Prej orës 16:00 SHBA konfirmuan se kanë nisur bllokadën për anijet që hyjnë dhe dalin nga portet Iraniane sipas afatit të shpallur nga Presidenti amerikan Donald Trump. Mbi 15 anije amerikane nisën operacionin e kontrollit në Ngushticë.

Pas hyrjes në fuqi të afatit Donald Trump paralajmëroi ushtrinë e Iranit se do t'u shkatërrojë anijet e vogla që mund të shënjestrojnë ato amerikane në det. Ai thotë se nëse kjo ndodh, mjetet lundurese të Iranit do të eliminohen menjëherë.

"Marina iraniane qëndron tani në fund të detit sepse u kemi shkatërruar 158 anije. Ajo që nuk kemi shkatërruar janë disa anije të vogla të tyre. Nëse ndonjë prej këtyre anijeve afrohet me bllokun tonë do të eleminohet”, thotë Trump në rrjetin e tij social.

BBC raporton se ka identifikuar atë që duket të jetë anija e parë që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit pas këtiij vendimi. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve të MarineTraffic, anija kontejnerësh Paya Lebar është drejtuar për në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u nis nga India.  Një anije tjetër, cisterna e naftës Rich Starry, ndryshoi drejtim ndërsa po i afrohej Ngushticës, tregon MarineTraffic. 

Lidhur me negociatat, Trump u tha gazetarëve se ngërci në bisedimet me Iranin ishte çështja bërthamore. Ai bëri të ditur se pala tjetër në Teheran ka telefonuar Uashingtonin dhe se dëshirojnë një marrëveshje.

“Na telefonuan këtë mëngjes njerëzit e duhur dhe ata duan të punojnë për një marrëveshje", shtoi Trump, pa e përmendur drejtpërdrejt Iranin.

Ndërkohë The Atlantic, duke cituar një burim në Teheran raporton se raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më 16 prill.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se do të thërrasë një samit të liderëve botërorë këtë javë me Presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

"Së bashku me Presidentin Macron, unë do të thërras një samit të liderëve këtë javë për të nxitur përpjekjet ndërkombëtare" për t'i dhënë fund konfliktit dhe për të zhbllokuar rrugën jetësore të naftës" tha Starmer.

Ai shtoi se ngushtica duhet të rihapet "pa kushte" dhe "pa taksa". 

Ndërkohë nga ana tjetër Izraeli ka vijuar sulmet në Liban, duke vënë në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut. Avichay Adraee, zëdhënësi i Izraelit tha se forcat ajrore izraelite sulmuan "rreth 150 objektiva të lidhura me grupin terrorist Hezbollah në 24 orët e fundit".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Irani: Bisedime të reja me SHBA-në mund të mbahen më 16 prill

1774767847_iran.JPG

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më 16 prill, raportoi The Atlantic, duke cituar një burim në Teheran.

Të dy vendet zhvilluan bisedime në Islamabad të shtunën, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një marrëveshje armëpushimi dyjavore me Teheranin.

Të dielën në mëngjes, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance deklaroi se Irani dhe Shtetet e Bashkuara nuk kishin arritur një marrëveshje pas 21 orësh negociatash.

Ora 21:13
Anija e parë kalon nëpër Hormuz pas hyrjes në fuqi të bllokadës detare amerikane

Media britanike BBC raporton se ka identifikuar atë që duket të jetë anija e parë që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit që kur SHBA-të vendosën bllokadë ndaj cisternave të naftës të lidhura me Iranin dhe porteve iraniane.

Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve të MarineTraffic, anija kontejnerësh Paya Lebar është drejtuar për në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u nis nga India.

Një anije tjetër, cisterna e naftës Rich Starry, ndryshoi kurs ndërsa po i afrohej Ngushticës, tregon MarineTraffic.

Nuk është e qartë nëse anija, subjekt i sanksioneve të SHBA-së, po përpiqej të kalonte nëpër Ngushticë dhe më pas të dilte nëpërmjet Gjirit të Omanit.

Ora 19:55
Izraeli vijon sulmet në Liban: Gjatë 24 orëve të fundit kemi goditur 150 objektiva të Hezbollahut

Një sulm me dron izraelit ka goditur qytetin Tayr, në distriktin Sour të Libanit jugor, raporton Al Jazeera. Sulme ajrore u raportuan gjithashtu në Deir Antar, në distriktin Bint Jbeil të Libanit jugor, dhe në Sahmar, në rajonin Bekaa në lindje.

Avichay Adraee, zëdhënësi i Izraelit tha se forcat ajrore izraelite sulmuan "rreth 150 objektiva të lidhura me grupin terrorist Hezbollah në 24 orët e fundit".

Ai shtoi se sulmet kishin në shënjestër "platforma lëshimi raketash dhe dronësh", si dhe "ndërtesa ushtarake".

Ora 19:28
Trump për Iranin: Ata na telefonuan dhe duan një marrëveshje

1775800158_donaldtrump.jpg

Foto: Donald Trump

Gjatë një konference për shtyp këtë të hënë Trump tha se udhëheqësit iranianë duan të arrijnë një marrëveshje dhe se këtë mëngjes kishte marrë telefonata nga "njerëzit e duhur".

Ai shtoi se ishte "i sigurt" se iranianët do të bien dakord.

"Zëvendëspresidenti J.D. Vance ka bërë një punë të mirë në negociatat me Iranin. Pala tjetër na telefonoi dhe dëshiron një marrëveshje. Na telefonuan këtë mëngjes njerëzit e duhur dhe ata duan të punojnë për një marrëveshje, tha Trump.

Ora 18:30
Starmer: Bombardimi i Libanit nga Izraeli duhet të ndalet menjëherë

1773660522_keirstarmer.jpg

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka bërë thirrje që Libani të përfshihet urgjentisht në armëpushimin që është aktualisht në fuqi midis Izraelit, SHBA-së dhe Iranit.

Starmer paralajmëroi se veprimet e vazhdueshme ushtarake izraelite në Liban rrezikojnë të përkeqësojnë krizën humanitare.

"Bombardimet duhet të ndalen menjëherë", i tha ai Parlamentit, duke shtuar se Hezbollahu "duhet të çarmatoset".

Ndërsa teksa kritikoi veprimet izraelite, sulmet e IDF-së në Liban Starmer i cilësoi "të gabuara".

Ora 18:13
WSJ: Mbi 15 anije amerikane marrin pjesë në operacionin për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

1775720214_ngushticaehormuzit.jpg

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga SHBA është në fuqi dhe më shumë se 15 anije amerikane po kryejnë operacionin.

Wall Street Journal raportoi këtë informacion, duke cituar një zyrtar amerikan, i cili tha se në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten në shkatërrues me raketa të telekomanduara dhe disa anije luftarake.

Ora 18:09
Irani paralajmëron: Anijet e Marinës Amerikane që përpiqen të bllokojnë portet e saj do të dërgohen në fund të detit

1775918114_hormuzi.jpg

Një ligjvënës i lartë iranian ka paralajmëruar SHBA-në se çdo anije e Marinës që përpiqet të bllokojë portet e Iranit do të “dërgohet në fund të detit”.

Alaeddin Boroujerdi, anëtar i Komitetit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare të Iranit, e hodhi poshtë kërcënimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të bllokuar portet e Iranit si propagandë të pabazuar ushtarakisht, sipas televizionit shtetëror iranian Press TV.

Boroujerdi tha se SHBA-të nuk kanë “asnjë aftësi të vërtetë” për të zbatuar kërcënimin dhe tha se anëtarët e tjerë të NATO-s nuk do ta mbështesnin një veprim të tillë.

Ora 16:57
Netanyahu: Teherani është më i dobët se kurrë, ne jemi më të fortë

1774532640_benjaminnetanyahu.jpg

Foto: Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se, nga perspektiva e tij, lufta kundër Iranit ishte një sukses.

"Teherani është më i dobët se kurrë, Izraeli është më i fortë se kurrë", shkroi ai në një video të postuar në mediat sociale.

Ora 16:55
Ministri i Jashtëm kinez: Bllokada e Hormuzit është në kundërshtim me interesat e bashkësisë ndërkombëtare

1775831240_ngushticaehormuzit.webp

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit nuk është në interesin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare dhe arritja e një armëpushimi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm përmes mjeteve politike dhe diplomatike është mënyra themelore për të zgjidhur krizën.

Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, gjatë një takimi me Khaldoon Khalifa Al Mubarak, të Dërguarin Special të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kinë, i cili po shoqëron Princin e Kurorës së Abu Dhabit Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në një vizitë në vend.

Diplomati kinez përshkroi qëndrimin parimor të Pekinit mbi situatën në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se Kina i kupton plotësisht shqetësimet legjitime të sigurisë të shteteve arabe të Gjirit dhe mbështet Emiratet e Bashkuara Arabe në mbrojtjen e sovranitetit të saj kombëtar dhe të drejtave dhe interesave legjitime.

Khaldoon Khalifa Al Mubarak shprehu vlerësim për përpjekjet e Kinës për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, duke kërkuar një rol më aktiv nga Pekini në këtë drejtim.

Ora 16:34
Trump: Nëse anijet iraniane shkelin bllokadën, ato do të eliminohen menjëherë

1775580927_1536x864cmsv22ca5f899773e587f9505e514d9f2225b9700796.webp

Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të "eliminojë" anijet iraniane që përpiqen të shkelin bllokadën detare amerikane duke filluar nga kjo pasdite.

"Marina e Iranit është në fund të detit, plotësisht e shkatërruar - 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur është numri i tyre i vogël i atyre që ata i quajnë "anije sulmi të shpejtë", sepse nuk i konsideronim shumë kërcënim. Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjeje që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anije në det.

Është i shpejtë dhe brutal. PS: 98.2% e drogës që hyn në SHBA nga oqeani ose deti janë NDALUAR! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.", shkruan Trump në Truth.

Ora 16:25
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

1775643176_hormuzi.JPG

Foto: Një anije duke kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Donald Trump ka hyrë në fuqi në orën 16:00.

Ushtria amerikane nuk e ka konfirmuar zyrtarisht hyrjen e saj në fuqi, por Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom) deklaroi një orë më parë se do të fillonte në orën 16:00, siç u shpall nga Trump.

"Bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane të vendosura në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit", tha Centcom.

Ora 15:54
Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

1776088506_dycjufiyo.jpg

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara thekson se 32 milionë njerëz të tjerë mund të shkojnë drejt varfërisë në mbarë botën, për shkak të ndikimit të luftës në Iran.

“Bota po përballet me një tronditje të trefishtë", tha raporti i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, me energjinë, ushqimin dhe rritjen ekonomike të prekura nga konflikti dhe vendet në zhvillim që pritet të goditen më rëndë.

“Ndërsa ndikimet janë të përqendruara në vendet e prekura drejtpërdrejt nga konflikti dhe ato që varen nga energjia e importuar, gjetjet tregojnë dëme të konsiderueshme afatgjata për vendet më të varfra që janë shumë larg luftimeve”, tha UNDP.

32 milionë njerëz të tjerë mund të shkojnë në varfëri "nën skenarin më të keq", thuhej në raport.

Administratori i UNDP-së, Alexander De Croo, tha se lufta ishte "zhvillim në të kundërt".

“Konflikti mund të zhbëjë brenda disa javësh atë që vendet kanë ndërtuar gjatë viteve”, vijoi më tej Alexander De Croo.

Ora 15:32
Bllokimi i porteve, Kremlini: Vendime të tilla ndikojnë negativisht në tregjet ndërkombëtare

1776087254_kremlini.avif

Kremlini ka kritikuar vendimin e Presidentit Donald Trump për të filluar bllokadën e porteve iraniane.

“Veprime të tilla ka gjasa të vazhdojnë të ndikojnë negativisht në tregjet ndërkombëtare. Kjo mund të supozohet me një shkallë të lartë sigurie”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Megjithatë, shumë detaje mbeten të paqarta, kështu që do të përmbahesha nga bërja e komenteve thelbësore në këtë kohë”, shtoi Peskov.

Ai u pyet gjithashtu në lidhje me ofertën e Rusisë për të pranuar uraniumin iranian si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë mbi të ardhmen e programit bërthamor të Iranit.

“Oferta u bë publike, por nuk u pranua. Rusia mbetet e hapur për të ofruar ndihmën e saj”, tha Peskov.

Ora 15:21
Irani: Nëse portet tona janë në shënjestër, asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt

1773901745_teheran.jpg

Forcat e armatosura të Iranit kanë paralajmëruar se çdo kërcënim ndaj porteve të vendit do të shkaktonte një përgjigje më të gjerë rajonale, duke deklaruar se asnjë port në Gjirin Persik ose në Detin e Omanit nuk do të mbetej i sigurt nëse portet iraniane do të shënjestroheshin.

"Nëse siguria e porteve të Republikës Islamike të Iranit kërcënohet, asnjë port në Gjirin Persik ose në Detin e Omanit nuk do të mbetet i sigurt", tha nënkoloneli Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i Shtabit të Komandës së Bashkuar Khatam al-Anbiya.

Lidhur me kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, Zolfaqari tha se "anijet e lidhura me armikun nuk kanë dhe nuk do të kenë të drejtë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit".

"Anijet e tjera, do të lejohen të kalojnë nëpër ngushticë në përputhje me rregulloret e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit", shtoi ai.

Ora 09:56
‘Akt piraterie’, Irani përgjigjet me kërcënime ndaj paralajmërimit të SHBA-ve për Hormuzin: Nëse sulmohemi, asnjë s’është i sigurt

Forcat e armatosura të Iranit kanë kërcënuar me hakmarrje ndaj planit të propozuar të SHBA-ve për bllokimin e porteve të saj, duke i cilësuar kërcënimet si të paligjshme dhe “akt piraterie”.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore IRIB, Teherani thotë se do të vazhdojë të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit edhe pas përfundimit të luftës, dhe se anijet e lidhura me armikun nuk kanë të drejtë të kalojnë në ujërat e tij territoriale.

Në një paralajmërim drejtuar vendeve të tjera të Gjirit, ushtria iraniane deklaron se siguria e porteve në rajon “është ose për të gjithë ose për askënd”, dhe se nëse portet iraniane shënjestrohen nga SHBA-të, “asnjë port në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt”.

Ora 08:30
Dështimi i negociatave, Trump: S’më intereson nëse Irani rikthehet në bisedime, s’kanë hequr dorë nga arma bërthamore

Duke folur pak më parë në Joint Base Andrews pas kthimit nga Florida, Donald Trump u tha gazetarëve se është “në rregull” edhe nëse Irani nuk rikthehet në negociata.

“Nuk më intereson nëse kthehen apo jo. Nëse nuk kthehen, për mua është në rregull,” tha Trump, një ditë pasi bisedimet për paqe mes SHBA-ve dhe Iranit në Islamabad përfunduan pa marrëveshje.

Ai shtoi se armëpushimi mes SHBA-ve dhe Iranit “po mbahet mirë”.

Trump deklaroi se Teherani ende synon të sigurojë armë bërthamore dhe se këtë e kishte bërë të qartë gjatë takimit në Islamabad.

“Ata ende e duan, dhe e bënë të qartë atë natë. Irani nuk do të ketë armë bërthamore,” u shpreh ai.

Trump tha më herët se bisedimet direkte dështuan sepse Irani “nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ambiciet e tij bërthamore”.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se palët ishin “shumë pranë” një marrëveshjeje, por se Irani u përball me “maksimalizëm, ndryshim të vazhdueshëm të kushteve dhe bllokadë”.

Ora 08:18
Kryeparlamentari iranian tallet me Trump: Do të ndieni nostalgji për çmimin 4-5 dollarë të naftës

Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit iranian që udhëhoqi negociatat në Islamabad, ka ironizuar Donald Trumpin në një postim në X, duke iu referuar planeve të SHBA-ve për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

“Shijoni çmimet e tanishme të karburantit. Me të ashtuquajturin ‘bllokim’, së shpejti do të ndjeni nostalgji për naftën 4–5 dollarë,” thuhet në postim, i shoqëruar me një hartë që duket se tregon çmimet e karburantit rreth Uashingtonit.

Në një deklaratë të mëparshme të transmetuar nga mediat iraniane, Ghalibaf tha se Irani nuk do të “dorëzohet nën kërcënime”.

Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi pasi tregjet e energjisë u rihapën pas dështimit të bisedimeve midis SHBA-ve dhe Iranit për një marrëveshje të re, ndërsa Trump deklaroi se do të vendosë bllokadë ndaj porteve iraniane.

Nafta Brent është rreth 102 dollarë, ndërsa ka shqetësime se përshkallëzimi i konfliktit mund të thellojë më tej krizën energjetike globale.