Luan Rama e vlerëson, reagon
Xhafaj: Më le pa gojë.../Video

Luan Rama e vlerëson, reagon<br />Xhafaj: Më le pa gojë.../Video
Ministri i ri Brendshëm do të votohet të enjten në Kuvend dhe kodi i procedurës penale ishte ligji fundit që miratonte në cilësinë e kryetarit të komisionit të ligjeve dhe reformës në drejtësi.
 
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së vlerësoi maksimalisht punën e Xhafës në krye të reformës, të cilën e finalizoi pavarësisht konflikteve. Fjalë të cilat e zunë Xhafën në befasi.
 
"Dua të bëj një falenderim për ju si kryer i komisionit që keni drejtuar një proces me kaq vështirë dhe komplikacione duke e kurorëzuar me sukses"
 
Ndërsa Xhafaj reagoi "Pa gojë më le, thash kush e di ca do thotë dhe hajde si do ta zgjidh".

Megjithatë më herët dhe Luan Rama mori përgëzimet e kryetarit të komisionit, pikërisht për njohuritë në gjuhën shqipe, teksa debatonte me deputetët socialistë nëse në kod do të përdorej fjala viktimë edhe për personat që nuk kanë ndërruar jetë, pro janë të dëmtuar në një formë ose tjetrën.
 
Kandidatura e Xhafajt ishte e vetmja ndër ato të 4 ministrave që u kontestua nga Presidenti i Republikës dhe opozita mbi bazë të disa akuzave mediatike.
 
Akuza të cilat vetë ministri i ri i përgënjeshtruan një ditë më parë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0