Presidenti amerikan Joe Biden planifikon do të angazhojë drejtorin e CIA-s, William Burns, për të ndihmuar në hartimin e një marrëveshjeje ambicioze midis Hamasit dhe Izraelit që do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një armëpushim dy-mujor mes dy vendeve,
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftë më 7 tetor, ka shkuar në 25,900.
Po ashtu, ministria palestineze ka njoftuar se 64.110 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë të enjten se kanë vendosur sanksione të koordinuara ndaj katër figurave të rebelëve Huthi, për rolin e tyre në mbështetjen dhe organizimin e sulmeve ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq.
Njëzet palestinezë u vranë dhe të paktën 150 të tjerë u plagosën nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, të cilët, sipas transmetuesit al-Jazeera, shënjestruan njerëzit që prisnin të merrnin ndihma humanitare në qytetin e Gazës. Transmetuesi raporton se sulmi ndodhi në sheshin e Kuvajtit, në lagjen Zeitoun në lindje të qytetit të Gazës në veri të enklavës.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa njoftoi se mbrëmjen e djeshme janë vrarë katër fëmijë gjatë një bombardimi të avionëve luftarakë izraelitë në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës.
Katari i ka dërguar Izraelit dhe Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, raporton Bloomberg, duke cituar burime pranë negociatave. Plani do të parashikonte lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga lëvizja islamike, në këmbim të lirimit të një numri të caktuar të burgosurish palestinezë. Dokumenti do të thoshte gjithashtu se sasia e ndihmave humanitare të dërguara në enklavë duhet të rritet.
William Burns
Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të angazhojë drejtorin e CIA-s, William Burns, për të ndihmuar në hartimin e një marrëveshjeje ambicioze midis Hamasit dhe Izraelit që do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një armëpushim dy-mujor mes dy vendeve,
Lajmi është dhënë nga Washington Post, sipas të cilëve Burns do të shkojë në Evropë në ditët e ardhshme për të takuar krerët e inteligjencës izraelite dhe egjiptiane, si dhe kryeministrin e Katarit.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, ka shkuar në 25,900.
Po ashtu, ministria palestineze ka njoftuar se 64.110 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë të enjten se kanë vendosur sanksione të koordinuara ndaj katër figurave të rebelëve Huthi, për rolin e tyre në mbështetjen dhe organizimin e sulmeve ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq.
Sulmet e Huthëve, të përkrahura prej Iranit, kanë çrregulluar tregtinë globale dhe kanë rritur shqetësimet për rritje të inflacionit.
Këto veprime i kanë thelluar shqetësimet se pasojat e luftës Izrael-Hamas mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme.
Në mesin e personave të sanksionuar janë ministri i Mbrojtjes i Huthëve, Mohamed Nasser al-Atifi, komandanti i forcave detare të Huthëve, Muhammad Fadl Abd Al-Nabi, shefi i forcave të mbrojtjes detare, Muhammad Ali al-Qadiri dhe Muhammed Ahmad al-Talibi, të cilin të dyja qeveritë e kanë përshkruar si drejtor të prokurimit për rebelët Huthi.
“Bashkë me aleatët tanë, ne do të vazhdojmë të shënjestrojmë personat përgjegjës për veprimet e papranueshme dhe joligjore të Huthëve, të cilat rrezikojnë jetën e detarëve të pafajshëm dhe pengojnë bartjen e ndihmave për banorët e Jemenit”, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili është në vizitë në Lindje të Mesme.
Sanksionet synojnë të pamundësojnë Huthët për të kryer sulme në Detin e Kuq, ka thënë Britania.
Thesari amerikan ka thënë se al-Atifi ka paralajmëruar publikisht se Huthët do ta shndërrojnë Detin e Kuq në varrezë, në përgjigje të sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Jemenit, me qëllim të sigurimit të trafikut komercial.
Al-Talibi është i përfshirë në përpjekjet për të kontrabanduar armë të ofruara prej Iranit, raketa, dronë në Jemen, ka thënë SHBA-ja.
Me këto sanksione, SHBA-ja ngrin të gjitha asetet që kanë personat e shënjestruar në tokën amerikane, dhe ua ndalon amerikanëve që të kenë kontakte me ta.
Britania ka thënë se personave të sanksionuar do t’iu ngrihen asetet, do t’iu vendosen embargo për armët dhe do t’iu ndalohen udhëtimet drejt saj./ REL
Foto nga Gaza
Njëzet palestinezë u vranë dhe të paktën 150 të tjerë u plagosën nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, të cilët, sipas Al-Jazeera, shënjestruan njerëzit që prisnin të merrnin ndihma humanitare në qytetin e Gazës.
Al-Jazeera raporton se sulmi ndodhi në sheshin e Kuvajtit, në lagjen Zeitoun në lindje të qytetit të Gazës në veri të enklavës. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Rripit të Gazës, Ashraf al-Qudra, foli për një masakër të "gojëve të uritura".
Rreziku është që numri i të vdekurve të rritet sepse shumë prej të plagosurve janë rëndë dhe janë dërguar në spitalin Al-Shifa, i cili është pa furnizime mjekësore dhe ka vetëm disa mjekë që punojnë, tha al-Qudra.
Zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmoud Basal raportoi vështirësitë që hasën shpëtimtarët për të arritur në vendngjarje, sepse ushtria izraelite i pengoi ata.
Chaos ensued during aid distribution in Gaza City as residents ran amidst the sound of gunfire pic.twitter.com/UD1pNgLqPq
— Reuters (@Reuters) January 25, 2024
Ushtarët e Hamasit
Hamasi ka kritikuar deklaratat e liderëve izraelitë për rolin ndërmjetësues të Katarit në luftën e Gazës.
Ndjenja e tyre pasqyron realitetin e pozicionit të Izraelit për të penguar arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë, denoncoi grupi islamik, siç raportohet nga Al Jazeera.
Në një deklaratë, Hamasi tha se Katari luan një rol aktiv në ndalimin e agresionit kundër Gazës dhe arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.
Transmetuesi izraelit Channel 12 publikoi audion e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke e quajtur Katarin më "problematik" se Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq.
Ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich e përkufizoi gjithashtu Katarin si "sponsorin kryesor të Hamasit".
Benjamin Netanyahu
Katari ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për pengimin e përpjekjeve të ndërmjetësimit në luftën e Gazës dhe për prioritizimin e karrierës së tij, pasi një regjistrim i zbuluar e kapi atë duke e quajtur shtetin e Gjirit "problematik".
“Ne jemi të tmerruar nga vërejtjet e supozuara që i atribuohen kryeministrit izraelit në raportet e ndryshme të mediave për rolin ndërmjetësues të Katarit. Këto vërejtje, nëse konfirmohen, janë të papërgjegjshme dhe shkatërruese ndaj përpjekjeve për të shpëtuar jetë të pafajshme, por nuk janë befasuese... Nëse vërejtjet e raportuara rezultojnë të vërteta, kryeministri izraelit vetëm sa do të pengonte dhe minonte procesin e ndërmjetësimit, për arsye që duken t'i shërbejë karrierës së tij politike në vend që t'i jepte përparësi shpëtimit të jetëve të pafajshëm, përfshirë pengjet izraelitë", shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, në X (ish-Twitter).
Në një regjistrim të zbuluar të një takimi me familjet e pengjeve që u transmetua të martën në Channel 12 të Izraelit , Netanyahu e quajti Katarin "problematik!"
Josè Manuel Albares dhe Fouad Hussein
Sulmet kundër “trupave të huaja” të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist “duhet të ndalen”, deklaroi nga Iraku kreu i diplomacisë spanjolle Josè Manuel Albares, i cili ka ushtarë të angazhuar në këtë aleancë ushtarake të udhëhequr nga Uashingtoni.
"Ne jemi këtu me kërkesë të qeverisë irakiane dhe do të largohemi kur qeveria irakiane të vendosë ta bëjë këtë. Është thelbësore për të shmangur një përsëritje të krizës në Gaza", tha ministri spanjoll gjatë një takimi për shtyp në Bagdad me homologun e tij irakian Fouad Hussein.
Antonio Guterres
Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, tha se situata humanitare në Gaza është e tmerrshme, me një të katërtën e popullsisë që po përballet me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore.
“Situata humanitare në Gaza është e tmerrshme. 2.2 milionë palestinezë në Gaza po përballen me kushte çnjerëzore, të mjerueshme, duke luftuar thjesht për të kaluar një ditë tjetër pa strehim, ngrohje, pajisje sanitare, ushqim dhe ujë të pijshëm. Të gjithë në Gaza janë të uritur, me një të katërtën e popullsisë së Gazës më shumë se gjysmë milioni njerëz duke u përballur me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore”, tha Guterres.
Ai foli gjithashtu për përhapjen e sëmundjeve në Gaza ndërsa sistemi shëndetësor po shembet, duke deklaruar se vetëm 16 nga 36 spitalet e Gazës ishin pjesërisht funksionale.
“Kjo do të thotë që populli i Gazës jo vetëm që rrezikon të vritet ose plagoset nga bombardimet e pamëshirshme; ata gjithashtu kanë një shans në rritje për t’u prekur nga sëmundje infektive si hepatiti A, dizenteria, kolera. Pa spitale funksionale dhe me mundësi minimale që pacientët të dalin nga Gaza, mijëra që vuajnë nga sëmundje kronike si kanceri dhe dështimi i veshkave janë në rrezik të vdekjes”, tha Guterres.
“Everyone in Gaza is hungry.”
— United Nations (@UN) January 24, 2024
– @antonioguterres says the humanitarian situation in Gaza is appalling, with a quarter of the population – more than half a million people – grappling with catastrophic levels of food insecurity. https://t.co/qMJWf7gBMx pic.twitter.com/jEfCTwpJla
Adina Moshe
Një e moshuar izraelite, Adina Moshe, 72-vjeç, ka rrëfyer eksperiencën e saj gjatë kohës që u mbajt penga nga Hamasi. 72-vjeçarja gjithashtu rrëfeu takimin me liderin e Hamasit gjatë robërisë së saj në Gaza.
Adina ishte marrë peng nga Kibbutz Nir Oz më 7 tetor dhe u mbajt nga grupi militant për gati 50 ditë. Ajo gjatë një interviste për televizionin izraelit Channel 12 tha se u takua me Yahya Sinwar kur ai vizitoi grupin e pengjeve të mbajtur në tunele thellë nën tokë.
"Sinwar përshëndetje dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull, por pengjet ulën kokën dhe nuk u përgjigjën", tha Adina, raporton Associated Press.
Duke folur për ditën kur u kap, Moshe tha se luftëtarët bastisën shtëpinë që ajo ndante me burrin e saj, Davidin dhe ata e vranë atë. Ajo u dërgua në Gaza me një motoçikletë të rrethuar nga dy militantë të armatosur, ku njëri prej tyre i hoqi me forcë një vath nga veshi.
Më pas ajo u marshua në rrjetin e gjerë të tunelit të Hamasit me një grup pengjesh të tjerë, duke ecur për pesë orë nëpër boshte të errëta dhe pa ajër derisa arritën në një dhomë ku u thanë se do të liroheshin në ditët në vijim.
“Ne u besuam atyre. Besuam se kjo do të ishte gjëja e parë që do të bënte Izraeli. Unë u thashë të gjithë djemve: ‘Ne do të jemi këtu për të paktën dy muaj dhe jo për shkak të Hamasit", tha Adine.
Ebrahim Raisi
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha se konflikti në Gaza tregon se OKB dhe organet e tjera botërore kanë humbur efektivitetin e tyre dhe u bëri thirrje vendeve myslimane dhe kombeve të tjera të bashkohen për një “rend të ri botëror të drejtë”.
Raisi kërkoi izolimin politik dhe ekonomik të Izraelit, duke thënë se “prerja e linjave të shpëtimit” do të ishte një mënyrë efektive për t’i dhënë fund “shtypjes dhe vrasjeve nga Izraeli”.
Gjatë takimit me Rais, Erdogan tha se dyshja kishin diskutuar përfundimin e sulmeve “çnjerëzore” të Izraelit në Gaza dhe nevojën për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon, raporton The Guardian.
“Ne ramë dakord për rëndësinë e hapave që do të kërcënojnë më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, tha Raisi.
Ai shtoi gjithashtu se kanë rënë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin kundër kërcënimeve ndërkufitare.
Guido Crosetto
Italia do të sigurojë trajtim spitalor për 100 fëmijë palestinezë nga Gaza pasi t’i transportojë me avion dhe anije në një operacion që do të nisë në ditët në vijim, tha ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.
Të paktën 30 fëmijët e parë do të fluturojnë nga Egjipti, tha Crosetto, ku kërkuan strehim dhe ndihmë mjekësore pasi shpëtuan nga bombardimet izraelite të enklavës fqinje të Gazës.
Ndërsa 30 të tjerë do të arrijnë në Itali me familjet e tyre në fund të janarit me anijen ushtarake Vulcano e cila do të niset nga porti egjiptian i al-Arish. Crosetto nuk sqaroi se kur dhe si do të transportohen 40 fëmijët e mbetur.
Mbi 25,700 palestinezë janë vrarë që kur forcat izraelite nisën një luftë gjithëpërfshirëse për të eliminuar grupin islamik palestinez në Gaza, Hamas, pasi militantët e tij shpërthyen kufirin në qytetet dhe bazat e Izraelit jugor më 7 tetor, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke marrë peng 253 njerëz, raporton Reuters.
“Nuk mund të mbetet indiferent përballë krizës serioze humanitare”, tha Crosetto në një deklaratë, duke shtuar se masa e Italisë ishte “një detyrë morale më shumë se një politike”.
Fëmijët do të trajtohen në spitalet në Bolonja, Firence, Xhenova dhe Romë, thuhet në deklaratë.
Italia fillimisht e mbështeti luftën e Izraelit kundër Hamasit, duke thënë se kishte të drejtë të mbrohej pas sulmit të 7 tetorit dhe ka shmangur kritikimin e qeverisë izraelite edhe pse numri i të vdekurve në Gaza është rritur.
Crosetto tha se transferimi i fëmijëve do të organizohej nga al-Arish, i cili është më pak se 50 km (31 milje) nga vendkalimi Rafah në Gaza dhe është bërë qendra ndërkombëtare e koordinimit për ndihmën humanitare.
Rreth 1 mijë njerëz nga Gaza janë trajtuar në një anije luftarake franceze të kthyer në spital fushor, të ankoruar në brigjet e Egjiptit, tha kapiteni i saj.
Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës së Izraelit në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.
Në një takim me ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amrabdollahian në Nju Jork, Guterres tha për fat të keq, nuk është e mundur të dërgohet ndihma humanitare në Gaza pa një armëpushim.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e krijimit të një shteti të pavarur për palestinezët dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje.
Shefi i OKB-së preku gjithashtu zhvillimet e fundit në Detin e Kuq dhe shprehu shqetësimin për përhapjen e luftës në rajon, raporton Al Jazeera.
Në takim, kryediplomati iranian vlerësoi gjithashtu përpjekjet dhe qëndrimet e Guterres në lidhje me domosdoshmërinë e përfundimit të vrasjeve të palestinezëve, duke theksuar edhe një herë nevojën për t’i dhënë fund të menjëhershëm sulmeve të Izraelit kundër palestinezëve.
Rreth 26 mijë palestinezë janë vrarë në luftën e Izraelit në Gaza që nga fillimi i tetorit. Gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth 70% të vdekjeve.
Amrabdollahian shprehu shqetësim dhe keqardhje të thellë për situatën e ndërlikuar dhe të dhimbshme humanitare në Gaza, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të lehtësojë, nëpërmjet negociatave, dërgimin e ndihmave humanitare për popullin palestinez.
Ministri i Jashtëm iranian më pas preku zhvillimet e vazhdueshme në Detin e Kuq, duke nënvizuar edhe një herë “qëndrimin parimor të Republikës Islamike të Iranit mbi domosdoshmërinë e garantimit të sigurisë së anijeve dhe detare”.
“Duke ndalur anijet e destinuara për në territoret e pushtuara palestineze, Ansarullah i Jemenit synon të ndalojë krimet dhe gjenocidin e regjimit sionist kundër qytetarëve të Gazës”, tha Amirabdollahian.
Ai iu referua sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen, duke shtuar se “Duke sulmuar Jemenin dhe Ansarullahun, Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënë një gabim strategjik, një gabim që do të zgjeronte sferën e tensioneve dhe konflikteve në rajon”.
Foto nga familjarët e pengjeve duke protestuar
Nuk është arritur asnjë përparim në bisedimet indirekte me Hamasin për një armëpushim në Gaza ose një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, tha një zyrtar izraelit.
“Ndërkohë, nuk ka asnjë përparim në negociatat me Hamasin”, tha një zyrtar izraelit emri i të cilit nuk u bë i ditur, për transmetuesin publik izraelit, KAN.
Zyrtari shtoi se grupi Hamas nuk është fleksibël dhe po përshkallëzon kërkesat e tij, por tha se bisedimet janë në vazhdim.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli të hënën për një iniciativë izraelite për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, por nuk dha detaje.
Sipas lajmeve të mediave perëndimore, më herët Hamasi kishte refuzuar ofertën izraelite për një pauzë dymujore të luftimeve në këmbim të lirimit të organizuar të pengjeve.
Hamasi besohet se mban gati 136 izraelitë pas sulmit të tij ndërkufitar më 7 tetor.
Izraeli që atëherë ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse kundër Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 25.700 palestinezë dhe duke plagosur 63.740 të tjerë. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë sipas shifrave zyrtare.
Përpjekjet ndërmjetësuese nga Egjipti, Katari dhe SHBA deri më tani kanë dështuar të sigurojnë lirimin e një grupi tjetër pengjesh pasi Hamasi kërkon t’i jepet fund ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit kundër Gazës.
Një marrëveshje në nëntor çoi në lirimin e 81 izraelitëve dhe 24 të huajve në këmbim të 240 palestinezëve, përfshirë 71 gra dhe 169 fëmijë.