Sot ajo është një ndër moderatoret më seksi të ekranit, por si ka qenë e vogël, askush nuk e imagjinon.
“Kam qenë e shkurtër dhe e shëndosh, me flokët e shkurtra, si djalë”, rrëfen ajo. Por, duket se gjatë fëmijërisë prezantuesja simpatike ka qenë “terrori” i lagjes. “Isha nga ato që haja me dhëmbë këdo që më dilte përpara, veçanërisht Marinën. Këtë e kisha edhe me shoqet, ndaj nuk kam pasur kurrë shoqe. Madje kur dilja për të luajtur, fëmijët ulërinin “doli boksieri”, bashkë me Marinën. Haja me dhëmbë gjithmonë një shoqe, e cila jetonte një kat më poshtë. Mamaja e saj më kapte gjithmonë dhe më bërtiste, e kisha fobi atë moment, por gjithsesi prisja me padurim që të vinte e nesërmja dhe ta haja përsëri”,-është shprehur Luana.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com