'Luajnë me jetët e njerëzve', reagon edhe KLSH për skandalin te Onkologjiku: Aparatura që trajton pacientët me kancer mbahej në kuti

'Luajnë me jetët e njerëzve', reagon edhe KLSH për skandalin te Onkologjiku: Aparatura që trajton pacientët me kancer mbahej në kuti

Pajisja që mbahej e paketuar

Kontrolli i Lartë i Shtetit në fund të vitit që lamë pas bën të ditur se ishte i pari që denoncoi situatën te Onkologjiku. KLSH bëri një audit të thelluar tek Onkologjiku dhe zbuloi një numër të madh shkeljesh duke hartuar edhe një sërë rekomandimesh.

Çfarë zbuloi KLSH

KLSH  zbuloi se në Onkollogjik nuk ka patur asnjë të dhënë mbi situatën e kancerit në vend prej më shumë 10 vjetësh. Ndër të tjera në raport thuhet:

“Për periudhën në auditim (2020-2022) Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk disponon:

a. Raporte monitorimi dhe vlerësimi në përfundim të Programit Kombëtar të Kontrollit të Kancerit në Shqipëri 2011-2020;

b. Raporte monitorimi, vlerësimi për ecurinë e kancerit për vitet 2021-2022;

c. Regjistri Kombëtar i Kancerit nuk ka të dhëna në kohë reale të rasteve të reja për ecurinë e sëmundjeve tumorale si dhe mortalitetin e shkaktuar nga kanceri.

Gjetje nga auditimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka ndryshuar dhe miratuar: a. Rregulloren për përcaktimin e kritereve dhe normave shëndetësore për të sëmurët paliativ pranë institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale; Protokollet klinike të cilat janë prej vitit 2014, ndonëse lista e barnave esencialë që përdoren në kujdesin paliativ është pasuruar”, thekson KLSH.

KLSH zbuloi dhe skandalin me pajisjet. Gjatë periudhës së auditimit rezultoi se Bankiterapia, pajisja e cila bën kimioterapinë, ka qenë e prishur dukë bërë që të mos merrnin shërbimin 200 pacientë në vit. Ndërkohë, rezulton se 600 gra nuk janë trajtuar për tumorin e tyre gjatë periudhës që kjo pajisje ka qenë e prishur.

“Mjekët onkologë të njësisë së radioterapisë, referojnë se jo të gjithë pacientet trajtohen edhe me Brankiterapi, por shumica e rasteve gati 200 pacienteve në vit duhet të trajtohen nëpërmjet kësaj pajisje me radioterapi. Trajtimi me Brakiterapi (Kyriterapi) nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv Iridium (192). Kjo pajisje nuk është bërë ende funksionale, për shërbimin dhe për trajtimin e pacientëve me Ca gjinekologjik me radioterapi. Mungesa e Brankiterapisë, për periudhën e auditimit, ka sjellë mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre”, thekson KLSH në raport.

Por nëse shohim me kujdes raportin e KLSH, duket se kemi të bëjmë me një skemë. Pajisja lihet qëllimisht e prishur që pacientët të shkojnë te privati. Dhe këtu kemi një skemë shumë më të thellë sesa mjekët.

'Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza”, nuk ka mundur të sigurojë pajisjen mjekësore të Brankiterapisë, të disa elementëve (Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike), nuk ka mundur në kohë të realizojë rehabilitimin e ambienteve për përshtatjen e vendosjes së pajisjes së Ortovoltazhit si dhe mostrajtimi në kohë i pacientëve që kanë nevojë për to, tregon se shërbimi i Spitalit Onkologjik në trajtimin e sëmundjeve tumorale për periudhën në auditim nuk ka efektivitet të plotë, duke cënuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve', thekson KLSH.

Po ashtu KLSH zbuloi atë që bëri dhe prokuroria. Pajisja e re ishte blerë në vitin 2023, por rrinte në kuti dhe nuk instalohej duke luajtur me jetën e njerëzve.

Në një tjetër auditim, KLSH zbuloi skandalin me ilaçet. Në raport kontrollin e bërë, audituesit kanë monitoruar 13 barna, duke zbuluar se në disa periudha farmacia nuk ka patur medikamente, pasi distributorët që kanë kontrata me Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe QSUT, i kanë sjellë me vonesë.

“Referuar dokumentacionit të paraqitur si më sipër, furnizimet janë bërë nga 12 deri në 34 ditë me vonesë, në kundërshtim me recetat e lëshuara nga mjekët, ku barna të tilla për sëmundjet tumorale, dializë dhe transplant kanë një përsëritje fikse, çdo 10 ose 15 ditë. Theksojmë se nuk bëhet fjalë për 13 pacientë, por për 13 barna, të domosdoshëm për kurimin e një numri të konsiderueshëm pacientësh”, thuhet në raportin e auditimit të KLSH.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë