Lu: Xhafaj të veprojë në mënyrë
të paanshme për zgjedhjet

Lu: Xhafaj të veprojë në mënyrë<br />të paanshme për zgjedhjet
TIRANE-Ende i padekretuar nga Presidenti, por vëmendja e madhe ndaj detyrës që do të marrë ka bërë që dhe SHBA të kthejë sytë nga Fatmir Xhafaj.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Donald Lu tha sot se pret që ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i emëruar pak ditë më parë, “të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet”.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, për lëvizjet në qeveri dhe kryesisht për ndryshimin e kreut të Ministrisë së Brendshme një institucion kyç dhe i gjendur shpesh në qendër të sulmeve veçanërisht nga opozita, ambasadori amerikan theksoi se “që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja".

Sipas Lu, Xhafaj do të gëzojë mbështetje të plotë të SHBA-ve nëse punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

"Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, thekson ambasadori Lu duke vënë në dukje bashkëpunimin e mëparshëm më zotin Xhafaj, kryesisht në procesin e reformës në Drejtësi.

Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj si kreu i komisionit të Ligjeve të Kuvendit dhe për Reformën në Drejtësi”, përfundon deklarata e ambasadorit amerikan.

E në fakt, detyra si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka lejuar Fatmir Xhafajn, ministrin e ri të Brendshëm që të formojë një raport të privilegjuar me ndërkombëtarët.

Fatmir Xhafaj u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm pas largimit të Saimir Tahirit që sëbashku me 3 kolegë të tjerë lanë postet ministrore në kuadër të fushatës elektorale.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët