Një delegacion ukrainas ka mbërritur në Stamboll të Turqisë për bisedimet e paqes me homologët e tyre rusë.
Delegacioni kryesohet nga ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov si dhe Mikhail Podolyak, kreu i zyrës së presidentit.
Grupi thotë se përparësia e tyre kryesore është sigurimi i një armëpushimi, megjithëse ka skepticizëm nëse kjo do të arrihet.
Bisedimet ballë për ballë, të parat në më shumë se dy javë, do të priten nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00 me orën lokale (07:00 GMT) të martën.
Ndër të tjera, Rusia po kërkon që Ukraina të braktisë çdo synim për t'u bashkuar me NATO-n - një çështje për të cilën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.
Çështje të tjera të mprehta që priten të diskutohen përfshijnë fatin e rajoneve të kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës, si dhe statusin e Krimesë, e cila u aneksua zyrtarisht nga Rusia në 2014.
Lajmi kryesor:
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur
G.B./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrat e mbrojtjes të G7 mbështesin përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në NATO
19 Tetor, 21:18
-
Franca premton mbështetje për planin e Ukrainës për t’i dhënë fund pushtimit rus
19 Tetor, 15:13
-
Lufta/ Media ruse: Forcat ukrainase sulm me dronë në Shën Petersburg
19 Tetor, 14:33
-
Bruksel/ Samiti për Ukrainën, Zelensky perëndimit: Na mbroni ose ktheni armët bërthamore
18 Tetor, 20:33
-
Seuli akuzon Korenë e Veriut për dërgimin e ushtarëve në Rusi
18 Tetor, 14:52
-
SHBA jep 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
16 Tetor, 20:49
-
'Ukraina po humbet terren çdo ditë', Krisafi: Armatimet nuk kanë qenë të duhura! Perëndimi mund të bënte më shumë
16 Tetor, 17:49
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky prezanton Planin e Fitores në Parlamentin e Kievit! Bën thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në NATO
16 Tetor, 14:43
-
Zëvendëskryeministri serb përsëri në Moskë, takim me shefin e spiunazhit të Rusisë
16 Tetor, 13:15
-
Rusia godet me raketa Mykolaiv, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur! Ushtria ukrainase shkatërron 12 dronë në fluturim
15 Tetor, 16:24
-
Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’
15 Tetor, 12:07
-
Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus
15 Tetor, 07:14