'Luaj futboll për t'u larguar nga teknologjia'! Sportistët e vegjël, krenaria e Forcave të Armatosura

TIRANË - Sporti në Forcat e Armatosura është një traditë jo vetëm për ushtarakët, por edhe fëmijët e tyre. Vajza e djem të vegjël stërviten si të jenë futbollistë të vërtetë.

E kanë pasion, dëshirojnë të bëhen në të ardhmen sportistë të njohur. Por lumturohesh teksa dëgjon të vegjlit që thonë se ndër të tjera, kanë zgjedhur të merren me sport, me aktivitet fizik, për t'u larguar nga teknologjia. 

"Mosndërprerja e kurseve të sportit, ishte mënyra më e mirë për të larguar traumën dhe frikën e fëmijëve pas tërmetit", shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa ka shpërndarë një video të veçantë me fëmijët që stërviten e luajnë, dhe profesorët e tyre që shprehin krenarinë për fëmijët e ushtarakëve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja