Luçiano Boçi në protestë: Ta rrëzojmë këtë regjim, të fusim pas blindave të burgut atë që fshihet jashtë shtetit

 

Deputeti demokrat Luçiano Boçi në fjalën e tij tha se janë mbledhur në protestë për të ardhmen e shqiptarëve. Boçi tha se synimi më madhor i kësaj proteste është që ta shembin regjimin e Edi Ramës.

“ Të dashur shqiptarë, motra, vëllezër, të rinj dhe të reja! Ju përshëndes sot me pasionin e falënderuesit për këtë pjesëmarrje madhështore dhe t’ju them se ajo që na ka mbledhur sot këtu, në këtë shesh, është më e madhe se ne të gjithë së bashku. Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e fëmijëve tanë, e familjeve tona, e atdheut tonë.  Se ajo që na ka mbledh nuk është thjesht ekzistenca jonë.  Jo! Është dashuria për prindërit tanë, është dashuria për familjet tona, është dashuria për të afërmit tanë, është dashuria për jetën, për qytetarët, për atdheun. Ajo që na ka mbledhur të gjithëve këtu nuk është thjesht vuajtja e atyre që jetojnë sot në këtë vend, por është dhe dëshpërimi i atyre që duan të largohen nga ky vend.

Ajo që na ka mbledhur sot nuk është thjesht politika, është Shqipëria, është atdheu.  Dhe ajo që na ka mbledhur sot këtu është besimi se Shqipëria ka burra dhe gra si ju që i dalin zot vetes, i dalin zot atdheut, i dalin zot besimit, i dalin zot familjes duke luftuar dhe duke u ndeshur. Të dashur qytetarë, unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues. E di mirë vullnetin e zemërimit tuaj dhe prandaj jemi sot këtu bashkë, prej këtij vullneti për të ndezur gulçin e revoltës që do ta kemi pishtar në marshimin tonë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Të dashur qytetarë, e gjithë Shqipëria sot është me ju. E gjithë Shqipëria  e ka mendjen dhe zemrën këtu tek ju. E gjithë Shqipëria i ka sytë dhe veshët këtu ke ju. E gjithë Shqipëria ka besim te forca juaj, te karakteri juaj, te qëndresa juaj.

Prandaj së bashku të vazhdojmë betejën tonë. Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar. Së bashku ta përmbysim regjimin që ka rrënuar jetën e shqiptarëve. Dhe së bashku t’i shembim blindat e portave që ka burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që  e meriton, që fshihet pas dritareve dhe pas ikjeve nga shteti. Të dashur qytetarë, besimi im është i madh, besimi i Partisë Demokratike është i madh tek ju dhe kjo nuk është një beteje dhe sfidë politike. Jo! Ky është një mision qytetar të cilin jam i bindur që së bashku do ta çojmë deri në fund, deri në fitore. Bekuar qofshi! E bekuar qoftë Shqipëria”, tha Boçi.


Lajmi kryesor:

Berisha-Meta mbledhin më pak qytetarë se protesta e 7 korrikut: Rama në burg, po vjedh! Sapo ata ikin protestuesit çajnë kordonin e policisë, pak minuta tensione


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK