Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se nëse ai do të jetë kryetar i PD-së, partia do të ketë demokraci, meritokraci dhe çdo vendim do të merret me votën e anëtarësisë.
Shehaj ka marrë shkas nga një takim me një grup demokratësh në Kavajë, të cilët të zhgënjyer kanë shprehur shqetësimet e tyre.
“Cili është ndryshimi midis PS-së dhe PD-së? Kur ti nuk ke demokraci brenda llojit! Kjo është Partia Demokratike? Këto janë demokratët e Kavajës?”, shprehet qytetari.
Një tjetër demokrat i zhgënjyer kujton, kohën kur PD ka djegur mandatet.
“Ne ndërmorëm shumë kauza dhe dështuam, procedura që ndoqi PD me djegien e manateve ishte në autogol i pastër dhe asgjë më tepër.”, shprehet një tjetër qytetar.
“Lufta” brenda Partisë Demokratike, për karrigen e kreu të partisë vazhdon!
Katër kandidatët, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj garojnë për postin drejtues në PD dhe zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor.