Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit sot do të zhvillojë seancën e anëtarit të kolegjit të posaçëm Luan Daci me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në seancën e mbajtur më 23 Tetor ditën e premte Daci ka qenë në gjyq ku është njohur edhe me kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë tre të shkarkuarit nga vettingu.

Sot Besnik Cani, ish anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, ish prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish Gjyqtari Ervin Metall të dëshmojnë kundër Dacit.

Këta janë edhe tre kallëzuesit e Dacit të cilët vunë në lëvizje SPAK për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i kolegjit të apelimit.

Antoneta Sevdari