Lufta/ Disa shpërthime të forta raportohen në Kiev

Lufta/ Disa shpërthime të forta raportohen në Kiev

Disa shpërthime të forta janë dëgjuar në Kiev në minutat e fundit.

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko shkroi në Twitter se dëgjoi tre shpërthime "njëri pas tjetrit".

"Paralajmërimi për sulmin ajror ka qenë i ndezur për një orë. Me shumë mundësi, #putin është nxehur për shkak të fundosjes së #Moskva," shtoi ajo, duke iu referuar fundosjes së raportuar të një luftanijeje ruse.

Një dëshmitar okular i tha një korrespondenti të BBC-së se shpërthimet ndodhën në jug-perëndim të kryeqytetit ukrainas.

Sipas mediave ukrainase, shpërthime janë raportuar edhe në qytetin jugor Kherson.

Kjo vjen pasi Rusia kërcënoi të mërkurën se do të godiste qendrat komanduese të Ukrainës pasi pretendoi se Ukraina kishte sulmuar territorin rus.


Lajmi kryesor:

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit