Luan Starova “strehohet”  në 
shtëpinëe shkrimtarit në Tiranë

Luan Starova “strehohet”  në <br />shtëpinëe shkrimtarit në Tiranë
TIRANE- Autori rezident i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë në Tiranë për vitin 2014 është Luan Starova. Ai do të qëndrojë në Shqipëri deri në mes të muajit qershor. Veprimtaritë që “Poeteka” do të organizojë rreth personalitetit dhe krijimtarisë së tij janë pjesë e programit “Tirana in between”.

Gjatë kësaj kohe shkrimtari i njohur Luan Starova do të zhvillojë takime të ndryshme, ku në fokus do të jetë krijimtaria letrare, ndërsa më datë 11 qershor do të finalizohet dhe promovimi i veprës së tij. Në thelb të vet, ky program, titulluar "Tirana in between" përmban ftesa për shkrimtarë të të gjitha zhanreve letrare dhe përkthyes nga rajoni dhe Europa, të cilët aplikojnë për bursa qëndrimi një mujore në rezidencën e vendosur në njërën prej lagjeve që ruan ende diçka nga gjurma e Tiranës tradicionale, por që njëkohësish është dhe pjesë e jetës moderne të qytetit.

Projekti u ofron shkrimtarëve dhe përkthyesve kushte efikase për krijimtari dhe përfshirje në jetën reale dhe letrare të qytetit, me synimin që ata vetë të njohin dhe të ndikojnë me praninë e tyre në këtë jetë. Projekti mbështetet nga “Traduki” dhe Ministria e Kulturës, Tiranë.  Luan Starova ka lindur në Pogradec të Shqipërisë më 1941. Si student i gjuhës dhe i letërsisë frënge, punoi një kohë si gazetar. Më vonë u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në të cilën ka qenë profesor i rregullt i letërsisë frënge.

Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës dhe është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe të Akademisë Mesdhetare në Napoli. Ka botuar romane, tregime, poezi, ese dhe studime. Ka përkthyer poetë të njohur francezë në shqip dhe maqedonisht.

Pas botimit të katër romaneve të para në frëngjisht: tre nga “Fayard” në Paris ( “Librat e Babait”, “Koha e dhive” dhe “Muzeu i ateizmit” ) dhe një prej “Les Editions de l’Aube” ( “Bregu i egzilit” ) dhe pas jehonës që i bëri kritika, disa nga romanet e tij u përkthyen në 14 gjuhë të ndryshme. Renditet ndër shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë. Është fitues i çmimit më të lartë francez për artet dhe letërsinë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike