Luçiano Moxhi: Partizani për Champions, do bisedoj me presidentin Demi për të ardhmen time

Luçiano Moxhi: Partizani për Champions, do bisedoj me presidentin Demi për të ardhmen time

Gaz Demi dhe Luçiano Moxhi

Luçiano Moxhi ka bindjen se Partizani mund të arrijë vendin e dytë në renditjen e kampionatit shqiptar dhe të pretendojë të shkojë në Ligën e Kampioneve nëse konfirmohet dënimi i Skënderbeut.

Në një intervistë për VIP Sport, këshilltari i presidentit të Partizanit ka treguar se si ka parë skuadrën këto javë që ka qenë larg saj, si ka qenë ajo nën drejtimin e Dalipit dhe atë që pret nga të kuqtë në vijim.

Duke shpresuar që kthimi i Çanit të jetë një armë më shumë, Moxhi tregon bindjen e plotë që ka se ky Partizan do të luajë në kompeticionet europiane në verë.

Z. Moxhi, jeni “zhdukur” në aspektin figurativ të fjalës, prej shumë kohësh nuk vini në Shqipëri për të ndjekur nga afër Partizanin…
Unë nuk jam një person që ‘zhdukem’. Jam një person i cili vëzhgon dhe nxjerr konkluzionet që duhen për punën që bëjmë.

Por mbeteni përsëri pranë Partizanit?
Javën tjetër do të vij në Tiranë, do të diskutoj atje me presidentin Demi për të gjitha gjërat që kanë lidhje me skuadrën.

Gjatë kësaj periudhe që keni qenë larg Shqipërisë, besojmë se e keni ndjekur skuadrën. Si ju është dukur në këto javë?
Sigurisht që e kam ndjekur. Skuadra ka bërë mirë, është paraqitur mirë në këto javë. Me integrimin e Çanit, që po fiton më shumë hapësira, është edhe më e fortë drejt objektivave që ka.

Po për ndryshimin e trajnerit, çfarë mendimi keni?
Dalipi po bën një punë të mirë, skuadra ka arritur rezultate të mira që nga momenti kur drejton ai dhe ka vazhdimësinë që kërkohet prej saj.

Tani Partizani nuk është larg vendit të dytë, që me siguri e keni dëgjuar, mund të dërgojë në Champions League…
Po, në paraeliminatoret. Me këto rezultate, me kontributin e rëndësishëm të Çanit që kthehet në dispozicion të plotë dhe me integrimin e lojtarëve të tjerë, kjo skuadër mund ta arrijë një pozicion të tillë dhe t’i japë presidentit Demi atë që meriton. Duke parë skuadrën them se vendi i dytë është i arritshëm, ndërsa Europa League është e sigurt që arrihet.

Që në fillim thatë se javën tjetër do të jeni përsëri në Tiranë. Si do të vazhdojë më tej bashkëpunimi juaj me Partizanin?
Këto janë gjëra që do t’i diskutoj me presidentin Demi. Unë jam një person i cili kam bërë disa zgjedhje, vendime të gabuar apo të drejta qofshin, në punën time. Por nëse Partizani po kalon një formë të mirë dhe gjendet pranë realizimit të objektivave, meritë për këtë kanë të gjithë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni