Kërkesa për urdhërarrest ndaj udhëheqësve të Izraelit dhe Hamasit, Franca e Belgjika pro! Sunak: Nuk e ndal luftën! Biden: Ajo që po ndodh në Gaza s'është genocid

Kërkesa për urdhërarrest ndaj udhëheqësve të Izraelit dhe Hamasit, Franca e  Belgjika pro! Sunak: Nuk e ndal luftën! Biden: Ajo që po ndodh në Gaza s'është genocid

Kampi ne Jenin

Ministri i Jashtëm i Izraelit udhëtoi në Francë sot në një përpjekje për të frenuar pasojat e vendimit të kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, një veprim i mbështetur nga disa vende evropiane, duke përfshirë aleatin kryesor Francën.

Franca, Belgjika dhe Sllovenia thanë dje se mbështesin vendimin e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, i cili akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael.

Ndërkohë mbështetja e tyre për këtë vendim shfaq ndasitë në qëndrimin e Perëndimit ndaj Izraelit dhe thellon izolimin global të vendit për shkak të ofensivës në Rripin e Gazës.
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka cilësuar si të turpshme kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan për urdhër-arrest për udhëheqësit izraelitë.

Biden tha se nuk mund të ketë një ekuavalencë mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa theksoi se ajo që po ndodh në Gaza nuk është gjenocid.

"Ne duam që kasapët e Hamasit të mposhten dhe ne jemi në anën e Izraelit. Ne refuzojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare: nuk ka ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit. Ajo që po ndodh" në Gaza "nuk është gjenocid". Kështu thotë presidenti amerikan Joe Biden.

Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se kërkesa nuk e ndal luftën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Sunak: Kërkesa për urdhërarrest për udhëheqësit e Izraelit dhe Hamasit nuk e ndal luftën

Foto: Rishi Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka thënë se thirrja e kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan për urdhër-arreste ndaj liderëve izraelitë dhe të Hamasit ishte "thellësisht e panevojshme".

Sipas tij ajo nuk do të ndryshonte asgjë për të siguruar një "pushim" në luftë ose lirimin e pengjeve. Lajmin e raporton BBC.

Ora 12:10
Wafa: Gjashtë palestinezë të vrarë në Jenin, 10 të plagosur

Të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë në përleshjet me ushtrinë izraelite në Jenin, në Bregun Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve palestineze Wafa, sipas së cilës edhe 10 persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Ushtria izraelite (IDF), citojnë mediat, kanë njoftuar se kishin nisur një operacion anti-terrorist në kampin e refugjatëve të qytetit palestinez.

Ora 11:22
Franca dhe Belgjika shprehin mbështetjen e tyre për Gjykatën e Hagës

Foto: Gjykata Penale Ndërkombëtare, Hagë

Franca dhe Belgjika kanë komunikuar mbështetjen e tyre për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) pasi prokurori i saj Karim Khan kërkoi urdhër-arreste me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për ministrin e Mbrojtjes të Shtetit Hebre, Yoav Gallant dhe për tre udhëheqës të Hamasit, Yehya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh.

Parisi mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat", tha Ministria e Jashtme franceze.

Në të njëjtën kohë edhe ministri i Jashtëm belg Hadja Lahbib shkroi në platformën X se "krimet e kryera në Gaza duhet të ndiqen penalisht në nivelet më të larta, pavarësisht se kush është përgjegjës".

M.Q./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj