Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, përcolli sërish mesazhe për reformën në drejtësi.
Kryediplomati amerikan 'thumboi' ish-kryeministrin Sali Berisha kur tha se është dakord me qëndrimet e tij, sa i takon rolit të Komisionit të Venecias në reformën në drejtësi. Lu theksoi se opinioni i Venecias është bazë për reformën, duke u pajtuar me deklaratat e mëparshme të ish-kryeministrit.
"I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e buta. Jam dakord me Sali Berishën i cili ka thënë se Opinioni i Venecias ofron bazë solide dhe i sjell vendit reformën më të mirë të drejtësisë.
Ai tha se të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të Presidentit të Komisonit të Venecias", u shpreh Lu, duke iu referuar jo pa qëllim deklaratave të mëparshme të Berishës, ndërsa ka ndryshuar qëndrim pas pezullimit të ligjit nga Kushtetuesja.
Nga simpiozumi për korrupsionin, Lu theksoi se vettingu do të jetë fillimi i reformës në drejtësi. Duke folur për korrupsionin, ai shtoi se shqiptarët janë të lodhur nga ky fenomen.
"Gjatë tre ditëve të konferencës keni dëgjuar si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe në SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve nuk u luftua nga të huajt por nga prokurorë, policë dhe gazetarë e gjyqtarë me kurajo të tre vendeve kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht nuk u arrit nga politikanët.
Prandaj pyetja është si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri? Kjo nis me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm.
Përgjegjësia e institucioneve të pastra për të luftuar korrupsionin i takon popullit shqiptar, Shoqërisë Civile dhe gazetarëve. Populli shqiptar është i lodhur nga korrupsioni në këtë vend", u shpreh Lu.
Ambasadori amerikan shpjegoi edhe procedurën e vettingut në Prokurori dhe zgjedhjen e trupës së re të prokurorëve.
"Pasi të jenë rivlerësuar mjaftueshëm prokurorët, prokurorët vetë të pastër do të përzgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Më pas ky do të përzgjedhë kryeprokurorin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe prokurorët e lartë të SPAK do të përzgjedhin drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Është bërë shumë kujdes për të ndërtuar një sistem që është i pavarur dhe i izoluar nga trysnitë politike", tha Lu.
Komisioni i Venecias pritet të zyrtarizojë opinionin përfundimtar për ligjin e vettingut në datën 9 dhjetor. Vettingu u pezullua nga Gjykata Kushtetuese në 28 Tetor, ndërsa u dërgua në Komisionin e Venecias sa i takon kushtetutshmërisë së tij.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Venecia bazë për "drejtësinë"">