Lufta/ Masakra në varrin e Soleimanit në Iran me rreth 100 të vdekur, ISIS merr përsipër autorësinë

Rreth 100 persona humbën jetën në Kerman të Iranit në shpërthimin e ndodhur pranë memorialit të gjeneralit Qassem Soleimani. Autorësinë për këtë sulm e ka marrë Grupi terrorist i Shtetit Islamik (ISIS).

Shpërthimi ndodhi mes turmës së pelegrinëve të mbërritur ceremoninë e përvjetorit të katërt të vrasjes së kreut të forcës Al Quds të Iranit nga forcat amerikane në vitin 2020 me një dron në aeroportin e Bagdadit. Sulmi terrorist vlerësohet sipas mediave të huaja si më i keq në 40 vjet të Republikës Islamike. 

Corriere della Sera duke cituar burime të saj në Teheran raporton se një bombë ishte vendosur në një valixhe të braktisur përgjatë rrugës që të çon në varreza, por edhe në një makinë të parkuar. Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi siguroi se' përgjegjësit do të identifikohen dhe ndëshkohen".

Në një bisedë të Raisit me emirin e Katarit Bin Khalifa Al, presidenti i Iranit ngre gishtin nga Izraeli duke thënë se ata po përpiqen të mbjellin pasiguri të tjera në rajon për shkak të sulmit global ndaj tyre. Mediat lokale e lidhin sulmin me luftën në Gaza dhe me "përpjekjen e Amerikës dhe Izraelit për të destabilizuar Iranin, por Departamenti Amerikan i Shtetit mohoi çdo përfshirje, duke shtuar se "nuk ka asnjë arsye për të besuar se Izraeli mund të ketë luajtur një rol". 

Qassem Soleimani është simbol i ndikimit ndërkombëtar të ajatollahëve, po aq i fuqishëm në vdekje sa ishte në jetë. Ndoshta dikush donte ta godiste atë simbol duke masakruar ata që shkuan për t'i bërë homazhe. Sulmi vjen në një moment më të ethshëm në Lindjen e Mesme për shkak të luftës Izrael Hamas ndërsa pritet të rriten tensionet në Lindjen e Mesme. Shumë liderë botërorë, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, ngushëlluan Iranin për viktimat duke kërkuar të gjenden autorët e sulmit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
OKB: Bombardime pranë spitalit al-Amal dhe bazës së Gjysmëhënës së Kuqe! Largohen familjet e strehuara në objektet humanitare

1703924586_IIIII.JPG

Për të dytën ditë radhazi zona pranë spitalit al-Amal dhe bazës së Gjysmëhënës së Kuqe Khan Younis u bombarduan. Shumë familje të strehuara në objekte kanë tentuar të largohen.

Lajmin e bën me dije Sekretariati i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në përditësimin e situatës së luftimeve në Gaza.

 

Ora 18:55
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në varrezat e Soleimani në Iran, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon aktin

1704390911_isis.jpg

ISIS mori përgjegjësinë në Telegram për sulmin e djeshëm në varrezat  Kerman të Iranit, ku është varrosur gjenerali Qassem Soleimani. Dy shpërthime shkaktuan 84 viktima.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin e djeshëm në Kerman, pranë varrit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, me një shënim të lëshuar menjëherë pasi grupi terrorist Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

Ora 18:25
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Kemi eleminuar shefin e operacioneve ushtarake të Xhihadit Islamik Palestinez në Gazë

1704389130_mah.jpg

Mamdouh Lolo

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencia e Sigurisë izraelite, kanë thënë se kanë vrarë shefin e operacioneve ushtarake të Xhihadit Islamik Palestinez në Gazën veriore.

Ushtria izraelite tha se Mamdouh Lolo ishte një ndihmës i udhëheqësve të grupit militant, i cili është i ndarë nga Hamasi, në Rripin verior të Gazës.

“Përveç kësaj, ai ishte në kontakt me zyrtarë të lartë në selinë e organizatës terroriste jashtë vendit. Ai u vra në një sulm nga një avion luftarak i IDF”, thuhej në njoftimin e ushtrisë së Izraelit.

IDF pretendoi se Lolo kishte planifikuar dhe drejtuar shumë sulme nga Rripi i Gazës kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë. 

 

Ora 13:53
OKB: Thirrjet që palestinezët të largohen nga Gaza janë shqetësuese

1703248078_okb.jpg

OKB

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Turk tha sot se ishte "shumë i shqetësuar" nga komentet e zyrtarëve të lartë izraelitë që bënin thirrje që palestinezët të largoheshin nga Gaza. 

Jam "shumë i shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë mbi planet për transferimin e civilëve nga Rripi i Gazës në vendet e treta", shkroi Turk gjatë kthimit në shtëpitë e tyre.

Ligji ndërkombëtar ndalon transferimin me forcë të personave të mbrojtur në ose dëbimin nga territori i pushtuar.

Ora 13:49
Kina: Ne kundërshtojmë sulmet kundër anijeve civile në Detin e Kuq

1704372523_deti.jpg

Foto e anijes në Detin e Kuq

"Kina kundërshton sulmet kundër anijeve civile. Unë besoj se të gjitha palët duhet të luajnë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm në ruajtjen e sigurisë së korsive të anijeve në Detin e Kuq". Kështu tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, gjatë një takimi për shtyp, duke iu referuar sulmeve të fundit të nisura nga Jemeni kundër anijeve tregtare të lidhura me Izraelin në reagim ndaj ngjarjeve në Rripin e Gazës.

 Në fjalimin e tij, Wang nuk përmendi në mënyrë specifike Houthis, grupin jemenas që mori përgjegjësinë për sulmet.

Ora 13:46
Forcat e Mbrojtjes izraelite: Ne kemi aftësinë për të shkaktuar dëme nga Gaza në Teheran

1703091704_sulmohetizraeli.png

Gaza pas bombardimeve izraelite

"Puna e IDF-së bazohet në inteligjencë. Inteligjenca me cilësi të lartë dhe të pasur që ofron inteligjenca ushtarake shpëton jetën e shumë ushtarëve dhe u shkakton dëme të mëdha armiqve tanë, nga Gaza në Iran dhe në të gjitha fushat ku është e nevojshme të përballemi me sfida komplekse". Kështu u shpreh, sipas asaj që raportojnë mediat izraelite 'The Times of Israel' dhe 'Channel 12', nga shefi i Drejtorisë së Inteligjencës së IDF, Aharon Haliwa, në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Oficerëve të IDF. 

"Për gati 90 ditë Shteti i Izraelit dhe IDF kanë qenë në një luftë shumë frontesh. IDF, duke përfshirë Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake, po vepron në të gjitha frontet, në mbrojtje dhe në sulm. Kjo nuk është një fushatë e lehtë. Do të marrë kohë. Por ne do t'i arrijmë objektivat. Ne kemi forcën, fuqinë dhe aftësinë. Dhe ne kemi ju, inteligjencën ushtarake. Ju jeni pasuria më e vlefshme dhe më e rëndësishme që kemi", tha Haliwa.

Ora 12:47
Vrasja e liderit të Hamasit, Hezbollah kërcënon Izraelin: Kush hyn në luftë me ne do të pendohet

1704368866_lid.jpg

Hasan Nasrallah

Vdekja e liderit të Hamasit, Saleh al-Arouri nuk do të mbetet e pandëshkuar. Ky ishte mesazhi që lideri i Hezbollaut libanez, Hasan Nasrallah, i dërgoi izraelit 24 orë pasi ushtria e Tel Avivit goditi disa baza në Bejrut, për të eliminuar “trurin” e operacioneve ushtarake të milicisë palestineze.

Izraeli nuk e ka pranuar të jetë përgjegjës, por SHBA ka konfirmuar se aleatët e tyre qëndrojnë pas sulmit me dronë që ndodhi të martën.

Nasrallah e përshkroi vdekjen e Arourit si një “krim të madh dhe të rrezikshëm për të cilin nuk mund të heshtet” dhe e konsideroi çdo vrasje në Liban si një vijë të kuqe.

Ne nuk kemi frikë nga lufta. Ata që mendojnë të shkojnë në luftë me ne do të pendohen. Lufta me ne do të ketë një kosto shumë të lartë, tha Nasrallah në një fjalim televiziv duke shtuar se nëse Izraeli provokon luftë në Liban “nuk do të ketë më barriera e as rregulla” për përgjigjen e Hezbollahut.

Më tej ai shtoi se tre muaj pas fillimit të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, Izraeli nuk ka regjistruar ndonjë sukses strategjik.

Mbrëmë, ata u përpoqën të paraqesin një imazh të fitores, me vrasjen e pabesë të Sheikh Saleh al-Aruri. Por a po e shohim këtë në Gaza?”, tha lideri i Hezbollahut duke vënë në pikëpyetje forcën e Tel Avivit.

Ai bëri homazhe edhe për dhjetëra viktimat e bombardimeve të dyfishta në qytetin iranian të Kermanit, pranë varrit të gjeneralit Qassem Soleimani.

Duke iu referuar viktimave të sulmeve izraelite dhe amerikane në Palestinë, Liban, Irak dhe Jemen, ai tha: “Gjaku juaj, sakrificat tuaja dhe ajo që keni kaluar nuk do të shkojnë dëm dhe do të çojnë në zhvillime pozitive në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme“.

Ora 12:18
Masakra në varrin e Soleimanit në Iran, eksplozivi ishte fshehur në valixhe, u shpërthye nga distanca

Rreth 100 persona humbën jetën në Kerman të Iranit në shpërthimin e ndodhur pranë memorialit të gjeneralit Qassem Soleimani. Shpërthimi ndodhi mes turmës së pelegrinëve të mbërritur ceremoninë e përvjetorit të katërt të vrasjes së kreut të forcës Al Quds të Iranit nga forcat amerikane në vitin 2020 me një dron në aeroportin e Bagdadit.

Corriere della Sera duke cituar burime të saj në Teheran raporton se një bombë ishte vendosur në një valixhe të braktisur përgjatë rrugës që të çon në varreza, por edhe në një makinë të parkuar. Presidenti Ebrahim Raisi siguroi se përgjegjësit do të identifikohen dhe ndëshkohen".

Ora 12:10
Presidenti iranian, Raisi: Izraeli po përpiqet të destabilizojë rajonin

1704366625_rais.jpg

Ebrahim Raisi

Nw njw bisedw telefonike mes Presidentit iranian, Ebrahim Raisi, dhe emirin e Katarit, Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani, tha se Izraeli po përpiqet të destabilizojë rajonin.

"Ata po përpiqen me dëshpërim të mbjellin pasiguri në zona të tjera të rajonit për shkak të sulmit global kundër tyre dhe dështimit për të arritur rezultatet që prisnin", tha Raisi.

Kështu njoftoi Agjencia iraniane Tasnim këtë mëngjes.

Irani, tha Raisi në bisedën e mbrëmshme me Al Thani pas masakrës së Kermanit, "ka treguar se aktet e terrorizmit nuk mund të minojnë vullnetin e tij, kohezionin kombëtar dhe frymën e qëndrueshmërisë".

Ora 12:01
Bastisje në Bagdad, dy komandantë të milicisë pro-iraniane të vrarë

1703492037_hahga.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Një bastisje goditi një bazë milicie të mbështetur nga Irani në kryeqytetin irakian Bagdad, duke vrarë dy luftëtarë. 

Kjo u raportua nga gazeta National, e botuar në Abu Dhabi, duke iu referuar lajmeve të përhapura nga një kanal Telegram i lidhur me milicitë dhe pasi dy shpërthime u dëgjuan në zonën lindore të Bagdadit. 

Milicitë, ne lexojmë, akuzojnë SHBA-në dhe thonë se të vrarët janë “komandant të nivelit të lartë”.

Ora 11:57
Izraeli mohon përfshirjen në atentatin e Kermanit në Iran, letër aleatëve

1703661953_sulmohetizraeli.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Izraeli ka njoftuar aleatët e tij se nuk është i përfshirë në shpërthimin e dyfishtë në Kerman, pranë varrezave ku është varrosur gjenerali Qassem Soleimani, ku humbën jetën 95 persona. 

Kjo u zbulua nga gazeta amerikane Wall Street Journal, duke nënvizuar se modus operandi në masakër nuk përkon me atë të sulmeve të tjera që i atribuohen shtetit hebre në Iran, të cilat janë më të sakta dhe të drejtuara ndaj individëve ose infrastrukturës ushtarake specifike.

Ora 11:55
Teherani: SHBA dhe Izraeli janë përgjegjës për sulmin në Kerman

1703747833_lal.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

"Uashingtoni thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk patën asnjë rol në sulmin terrorist në Kerman, Iran. Vërtet? Dhelpra e nuhat strofkën e saj së pari. Mos bëni gabim. Përgjegjësia për këtë krim bie tek Shtetet e Bashkuara dhe regjimet sioniste dhe terrorizmi vetëm një mjet". Kështu shkroi në X, Mohammad Jamshidi.

Zëvendës shefi i kabinetit për çështje politike të presidentit iranian Ebrahim Raisi, këtë gjë e tha duke folur për dy shpërthimet që ndodhën pranë varrezave ku është varrosur gjenerali Qassem Soleimani.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?