Lufi vdiq me shoferin, pas atentatit
në shkurt mori 2 nipërit bodyguard
Gazeta Shqiptarja.com zbulon se pas atentatit që i ishte bërë në shkurt të 2015-ës ku mori vetëm një plumb në këmbë, Mentor Lufi kishte rritur masat e sigurisë ku kishte marr shofer Gerti Goxhajn, i cili humbi jetën bashkë me të në masakrën e së mërkurës në mes të ditës në Bulevardin Zogu i I-rë në Tiranë. Po ashtu, Lufi kishte punësuar si truproja dy nipërit e tij Markelian dhe Klevis Doçi (vëllezër) të cilët ishin të pranishëm kur Besnik Sulku dhe vrasësi me pagesë italiani Salvatore Letizia vranë me breshëri plumbash dajën e tyre Lufin dhe shoferin Goxhaj.
TIRANE - Gazeta Shqiptarja.com zbulon se pas atentatit që i ishte bërë në shkurt të 2015-ës ku mori vetëm një plumb në këmbë, Mentor Lufi kishte rritur masat e sigurisë ku kishte marr shofer Gerti Goxhajn, i cili humbi jetën bashkë me të në masakrën e së mërkurës në mes të ditës në Bulevardin Zogu i I-rë në Tiranë. Po ashtu, Lufi kishte punësuar si truproja dy nipërit e tij Markelian dhe Klevis Doçi (vëllezër) të cilët ishin të pranishëm kur Besnik Sulku dhe vrasësi me pagesë italiani Salvatore Letizia vranë me breshëri plumbash dajën e tyre Lufin dhe shoferin Goxhaj.
Sulku dhe italiani nuk kanë qenë në dijeni të masave të sigurisë që kishte marrë Lufi, dhe pas vrasjes kanë rënë të dy në zjarrin e pistoletave të dy nipërve të Lufit, të cilët kanë lënë të vdekur në vend Besnik Sulkun dhe kanë goditur me makinë italianin. Ky i fundit u kap në ambientet e një hoteli pranë vendit të krimit, ndërkohë gjatë kontrollit fizik ju gjet dhe një fotografi e Mentor Fufit dhe një biletë avioni për kthimin në Itali, po atë ditë
Ndërkohë, po ashtu Gazeta Shqiptarja.com zbulon se Letizia dhe Sulku kishin kohë që njiheshim me njëri-tjetrin, e sa herë që italiani vizitonte Tiranën qëndronte në banesën e Besnik Sulkut. Ky i fundit rezulton të jetë aksioner me 34 përqind në kompaninë “Auto-Discavery”, e cila merret me importin dhe gomave, pjesë këmbimet e autoveturave dhe shitjen e automjeteve.
Italiani Salvatore Letizia që deri në këtë fazë të hetimit cilësohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si vrasës me pagesë, ka ardhur në Tiranë plot 5 herë brenda një kohe shumë të shkurtër. Vizita e tij e parë në Tiranë ka qenë në muajin Prill, ndërsa hyrja e fundit e tij në Rinas ka qenë në datën 27 maj, ditën e atentatit, në orën 08:00 të mëngjesit.
Sulku e Letizia së bashku që në prill, muaj që përkon dhe me vrasjen e vëllait të Sulkut në Hollandë, Durimit, kanë bërë planin për tu hakmarrë dhe këtë detyrë e kishte marrë përsipër shtetasi italian, kundrejt një pagese që ende nuk dihet me saktësi se sa është paguar për vrasjen.
Të 40-tat e vëllaitNga verifikimet në sistemin TIMS, është provuar se dhe biznesmeni Besnik Sulku ka qenë në Itali, ku mendohet se ka marrë takime me Letizian. Sulku kishte vetëm 10 ditë që kishte hyrë në Rinas dhe pasi ka përkujtuar vëllain në 40 ditët e ndarjes nga jeta, ka pritur shtetasin italian, ku brenda një kohe shumë të shkurtët i ka bërë dy atentate Mentor Lufit, derisa pasditen e të mërkurës ka mundur ta vrasë.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35