Luajnë me Tiranën në CL, Besiktas ofertë sulmuesit të Milanit

Luajnë me Tiranën në CL, Besiktas ofertë sulmuesit të Milanit

Stadiumi i Besiktasit

Ante Rebic është dëshirë e Besiktas në Turqi. Gjigantët e futbollit buzë Bosforit kanë në plan të negociojnë me Milanin, për të marrë këtë merkato vere kroatin. Sipas "Fanatik", janë dy opsione që turqit i kanë propozuar Milanit.

Kuqezinjtë e kanë shpallur "non grata" 29-vjeçarin edhe pse ai ka kontratë me klubin deri në verën e 2025 dhe për shumën e duhur pritet të largohet. Janë dy opsione që Besiktas ka vendosur në tryezë.

Opsioni i parë ka të bëjë me një huazim pa pagesë, teksa Besiktas do paguajë 2.5 milionë euro për pagën e sulmuesit. Milan nga ky opsion nuk do përfitonte asgjë, veç pjesës dërmuese të pagës së kroatit.

Opsioni i dytë ka të bëjë me një transferim të përhershëm mbi bazën e 3 milionë eurove, plus një bonus në rast të rishitjes së tij. Nëse Milani pranon kjo do të thoshte se veç shumës së arkëtuar, kuqezinjtë do "shpëtonin" edhe nga paga prej 3.5 milionë eurosh e sulmuesit. Kujtojmë se për turin e dytë të Conference League, Besiktas luan të enjtë më 20:00 me Tiranën.

Ante Rebic

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës