Lu në Burgun e Spaçit: Historia nuk
mund të zhbëhet, sado therëse qoftë

Lu në Burgun e Spaçit: Historia nuk<br />mund të zhbëhet, sado therëse qoftë
Ambasadori Amerikan në vendin tonë Donald Lu, sëbashku me përfaqësues të trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka parë sot nga afër ish-burgun e Spaçit, të cilin e cilëson si një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë.

Me anë të një njoftimi për shtyp në faqen zyrtare të Facebook të ambasadës amerikane, kryediplomati amerikan ka shprehur përshtypjet e tij për ish-burgun komunist.

“Sot, së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone. Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje”, tregon ambasadori Lu.

lu

(Ambasadori Donald Lu në Burgun e Spaçit) Fotot të tjera


Gjatë vizitës në burgun e Spaçit, Lu shoqërohej nga Fabian Kati, ish i dënuar politik po në këtë burg në mesin e viteve '80-të, i cili po punon për të ndërtuar një muze në ish-burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me të.

Përballja me Spaçin i ka kujtuar ambasadorit stërgjyshen e tij e cila vdiq në një burg komunist në Kinë.

“Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot”, kujton ambasadori amerikan.

lu

(Ambasadori Donald Lu në Burgun e Spaçit) Fotot të tjera
 
Sipas tij historia nuk mund të zhbëhet pavarësisht dhimbjes së saj therëse.

Në oborrin e Ambasadës sonë ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë. Nën këtë pemë, është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, “Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajo, nuk ka pse të përjetohet sërish,”shkruan Lu teksa u bën thirrje të rinjve shqiptarë që të njihen me historitë e atyre shqiptarëve të guximshëm të cilët humbën jetën në këtë vend.
 
“Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj,” përfundon Lu.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos