Luan kundër vendit të fundit, trajneri i Partizanit: Lojtarët janë të vetëdijshëm, do të marrim maksimumin

Ndeshja e fundit e javës së 11 të Superligës do të jetë mes Partizanit dhe Flamurtarit, dy ekipe që luftojnë krejtësisht për objektiva të kundërt, por që në këtë 90 minutësh i kënaq vetëm tre pikëshi. Kampionët në fuqi udhëheqin prej tre javësh, por në ndeshjen e fundit ndaj Luftëtarit hasën shumë vështirësi, diçka e cila sipas trajnerit Lerda nuk do të ndodhë kundër Flamurtarit.

Lerda: “E vërtetë që kur luan vendi i parë me vendit e fundit ekziston një nënvlerësim, apo një mosimpenjim nga ana e skuadrës. Por, unë dua të konfirmoj që lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë që mbart ky takim. Duke respektuar kundërshtarin, ne do të arrijmë të marrim maksimumin nga kjo sfidë.”

Ndërkohë në kampin kundërshtar, vlonjatët vijnë pas një humbje dëshpëruese kundër Kukësit. Ata renditet në vendin e fundit, por sipas trajnerit Luan Birçe ndaj kampionëve në fuqi nuk do të ishte keq edhe barazimi.

Birçe: “Me Partizanin ashtu si çdo skuadër tjetër ne do të përpiqemi të fitojmë. Do të japim maksimumin pasi na duhe tre pikët, por e rëndësishme është që të mos humbasim.”

Kjo sfidë luhet në orën 16:30 në stadiumin Flamurtari, ndërsa ndeshja tjetër e ditës së dielë do të jetë mes Laçit, skuadrës që ka tre fitore radhazi, dhe Kukësit, në orën 13:30.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja