Lufta brenda PD/ Paloka si pajtues i palëve, përcakton edhe emrat e negociatorëve: Jam gjendur në mes, të zgjidhim konfliktin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka gjetur një mënyrë se si mund të zgjidhet përplasja brenda Partisë Demokratike. Ai propozon negociata, madje duke përcaktuar edhe emrat e negociatorëve që sipas tij mund të jenë Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.

"Unë meqë gjendëm në këtë pozicion mes palëve i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim të njeri-tjetri. Të dyja palët të caktonin nga një person, që mund të ishte Ivi Kaso, dhe për palën tjetër mund të ishte Ervin Minarolli. Mund të ketë edhe të tjerë. Ta çojmë procesin përpara. Kush të dojë të vijë në zyrën time dhe të bëjmë verifikime, me telefon dhe pa telefon si të duan. Ta zgjidhim këtë problem dhe të mos vijojmë kështu. Nëse palët nuk e pranojnë zgjidhjen atëherë i bie që nuk e duan zgjidhjen", tha ai. 

Ditën e sotme Partia Demokratike do të mbledhë për herë të parë që prej ristrukturimit gushtin e kaluar. Deklarata se janë mbledhur më shumë se 4200 firmave të anëtarëve të Kuvendi Kombëtar të PD-së nga ana e grupit të Berishës ka futur në përplasje edhe më të ashpër palët në PD. Sipas institucioneve të Partisë Demokratike zyrtarisht mbledhja e Kuvendit Kombëtar nga ana e Sali Berishës është ilegale sipas statutit të partisë, pasi nuk janë mbledhur firmat, dhe ky është një blof nga Berisha. 

Berisha është shprehur se nuk i publikon emrat sepse sipas tij i ruan të dhënat personale. Por të gjithë anëtarët e Kuvendit Kombëtar në PD janë zyrtarët të kësaj partie, drejtues të strukturave, pra persona që gjithkush i njeh.  

Grupi i mbështetësve të Sali Berishës deklaron se ka mbledhur 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe i ka depozituar në zyrën e Edi Palokësm, mbështetës i ish-kryetarit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Kjo konsiderohet si një blof nga ana e PD-së zyrtare. Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi kanë deklaruar se Berisha nuk i ka firmat ndryshe do t'i kishte dorëzuar ato ashtu siç e kërkon Statuti në institucionet e partisë. Sali Berisha ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD-së dhe Kryeministër. 

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja