Më 10 janarin e këtij viti mbushi 16-vjeç, por Jordan Luan Kinnavong ka një histori interesante me futbollin. Djaloshi që luan në krahët e sulmit është pjesë e moshave të Këlnit në Gjermani, teksa historia e tij jashtë fushave është më interesante, të paktën për momentin.
I lindur në vitin 2008, Luani ka baba me origjinë nga Laosi dhe nënën shqiptare të Kosovës. Paçka të gjithave, duke nisur edhe nga emri, ai zgjodhi të luante për moshat kuqezi dhe këto ditë ka bërë debutimin.
Trajneri Ardi Behari e ka grumbulluar në ekip dhe menjëherë i ka dhënë një fanellë titullari, me djaloshin që nuk zhgënjeu duke shënuar dopietë për Shqipërinë U-16 në fitoren 3-1 kundër San Marinos.
Edhe pse me baba nga Laosi në Azi, Jordan Luan Kinnavong nuk hezitoi t'i përgjigjej pozitivisht ftesës së FSHF-së.
Jordan Luan Kinnavong me numrin 11 feston me 'shqiponjë'
Jordan Luan Kinnavong në një nga golat
Mother FROM LAOS !!!!!!! Dad FROM KOSOVO!!!!!!
Përgjigju