TIRANE- Tirana vazhdon të jetë me dy “qeveri”. Bëhet fjalë për këshillin bashkiak, organi që miraton të gjitha projektet e zhvillimit të kryeqytetit, që gjatë kësaj jave ka shënuar rekord njoftimesh për mbledhje. Pas ndryshimit të shumicës në këtë këshill, që tashmë e kanë të majtët, të djathtët duket se e kanë të vështirë ta pranojnë dhe u bënë dy herë që e thërrasin mbledhjen. Ndërkohë që mbledhja e djeshme, e thirrur nga kryetari i ri i këtij këshilli Aldrin Dalipi, është zhvilluar në paradhomë, pasi bashkia kishte kyçur sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak.
Ndonëse Dalipi u ka bërë thirrje që në mesditë që të mos e mbyllin sallën, në të vërtetë 28 këshilltarët e majtë e kanë gjetur derën të mbyllur me çelës. Pavarësisht kësaj, Dalipi e ka deklaruar të hapur mbledhjen që nga paradhoma, para 28 këshilltarëve të PS-së dhe LSI-së. Ai shprehu keqardhjen e tij për rrëmbimin e sallës dhe fshehjen e vulës, por pavarësisht kësaj, u vendos t'i shkohej deri në fund mbledhjes me miratimin e vendimeve. Mbledhja ka nisur me betimin e Dalipit, si kreu i ri i Këshillit Bashkiak dhe katër këshilltarëve të rinj. Ndërkohë që Aldrin Dalipi ka marrë edhe firmën e prefektit si kryetar i këshillit bashkiak të Tiranës. Aty u vendos që nesër kryetarët e grupeve të takohen për të shuar tensionet dhe normalizuar situatën.
Bashkia e Tiranës ka deklaruar se nuk kishte marrë njoftim zyrtar për mbledhje të këshillit bashkiak, ndaj edhe salla e këshillit ishte mbyllur, pasi ka përfunduar orari zyrtar. Bashkia ka deklaruar se është njoftuar për mbledhje vetëm të enjten dhe të hënën e kësaj jave që vjen. Ndërkohë që të djathtët, pas njoftimit të Aldrin Dalipit, e thirrën të enjten mbledhjen, por ajo nuk quhet e vlefshme pasi nuk kishte shumicën e këshilltarëve të pranishëm dhe u zhvillua vetëm me praninë e 14 këshilltarëve të djathtë. Ndërkohë që po gjatë ditës së djeshme, nënkryetari i këtij këshilli, Zamir Ndroqi, pas dorëheqjes së Kosovrastit, ka njoftuar sërish për një mbledhje ditën e hënë.
“Këshilli Bashkiak i Tiranës ishte thirrur nga ana ime, në cilësinë e zëvendës-kryetarit të Këshillit, në mbledhje të rregullt të tij, datë 17.10.2013, ora 18:00. Në kushtet kur pjesa e këshilltarëve socialistë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk u paraqitën për mbledhje, vendosa të thërras mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ditën e hënë, datë 21 tetor, ora 18:00, me të njëjtin rend dite”, - ka qenë ky njoftimi zyrtar i bashkisë së Tiranës, firmosur nga nënkryetari Zamir Ndroqi.
Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com