Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, nuk nguron në asnjë moment të tregojë lidhjen e saj të ngushtë me familjarët. Bukuroshja shqiptare ka uruar motrën e saj për ditëlindjen, teksa publikon një foto me të. Ajo shkruan se forca, mirësia dhe dashuria e motrës së saj, Lirës, janë inspiruese për ne.
/Shqiptarja.com
“Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Forca jote, mirësia dhe dashuria janë inspiruese për ne. E bekuar që të kem një motër shembull si ty”, u shpreh Luana në urimin e saj. Luana shpesh shfaqet me motrën Lirën, edhe pse ajo është jashtë syrit të publikut.
(Postimi i Luana vjollcës)
d.c./shqiptarja.com











