Lufta/ Sulmohen dy shkolla në Gaza, ka të vdekur! Ministri izraelit-banorëve: Nëse na ndihmoni të gjejmë liderin e Hamasit, lufta do jetë e shkurtër

Dy shkolla janë sulmuar këtë të shtunë në Rripin e Gazës. duke lënë të vrarë shumë njerëz. Numri i të vdekurve është më i lartë nga shpërthimet në shkollën e OKB-së që shërben si strehë për personat e zhvendosur në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza. Ndërsa sulmet intensifikohen, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad u bën thirrje banorëve të Gazës që ta ndihmojnë të gjejë liderin e Hamasit duke premtuar se lufta do të jetë e shkurtër.

Kurse bombardimi i një ambulance në Gaza ditën e djeshme, la të vdekur 20 persona dhe plagosi 50 të tjerë, ndërsa përgjegjësinë e sulmit e mori Izraeli. Ushtria izraelite tha se ambulanca po përdorej nga militantë të Hamasit ndërsa ministria e Shëndetësisë së Gazës, deklaroi se në ambulancë po evakuuoheshin të plagosurit. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB, Antionio Guterres i cili u shpreh i tmerruar nga bombardimi i ambulancës.

“Jam i tmerruar nga sulmi i raportuar në Gaza mbi një autokolonë ambulance jashtë spitalit Al-Shifa”, tha Guterres në deklaratë.

“Imazhet e trupave të shpërndara në rrugë jashtë spitalit janë tronditëse”, shtoi ai.

Por ai tha se nuk i kishte harruar "sulmet terroriste" të Hamasit në Izrael dhe "vrasjen, gjymtimin dhe rrëmbimet, duke përfshirë gratë dhe fëmijët", ndërsa përsëriti thirrjet për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtur në Gaza.

Sekretari i OKB, Guterres bëri thirrje për ndërprerjen e zjarrit në Gaza.

"Tani, për gati një muaj, civilët në Gaza, përfshirë fëmijë dhe gra, janë rrethuar, u është mohuar ndihma, janë vrarë dhe janë bombarduar nga shtëpitë e tyre," tha ai, "Kjo duhet të ndalet."

Ndërsa Ministri i Jashtëm jordanez ka akuzuar Izraelin për "kryerje të krimeve të luftës".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:01
Lufta në Rripin e Gazës, Hamasi: Rritet në 9,572 numri i të vdekurve, 60 pengje janë zhdukur për shkak të sulmeve izraelite

1699131966_uuuuuu.JPG

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, ka raportuar se numri i të vdekurve është rritur në 9,572 që kur Izraeli filloi sulmet në shenjë hakmarrjeje për sulmet e 7 tetorit të kryera nga militantët e Hamasit. Ndërkaq Hamasi për 60 pengje të zhdukur për shkak të sulmeve izraelite

Ora 21:43
Ministri izraelit: Po zhvillohen beteja të vështira në Gaza! Do të gjejmë liderin e Hamasit dhe do ta eliminojmë

1699130999_gaza3.jpg

Ministri izraelit i Mbrojtjes,Yoav Gallad thotë se në përfundim të rrethimit të Gazës do të gjejnë dhe eliminojnë liderin palestinez të Hamasit Yahya Shinëar.

“Ne do ta gjejmë Shinëar dhe do ta eliminojmë. Këtë të shtunë ne zhvilluam beteja të vështira brenda Rripit të Gazës. Ne përfunduam rrethimin dhe forcat tona po veprojnë nga jugu dhe veriu. Luftimet po zhvillohen tani brenda zonave të banuara”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai ka një mesazh dhe për banorët të cilëve u thotë se: 'Nëse ju arrini tek ai para nesh, lufta do të jetë më e shkurtër'." 

Ora 21:33
FOTO/ Raportohet për breshëri raketash drejt pjesës qendrore të Izraelit

1699130166_jjjjjjkk.JPG

Një breshëri e fortë raketash u lëshua gjatë ditës së sotme drejt pjesës qendrore të Izraelit. Mediet e huaja kanë publikuar dhe një foto që ka dokumentuar këtë moment.
 

Ora 20:44
Jordania akuzon Izraelin për ‘krime lufte’

1699127171_JordaniaakuzonIzraelinperkrimelufte.jpg

Ministri i jashtëm jordanez, Ayman Safadi, teksa ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza shprehet se Izraeli po kryen “krime lufte”. Ai shton se me çdo raketë të lëshuar në Gaza dhe çdo fëmijë palestinez të vrarë, “i gjithë rajoni po fundoset në një det urrejtjeje që do të përcaktojë brezat që do të vijnë”.

Ora 18:37
Lufta/ Sulmohen dy shkolla në Rripin e Gazës, Hamasi: 12 të vdekur

1699120100_fffffffg.JPG

Dy shkolla dhe një spital për fëmijë janë sulmuar në Rripin e Gazës. Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se 12 palestinezë vdiqën dhe më shumë se 54 u plagosën në shkollën Al-Fakhoura të UNRWA-së në Rripin verior të Gazës për shkak të bombardimeve izraelite. E goditur nga sulmet është edhe një shkollë katolike.

 

Ora 18:13
Ushtria izraelite dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

1699118161_ffffffff.JPG

Ushtria izraelite dhe grupi militant Hezbollah vijojnë të të shkëmbejnë zjarr. Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë kryer sulme ajrore sot përgjatë kufirin me Libanin, pasi Hezbollahu ka kryer sulme ndaj ushtrisë izraelite.

 

Ora 08:16
Izraeli pushton një prej 'fortesave' të Hamasit, gjenden dokumentet e sulmit 7 tetorit

1696694256_hamas.jpeg

Trupat izraelite njoftuan pushtimin e një fortese të rëndësishme të Hamasit në Rripin e Gazës, brenda së cilës ushtarët e brigadës ​​gjetën dokumentacion që mund të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm në luftë.

Këtë e ka shpjeguar një zëdhënës i ushtrisë. Sipas Izraelit, objekti strehonte selinë e inteligjencës së Hamasit me bazë në Jabaliya dhe dokumentacioni mbahej aty, i kompletuar me harta të detajuara, tabela, mjete komunikimi dhe detaje personale për terroristët dhe komandantët e Hamasit.

 "Përmbajtje të ngjashme ishin gjetur në trupat e terroristëve të kapur dhe të vdekur pas sulmeve të 7 tetorit."- thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 04/11/2023 15:29

    Eshte lufte per ekzistence, Hamasi synon shkaterrimim e Izraelit, normal qe cdo vend qe ka kapacitet luftarak keshtu do bente kur ai plan fillon vihet ne jete. S’ka lufte pa te vdekur e tragjedira. Hamasi e nisi, le ta perfundoje, ska kthim prapa deri ne shkaterrim te kundershtarit.

    Përgjigju
    • Cifuti: 05/11/2023 00:19

      Amen

  • Miri: 04/11/2023 13:13

    Qifutet rraca me e poshter

    Përgjigju
    • Qamilistat: 04/11/2023 19:18

      Ku ka me felliqesira se palestinezet. Çeçenat e lindjes se mesme. Njesoj si ju qelbesirat turqit shqipfoles

  • Turi: 04/11/2023 09:35

    Cifutet po bejne genocid kundra popullit Palestines dhe bota perendimore bashke me shtetin tone servil mbeshtetin keta vrases femijesh , ky eshte nje skandal i paprecedente

    Përgjigju
    • Per qamilistin: 04/11/2023 19:38

      O qamilisto po na jep nji argument qe te na tregosh te kunderten qe izraeli ka te drejt ......apo jon sekret dhe kur te vij koha do ti cosh ne skap

    • Qamilistat: 04/11/2023 19:20

      Shko mor katnar ik ne turqini se aty e keni prejardhjen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!