Lubonja i përgjigjet Berishës: Po
aplikohet politika 1 HEC, një votë

Lubonja i përgjigjet Berishës: Po<br />aplikohet politika 1 HEC, një votë
TIRANE-Publicisti i njohur i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha i cili e quante “eksponent të PS-së dhe ”antiglobalist”. Sulmi i kryeministrit erdhi menjëherë pasi Fatos Lubonja publikoi një shkrim në të përditshmen shqiptare "Panorama" ku përshkruante epideminë e hidrocentralizimit dhe dëmet që i janë bërë ambientit e turizmit. Shkrimi mbante titullin “Hidrocentralizimi i Shqipërisë”.

Në një intervistë po për gazetën “Panorama” Lubonja shpreh shqetësimin e tij lidhur me shkatërrimin e territorit dhe pozicionin përballë pushtetit dhe opozitës dhe rrugët e daljes nga kjo situatë. “Duhet një projekt i besueshëm nesër të mos ndërrohet vetëm shoferi i makinës” thotë Lubonja.

Për publicistin partitë kryesore kanë vendosur llogoret e tyre duke hedhur në frontin tjetër cilindo që i kritikon, ndërsa denoncon interesat ekonomike mbi të cilat lëviz dhe vepron politika në Shqipëri.

Ai thotë se e "priti me trishtim, pasi thelbi i shkrimit meritonte një përgjigje serioze, institucionale dhe jo një përgjigje plot me insinuata dhe sulme ndaj personit”

“Ka shumë kohë që që e ngre këtë shqetësim.- vazhdon Lubonja- Thelbi i shkrimit tim është që në Shqipëri nuk ka një vizion zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë, por interesa klientelare biznesesh të tipit “Kafsho dhe ik” që kanë kapur dhe komandojnë politikën.... I kujtoj kryeministrit që dhe ai vetë kur ishte në opozitë e sulmonte këtë industri të Ramës si industria e pastrimit të parave të pista. Unë them se po aplikohet me lejet për HEC-et i njëjti model falimentar i lejeve të ndërtimit, po kalohet nga politika “ një pallat një votë” në “një HEC një votë” apo “një fabrikë çimentoje në një votë”. Meqë më cilëson si eksponent i opozitës unë do t’i përgjigjesha kryeministrit se do të isha shumë i kënaqur sikur opozita të fliste më gjuhën që flas unë por fatkeqësisht nuk është kështu. “

I pyetur a është momenti për një rotacion dhe a vjen zgjidhja pas saj Lubonja përgjigjet:

“Unë jam i mendimit që kjo qeveri duhet ndëshkuar sepse ka dështuar dhe po i del situata gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Nuk po kontrollohen dot më as zjarret e le më kriminaliteti që është bërë i frikshëm. Ndoshta kryeministri takon vetëm njerëz të kënaqur dhe xhepaplotë, por mua më rezulton se pasiguria e së ardhmes dhe pyetja gjithë frikë “Ku po i rrisim fëmijët?” po pushton një pjesë gjithnjë e më të madhe të shoqërisë. Ndërkaq jam shumë i vetëdijshëm se duhet një projekt i besueshëm nesër, që të mos ndërrojmë vetëm shoferin e makinës, ndërkohë që makina vazhdon të ecë drejt humnerës. E kam thënë dhe në shkrimin e fundit dhe e përsëris që për fat të keq nuk shohim projekte bindëse nga opozita e vjetër dhe opozita e re që të ndryshojë rrugën e kësaj makine. Në këtë aspekt, mendimi im është se duhet kushtëzuar fort opozita për të ndërtuar një projekt të tillë, duhet bërë luftë politike që nesër, nëse ikën kjo qeveri, të mos përsëritet e njëjta situatë me pasoja të nëjta.”- citohet të ketë thënë Lubonja gjatë intervistës dhënë për gazetarin Aristir Lumezi me titull “ Lubonja: I kënaqur nëse opozita do të fliste me gjuhën time”(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Dajti lë qelinë për disa orë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

Dritan Dajti lë qelinë për disa orë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës