
Adina Moshe
Një e moshuar izraelite, Adina Moshe, 72-vjeç, ka rrëfyer eksperiencën e saj gjatë kohës që u mbajt penga nga Hamasi. 72-vjeçarja gjithashtu rrëfeu takimin me liderin e Hamasit gjatë robërisë së saj në Gaza.
Adina ishte marrë peng nga Kibbutz Nir Oz më 7 tetor dhe u mbajt nga grupi militant për gati 50 ditë. Ajo gjatë një interviste për televizionin izraelit Channel 12 tha se u takua me Yahya Sinwar kur ai vizitoi grupin e pengjeve të mbajtur në tunele thellë nën tokë.
"Sinwar përshëndetje dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull, por pengjet ulën kokën dhe nuk u përgjigjën", tha Adina, raporton Associated Press.
Duke folur për ditën kur u kap, Moshe tha se luftëtarët bastisën shtëpinë që ajo ndante me burrin e saj, Davidin dhe ata e vranë atë. Ajo u dërgua në Gaza me një motoçikletë të rrethuar nga dy militantë të armatosur, ku njëri prej tyre i hoqi me forcë një vath nga veshi.
Më pas ajo u marshua në rrjetin e gjerë të tunelit të Hamasit me një grup pengjesh të tjerë, duke ecur për pesë orë nëpër boshte të errëta dhe pa ajër derisa arritën në një dhomë ku u thanë se do të liroheshin në ditët në vijim.
“Ne u besuam atyre. Besuam se kjo do të ishte gjëja e parë që do të bënte Izraeli. Unë u thashë të gjithë djemve: ‘Ne do të jemi këtu për të paktën dy muaj dhe jo për shkak të Hamasit", tha Adine.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mediat: Kreu i CIA-s do të angazhohet në hartimin e një plani për lirimin e pengjeve në Gaza! Afro 26 mijë të vrarë dhe mbi 64 mijë të plagosur që nga 7 tetori








