Luftë me forcat e al-Assadit në Siri
kosovari i vrarë ish-luftëtar i UÇK-së
Kosovari Hetem Dema nga Kaçaniku i vrarë në luftën e Sirisë në përballje me forcat e regjimit të Bashar Al Assadit ishte edhe veteran i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). (Në foto: Me rreth Hetem Dema)
PRISHTINE - Kosovari Hetem Dema nga Kaçaniku i vrarë në luftën e Sirisë në përballje me forcat e regjimit të Bashar Al Assadit ishte edhe veteran i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas këtyre burimeve, i njëjti ka qenë shumë aktiv në jetën publike në Kaçanik, duke qenë edhe një nga sportistët e dalluar të kësaj qyteze. Ai është marrë me futboll, shkruan Express.
Njerëz që e kanë njohur për së afërmi Hetem Demën tregojn se ai nuk ka pasur nuk ka qenë ekstremishte ndaj koncepteve të islamit dhe luftën e ka konsideruar si të domosdoshme duke parë, sipas tyre, krimin që regjimi i Asadit po bënte mbi popullatën e Sirisë.
Hetem Dema, i lindur në vitin 1974 së fundi ka punuar në kompaninë e mobilieve “Divani & Deco” në Ferizaj, derisa pas ka lënë gruan, një vajzë dhe një djalë.
Tani, në profilin e tij në facebook kanë filluar të vijnë “urimet” nga shokët e tij të luftës për rënien e tij “shehid”, dhe disa e kanë publikuar në këtë profil.
“Vellau jon Haxhi Hetemi Shehid in sha Allah .. Allahu ja pranoft shehidllekun dhe e bashkoft me pejgamberin salallahi alejhi ëe selem”, shkruan në profilin e Hetemit Lavdrim Muhaxheri, muxhahedini kosovar që u bë i famshëm me videon e tij ne youtube duke ftuar që shqiptarët të i bashkohen luftës në Siri.
Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në përleshjen e brendshme të Sirisë. Ai është Ebu Amar, njofton portali boshnjak “Vijesti Ummeta”. Ky portal ka shkruar se ai ka humbur jetën në A’zat të Aleppos të Sirisë.
Në muajin gusht ishte njoftuar se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Kështu kishte shkruar agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin duke nënvizuar se shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
46.5%
-
Barazim
38%
-
Fiton Shqipëria
15.5%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dumani rrëfen vrasjen e Dorjan Shkozës: Erjon Alibejt i thashë se do e bënte Bitri, makinën ‘Benz’ ia mora Florenc Çapjas! I thashë se e doja për atentat
20 Mars, 12:03
-
Korçë/ U martua me një 13- vjeçare, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, komuniteti rom në protestë, kërkojnë pushimin e çështjes
20 Mars, 12:02
-
Dhallanik tradicional me shtresa nga zonja Albana
20 Mars, 11:50
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam incizime
20 Mars, 11:49
-
Inteligjenca amerikane ‘rrëzon’ pretendimin e Putin: Ushtria ukrainase nuk është e rrethuar në Kursk
20 Mars, 11:48
-
Liga e Kombeve rikthehet me fazën çerekfinale, spikat Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë! Në fushë edhe Kosova
20 Mars, 11:48
-
Sallatë pranverore me perime të freskëta nga zonja Albana
20 Mars, 11:45
-
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, sot ceremonia mortore e të rinjve
20 Mars, 11:43
-
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Importohej nga Holanda dhe shpërndahej në qytetet e Italisë
20 Mars, 11:37
-
Durrës/ Shtriu përtokë një grua dhe i grabiti çantën, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar! Kamera filmoi momentin e sulmit (EMRI+VIDEO)
20 Mars, 11:25
-
Tragjedia e Fushë-Prezës/ Vdesin dy vëllezërit, mbeten vetëm prindërit! Njëri prej tyre sapo mbërriti në Rinas! Makina iu përpi nga flakët pas aksidentit, humbin jetën dhe kushëriri e shoku
20 Mars, 11:23
-
‘Muhabet kënete...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufat e kënetës, për një nga fjalimet me ‘sakrifica, padrejtësi dhe mangësi’ (VIDEO)
20 Mars, 11:22