërisht gjatë këtij viti. 

"2017 do të jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë. Ky është viti kur Shqipëria nis zbatimin e reformës në drejtësi, që do të transformojë përgjithmonë mjedisin e biznesit për të gjithë ju. 2017 është viti kur Shqipëria do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta, përmes krijimit të strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit", u shpreh Lu, duke theksuar se reforma do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.  

"2017-a është viti kur do të shohim se investime ndërkombëtare dhe të brendshme në shkallë të gjërë do të vijnë në Shqipëri. Disa njerëz mendojnë se unë jam optimist. Nuk jam dakord! Unë jam realist dhe shoh të vijnë gjëra të mira për popullin shqiptar", theksoi ambasadori amerikan.

Po ashtu se stabiliteti politik do të vijë vetëm pas zgjedhjeve të qershorit, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e PD për qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme

"2017 do të jetë gjithashtu viti i zgjedhjeve parlamentare që do të vendosin Shqipërinë në një kurs demokratik, për 4 vite stabilit politik dhe parimit më të madh drejt të ardhmes europiane të Shqipërisë", tha Lu.

Diplomati nuk la jashtë vëmendjes dhe temën e nxehtë të ditës luftën kundër kanabisin, për të cilët paralajmëroi një rol më të madh të BE-së dhe SHBA-së. Peshqit e mëdhenj të korrupsionit e krimit mesa duket do të kapen këtë vit sipas ambasadorit amerikan.
 
"2017 do të jetë viti në të cilin BE dhe SHBA mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për t’u përballur me sfidën e stërmadhe shoqërore të krimit të organizuar dhe të drogave të paligjshme. Kjo do të krijojë mundësi edhe më të mëdha për biznesmenët e ndershëm", tha më tej ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Dhoma Amerikane e Tregtisë nga ana tjetër sipas sondazheve vëren se klima e biznesit në Shqipëri dhe marrëdhëniet me autoritete fiskale kanë pësuar përmirësime por taksat mbeten problematike.
 
63.2% e bizneseve të anketuara mendojnë se niveli i përgjithshëm i taksave të zbatuara është shumë i pafavorshëm dhe rreth 37% mendojnë të kundërtën.

Donald Lu për indeksin e biznesit
Duke komentuar në Indeksin e Biznesit të Dhomës Amerikane 2016-2017, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu është shprehur: “E vërteta ndonjëherë është e vështirë të dëgjohet. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka thënë të vërtetën e pazbukuruar në lidhje me klimën e investimeve në këto pesë vite. Jam i kënaqur të shikoj në këtë vit një rritje në besimin e investitorëve me rritjen e shënuar në Indeksin e Biznesit të AmCham-it (ABI).

Do të doja të përgëzoja Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për publikimin e indeksit. ABI siguron një informacion të rëndësishëm për shtetin për sa i përket gjendjes së klimës së investimeve, të mundësive dhe të sfidave të të bërit biznes në Shqipëri. Përmirësimi i klimës së biznesit është themelor për krijimin e vendeve të punës, rritjes ekonomike dhe mundësive.

Jam i lumtur të shikoj një rritje të indeksit të biznesit këtë vit në 43.78, nga 37.94 që ishte vitin e kaluar dhe jam i inkurajuar teksa dëgjoj që anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë presin që mjedisi i biznesit në Shqipëri të përmirësohet më tej në vitin e ardhshëm.
Unë besoj se reforma në Drejtësi, sapo të zbatohet, do të shtojë besimin tek konsumatorët se interesat e tyre tregtare do të mbrohen, duke sjellë kështu rritjen e Indeksit të Biznesit në vitet që do të vijnë.

ABI mund të shërbejë si një udhëzues për qeverinë në punën për përmirësimin e klimës së investimeve dhe adresimin e shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara dhe të investitorëve shqiptarë. Ndërkohë, ne kemi besim tek ju se do të mbani standardet e larta në komunitetin e biznesit në Shqipëri.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kënaqësinë që të mbështesë Indeksin e Biznesit dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me Dhomën Amerikane të Tregtisë për të përkrahur interesat e komunitetit të biznesit në Shqipëri”
, përfundon Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, në fjalën përshëndetëse të këtij viti.

Komentet e Lu ishin më pozitive se në raportin e një viti më parë, ku ai nuk e shprehu zhgënjimin për përkeqësimin e ndjeshëm të indeksit.

“Unë mbeta i zhgënjyer kur vura re rënien e ndjeshme të ABI në 2015-n, nga 42.77 në 37.94”.

Ai vijoi më tej, duke inkurajuar qeverinë dhe gjithashtu edhe liderët e tjerë të biznesit që ta përdorin këtë raport, si një mjet të fuqishëm për t’u përqendruar dhe për t’i dhënë prioritet reformave për klimën e biznesit në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët