Babai i deputetit demokrat Luçiano Boçi, Dhimitër Boçi, është ndarë nga jeta. Lajmi e hidhur e ka bërë me dije vetë deputeti në një postim në rrjetet sociale, i cili shkruan se do t’u mungojë. Për këtë arsye, Partia Demokratike, ka shtyre edhe mbledhjen e grupit parlamentar e cila ishte parashikuar që të mbahej sot në orën 16:00, por do të zhvillohet nesër në orën 09:00.
Postimi i plotë
Kampioni im u nis për në qiell!
E donte kaq shumë jetën, sa ajo sot ndjehet e turpëruar që e braktisi, megjithëse i ka rezervuar parajsën.
Dhimitri ishte burri me thjeshtësinë më të jashtëzakonshme dhe me këmbënguljen më të bukur.
I rrethuar gjithmonë me miq e shokë, gëzohej qoftë për një përshëndetje të vogël e hidhërohej qoftë për një shikim të vëngër.
Kampioni im, pa ty unë e ndjej që nuk do jem ai që kam qenë!
Ikja jote do më ndryshojë.
Po mos u mërzit!
Do jem akoma më shumë TI.
Pa harruar asgjë nga ato që më ke thënë me dashurinë tënde origjinale, me fjalë të gjetura, me vepra të vërteta, por dhe me heshtjen tënde epike domethënëse.
Do na mungosh pafundësisht të gjithëve ne!
Udhëto i qetë dhe krenar për atë që ke lënë pas.
Parajsa është krijuar për njerëz si ty!
I paharruar do mbetesh babai ynë i shtrenjtë!
Mos harro!
UNË TË KAM SKALITUR BRENDA MEJE!
Të nderuar Miq!
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet dt 20 Prill, ora 16.00, Elbasan, nga Porta e Artë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.6%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet plani i Berishës protesta nëse s'pranohen koalicionet parazgjedhore! Boçi në 'Studio Live': Kalojmë në mosbindje civile brenda e jashtë parlamentit
20 Maj, 17:44
-
Ylli Pata: Pse Sali Berisha dërgoi profesor Boçin si drejtues në Shkodër?
9 Maj, 20:10
-
Veliaj fiton gjyqin, Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi! E detyron të bëjë përgënjeshtrim
28 Shkurt, 16:28
-
Rithemelimi: Vangjush Dako doli nga qelia se nuk foli kundër Ramës
28 Shkurt, 14:56
-
Rithemelimi të gjejë mënyrën si të ngrihet në nivelin e shqiptarëve! Shqiptarët nuk ulen dot!
21 Shkurt, 17:00
-
Sali Berisha sjell dy humbësit përsëritës në Tiranë
11 Janar, 07:58
-
Boçi zbardh skenarin e Berishës për mosbindje civile: Protesta pa kthim! Sefa kundër kaosit të Rithemelimit: As djegia e mandateve nuk dha rezultat
30 Nëntor 2023, 17:51
-
Kaosi i shkaktuar nga opozita, deputeti i PS: PD e ka model këtë sjellje politike! Boçi: Nëse duhet edhe me grushte do e fitojmë të drejtën
2 Nëntor 2023, 22:35
-
Kaosi në jetën parlamentare, Petro Koçi: Berisha kërkon të transferojë krizën, humbja e opozitës në 2025-ën, e sigurt! Boçi: Aksioni do jetë më i fortë
2 Nëntor 2023, 21:42
-
FOTOT/ Martohet vajza e ish-deputetit Luçiano Boçi, pamjet nga dasma
3 Shtator 2023, 19:09
-
Luçiano Boçi, i paditur, i ligë apo të dyja bashkë?
26 Gusht 2023, 16:35
-
Rithemelimi për zgjedhjet në Elbasan, Boçi: Prokuroria dhe PS më përgjuan një muaj para zgjedhjeve, tentuan të përsërisin skenarin e Himarës
11 Korrik 2023, 13:56