Sulmi masiv i nisur në orët e fundit nga forcat ruse kundër Kievit dhe rajonit ka lënë dy të vdekur. Një burrë 71-vjeçar vdiq në distriktin e Dnipros, ndërsa gruaja e tij 70-vjeçare është shtruar në spital në gjendje të rëndë, sipas policisë ukrainase, të cituar nga Ukrinform.
Tridhjetë e dy persona u plagosën, përfshirë dy fëmijë. Një grua 47-vjeçare vdiq në distriktin Bila Tserkva, sipas guvernatorit rajonal të Kievit, Mykola Kalashnyk.
Lajmi kryesor:
Zelensky bisedë online me udhëheqësit evropianë në Kanada: Të bashkuar për Kievin, garancitë e sigurisë thelbësore për marrëveshjen! Nesër samiti me Trumpin









