Luciano Spalletti prezantohet te Italia: Emocion i papërshkrueshëm, avokatët po zgjidhin ngërçin me Napolin

Luciano Spalletti prezantohet te Italia: Emocion i papërshkrueshëm, avokatët po zgjidhin ngërçin me Napolin

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë

Luciano Spalletti është prezantuar si trajneri i ri i Italisë. Në një konferencë për mediet ka qenë i pranishëm edhe kreu i futbollit italian, Gabriele Gravina. Në fjalën e tij, Spalletti falenderoi drejtuesit për besimin, teksa vjen nga përvoja me Napolin, aty ku ia doli të shpallë kampion të Serie A ekipin napoletan pas 33 vitesh.

Largimi i beftë i Mancinit nga stoli i Italisë kapi në befasi drejtuesit, që i besuan rolin e trajnerit një emri si Spalletti. Të kaltrit kanë detyrë të vështirë për kualifikueset e Euro 2024, teksa në shtator luajnë kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Në komunikimin për mediet, Spalletti tregoi se avokatët e tij po zgjidhin klauzolën që kishte me Napolin, ku nuk duhej të ishte në një pankinë të re kaq shpejt, pa një dëmshpërblim.

"Faleminderit Federatës dhe presidentit Gravina që më dhanë këtë punë. Ishin ditë intensive në të cilat m'u dhanë shumë gjëra dhe mjetet për të kryer rolin tim. Kalova shumë kohë këtu në Coverciano, 'Universiteti i futbollit', por të jesh këtu si trajner i kombëtares është një emocion i papërshkrueshëm dhe një ëndërr që nis nga larg. Shpresoj të ringjall atë ëndërr për të mbajtur me krenari flamurin italian për të festuar me mijëra fëmijët që shikojnë kombëtaren", tha tekniku.

Spalletti foli edhe për telefonatën e parë për rolin e trajnerit te Italia dhe ngërçin me Napolin.

"Presidenti Gravina e ka parë më parë vendosmërinë që kam për të pranuar punën. Unë u kënaqa tashmë nga telefonata e parë e marrë. Napoli? Ishte një përvojë e bukur. Qyteti, tifozët dhe skuadra kanë qenë diçka fantastike, më shumë se sa mund të pritet. Sigurisht që kam kujtime të mrekullueshme, por përsa i përket klauzolës, asgjë nuk do të më bëjë të tërhiqem nga të menduarit se kam marrë vendimin e duhur. Ka disa gjëra për të rregulluar, avokatët po punojnë dhe shpresoj që zgjidhja më e mirë për të dyja palët të arrihet sa më shpejt", vijoi trajneri.

Tekniku kampion i Serie A më pas foli edhe për kriteret e thirrjes së lojtarëve.

"Duhet të luajmë dy ndeshje themelore dhe për këtë arsye na duhet thellësi dhe përvojë ndërkombëtare. Nuk dua të kem shumë lojtarë sepse atëherë do të pendohen që të dërgojnë dikë në tribunë. Tani për tani është thelbësore të shikohet koha e lojës këtu, sepse është ndryshe tani sesa në dhjetor. Unë nuk i kam thirrur Verrattin dhe Jorginhon, sepse është e paimagjinueshme t'i thërras ata, pasi nuk kanë luajtur. Nuk ka rëndësi emri, por sjellja dhe çfarë ndodh", vijoi Spalletti.

Për trajnerin, Italia nuk ka nevojë për një lider, por për një grup lojtarësh që mbajnë peshën në ekip.

"Nuk mjafton vetëm një lider sepse ka kombëtare shumë të forta dhe lojtarë të rëndësishëm. Do të ketë lojtarë me më shumë eksperiencë dhe më pak turp, sepse kjo është një vështirësi karakteri që lojtarët e sjellin ndonjëherë në fushë. Përgjegjësia ndonjëherë ju shtyp, por është e nevojshme të jeni njerëz të fortë. Kjo punë si trajner ka përgjegjësinë më të madhe për mua, kombëtarja është një gjë vërtet e rëndësishme dhe jam i lumtur që e kam, përndryshe nuk do të mund të jepja maksimumin", tha mes të tjerash Spalletti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Largimi i Mancinit dhe emërimi i trajnerit të ri, kreu i futbollit italian: U godita nga ana njerëzore, një kapitull i ri

Roberto Mancini u largua tre javë më parë nga kombëtarja italiane e futbollit, duke zënë në befasi drejtuesit. Tanimë të kaltrit kanë emëruar në stol Luciano Spallettin, trajnerin kampion me Napolin në edicionin e fundit të Serie A.

Në prezantimin e trajnerit ishte edhe kreu i futbollit italian. Gabriele Gravina tha se u kapën në befasi nga largimi i Mancinit, ndërsa me Spallettin në stol nis një kapitull i ri në futbollin e Italisë.

"Fillon një faqe e re, do të thosha një kapitull i ri në historinë e të kaltërve, një histori e rëndësishme që magjeps miliona italianë, një kapitull i pabotuar i këtij libri. Fillon epoka e Luciano Spalletti-t, në pak ditë ne duhej të korrigjonim një krizë të papritur, të paprecedentë të paktën për sa i përket modalitetit, por ne patëm fatin të gjejmë një person, cilësitë e të cilit janë përpara të gjithë të tjerëve. Unë u godita nga ana njerëzore në të cilën kishim intuitën për të investuar në idetë e tij që i vlerësova menjëherë", nënvizoi Gravina.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë