VIDEO/ Protestuesit bllokojnë autostradën në Los Anxhelos, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

VIDEO/ Protestuesit bllokojnë autostradën në Los Anxhelos, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

Foto nga autostrada në Los Anxhelos

1702542812_pam.jpg

Foto nga autostrada në Los Anxhelos

Dhjetëra protestues bllokuan një autostradë në Los Anxhelos gjatë orës së pikut duke bërë thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Ata u ulën në rrugë, duke shkaktuar bllokime të trafikut.

Anëtarët e IfNotNow, një organizatë që thotë se u themelua nga “hebrenjtë amerikanë për t’i dhënë fund mbështetjes së SHBA për sistemin e aparteidit izraelit”, mbanin pankarta gjigante  dhe brohoritën thirrje për “fundin e menjëhershëm të luftës”.

“Si hebrenj, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq pasi popullsia në Gaza është e uritur dhe e masakruar në emrin tonë. Ne nuk mund të lejojmë që jeta të vazhdojë si zakonisht ndërsa palestinezët vriten”, tha organizata.

Pamjet nga demonstrata tregojnë debate dhe përleshje, me sa duket mes protestuesve dhe shoferëve.

Ndërsa mbështetja ndërkombëtare për luftën e Izraelit kundër Hamasit po zvogëlohet, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së këtë javë miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi kundër bombardimeve “pa dallim”, që kanë shkaktuar mijëra viktima civile.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bastisje në kampin e refugjatëve në Rafah, 13 viktima! Ndaloni negociatat, familjet e pengjeve kundër Netanyahut! Vdes ushtari i 116-të izraelit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë