Presidenti amerikan Donald Trump, në një konferencë për mediat, deklaroi se lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt, por jo këtë javë. Trump deklaroi se SHBA-të kanë bërë "hapa të mëdhenj" në luftën ndaj Iranit, duke shtuar se operacioni mund të jetë "pothuajse i përfunduar".
“Kemi bërë përparime të mëdha dhe misioni është pothuajse i përfunduar,” u shpreh ai, duke shtuar se “kemi shkatërruar plotësisht çdo forcë në Iran”.
Sipas presidentit amerikan, deri tani janë goditur më shumë se 5 mijë objektiva, përfshirë baza të prodhimit të dronëve, kapacitetet detare iraniane dhe infrastruktura që lidhet me programin e raketave.
Presidenti amerikan lëshoi edhe një paralajmërim për Teheranin lidhur me furnizimet me naftë. Trump tha se SHBA do të reagojnë “shumë, shumë më ashpër” nëse Irani tenton të bllokojë furnizimet me naftë.
Trump shtoi se kapaciteti raketor i Iranit është reduktuar ndjeshëm. “Aftësia e tyre për raketa ka rënë në rreth 10%, ndoshta edhe më pak,” deklaroi ai.
Pas këtyre deklaratave erdhi menjëherë një rënie e çmimit të naftës. Nafta bruto amerikane ra me 6.19%, duke arritur në 85.27 dollarë për fuçi, ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me 4.6%, duke zbritur në 88.43 dollarë për fuçi. Sipas Trump, nafta dhe gazi natyror nuk mund të mbeten peng të Teheranit.
"Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur. Jemi krenarë për punën tonë. Ne jemi ushtria më e fortë ndonjëherë. I bëmë gjërat mirë dhe shpejt. Po fitojmë, operacionet ushtarake do të përfundojnë së shpejti, megjithëse jo këtë javë", shtoi Trump.
Trump deklaroi se është “i zhgënjyer” nga emërimi i udhëheqësit të ri suprem të Iranit. Duke iu përgjigjur një pyetjeje se kush duhet të drejtojë vendin, Trump tha: “Më pëlqen ideja e dikujt nga brenda, funksionon mirë. E kemi bërë në Venezuelë: është një formulë që funksionon mirë”. Trump nuk ka bërë të ditur se kush sipas tij duhet të drejtojë Iranin. Ai e konsideron shumë qartë të papranueshëm liderin e ri suprem të Iranit, djalin e ajatollahut të vrarë Khamenei.
Në mbrëmje, Izraeli nisi një valë të re sulmesh në Teheran. Ndërsa më herët, një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore të Turqisë dhe është kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli zhvilluan sulme të rënda ndaj disa zonave të Teheranit. Në shënjestër ishin edhe qytete të tjera si Isfahan dhe Karaj, si dhe qytetet Malard dhe Shahriar, të cilat ndodhen pranë kryeqytetit iranian.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë nisur një valë të gjerë sulmesh kundër "objektivave të regjimit terrorist iranian në Teheran". Ky është sulmi i dytë i nisur nga Izraeli sot.

Presidenti Donald Trump ka thënë se ka ende disa objektiva që SHBA-të nuk i kanë goditur ende, por që sipas tij mund të eliminohen "brenda një dite".
"Po presim të shohim se çfarë ndodh para se t'i godasim", tha Trump.
Trump shtoi se këto objektiva janë shumë të lehta për t'u goditur, por dëmet sipas tij, mund të jetë shkatërruese për Iranin.
Ai tha gjithashtu se SHBA-të po punojnë më shpejt se afati kohor i parashikuar fillimisht për këtë operacion.
"Nuk mendonim se pas një muaji do të ishim këtu", tha Trump, 10 ditë pasi SHBA-të dhe Izraeli filluan të sulmonin Iranin.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se është “i zhgënjyer” nga emërimi i udhëheqësit të ri suprem të Iranit. Duke iu përgjigjur një pyetjeje se kush duhet të drejtojë vendin, Trump tha: “Më pëlqen ideja e dikujt nga brenda, funksionon mirë. E kemi bërë në Venezuelë: është një formulë që funksionon mirë”.
Trump nuk ka bërë të ditur se kush sipas tij duhet të drejtojë Iranin. Ai e konsideron shumë qartë të papranueshëm liderin e ri suprem të Iranit, djalin e ajatollahut të vrarë Khamenei.
Megjithatë, ai ende nuk e ka bërë të qartë se cili është opsioni i tij i preferuar, apo se si një figurë e tillë do të mund të merrte drejtimin e vendit.
Në të njëjtën kohë, Trump thotë se udhëheqja e Iranit është shkatërruar, çka ngre pyetjen se kush saktësisht ai dëshiron të drejtojë vendin.
I pyetur për këtë, Trump u përgjigj se dëshiron dikë nga brenda dhe e tha këtë qartë, duke përmendur si model Delcy Rodriguez nga Venezuela.
Megjithatë, mbeten shumë pikëpyetje për zgjedhjen e Trump. Sipas vetë deklarimeve të tij, shumë nga liderët e Iranit janë vrarë dhe disa figura më të moderuara thuhet se janë vrarë gjatë sulmeve të SHBA.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se operacioni ushtarak amerikan në Iran ka bërë “përparime të mëdha” dhe se misioni është pothuajse i përfunduar.
Pas një takimi me republikanët në Kongres, Trump foli para gazetarëve në një konferencë për shtyp, ku theksoi se forcat amerikane kanë shkatërruar në masë kapacitetet ushtarake iraniane.
“Kemi bërë përparime të mëdha dhe misioni është pothuajse i përfunduar,” u shpreh ai, duke shtuar se “kemi shkatërruar plotësisht çdo forcë në Iran”.
Sipas presidentit amerikan, deri tani janë goditur më shumë se 5 mijë objektiva, përfshirë baza të prodhimit të dronëve, kapacitetet detare iraniane dhe infrastruktura që lidhet me programin e raketave.
Trump shtoi se kapaciteti raketor i Iranit është reduktuar ndjeshëm.
“Aftësia e tyre për raketa ka rënë në rreth 10%, ndoshta edhe më pak,” deklaroi ai.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Irani duhet të zgjedhë një lider të aftë për të bërë paqe.
"Ne mendojmë se Irani duhet të emërojë një president, ose një udhëheqës të vendit, i cili do të jetë i aftë të bëjë diçka paqësore", tha Donald Trump.
"Ata kanë goditur amerikanët për 47 vjet. Tani ne nuk duam dikë që do të na vendosë në të njëjtën situatë pas 5 ose 10 vjetësh", shtoi Trump.
Sipas Trump, SHBA-të duan "të përfshihen" në zgjedhjen e udhëheqjes së re iraniane.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar sa i takon situatës në Lindjen e Mesme, gjatë një telefonate që dy liderët zhvilluan më herët gjatë ditës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se biseda mes tyre u fokusua fillimisht tek lufta në Ukrainë, të cilën ai e përshkroi si një konflikt që duket pa fund.
“Po flisnim për Ukrainën, që është thjesht një luftë pa fund,” tha Trump. “Ka një urrejtje të jashtëzakonshme mes presidentit Putin dhe presidentit Zelensky. Nuk po arrijnë ta zgjidhin, por mendoj se ishte një telefonatë pozitive për këtë çështje.”
Ai shtoi se gjatë bisedës u diskutua edhe për situatën në Lindjen e Mesme, ku sipas tij Putin ka shprehur dëshirën për të ndihmuar.
“Ai dëshiron të jetë ndihmues. Unë i thashë: ‘mund të jesh më ndihmues duke e përfunduar luftën në Ukrainë. Kjo do të ishte më e dobishme’. Por patëm një bisedë shumë të mirë,” u shpreh Trump.

Presidenti Donald Trump tha se nafta dhe gazi natyror nuk mund të mbahen peng nga Teherani.
"Gazi dhe nafta nuk mund të mbahen peng nga Teherani", tha Trump.
"Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur. Jemi krenarë për punën tonë. Ne jemi ushtria më e fortë ndonjëherë. I bëmë gjërat mirë dhe shpejt. Po fitojmë, operacionet ushtarake do të përfundojnë së shpejti, megjithëse jo këtë javë", shtoi Trump.
Trump shtoi se nëse Irani do të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, SHBA-të do ta godasin shumë më fuqishëm se më parë.
"Dhe nëse rifillon, ata do të goditen edhe më fort. Ne do të godasim shumë, shumë më fort përballë bllokadës së furnizimeve me naftë bruto”, shtoi Presidenti Trump.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit nuk do të përfundojë brenda kësaj jave, por sipas tij lufta do të mbyllet “shumë shpejt”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për sa kohë do të zgjasë ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran, Trump tha se fundi i operacionit është afër, duke shtuar se Irani tashmë ka humbur shumë nga kapacitetet dhe drejtuesit e tij.
“Mendoj se shumë shpejt. Gjithçka që ata kishin është zhdukur, përfshirë edhe udhëheqjen e tyre”, u shpreh Trump, duke shtuar se shumica e njerëzve nuk e kanë dëgjuar as emrin e personit që përflitet si zëvendësues i ajatollahut në krye të Iranit.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan lëshoi edhe një paralajmërim për Teheranin lidhur me furnizimet me naftë. Trump tha se SHBA do të reagojnë “shumë, shumë më ashpër” nëse Irani tenton të bllokojë furnizimet me naftë.
Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi se nëse do të jetë e nevojshme, Shtetet e Bashkuara do të shoqërojnë anijet që transportojnë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Presidenti Donald Trump deklaroi sot se Irani do të “pushtonte Lindjen e Mesme” nëse SHBA-të dhe Izraeli nuk do të sulmonin të parët.
“Irani është një vend shumë i fuqishëm. Ata do të pushtonin Lindjen e Mesme. Nëse nuk do t’i godisnim, ata do të pushtonin Lindjen e Mesme”, tha Trump në një konferencë për shtyp në Florida.
Presidenti tha se “shumica” e raketave dhe armëve të tjera të Iranit janë shkatërruar tani. Ai shtoi se ato “ishin të drejtuara drejt vendeve të Lindjes së Mesme që nuk kishin të bënin fare me këtë”.
Trump tha se Irani do të përpiqej gjithashtu të shkatërronte Izraelin, por SHBA-të "e ndaluan atë në kohën e duhur".
“Jemi shumë krenarë që jemi të përfshirë në këtë dhe do të përfundojë së shpejti, dhe nëse rifillon, ata do të goditen edhe më rëndë”, tha Trump.

Foto:Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po mban një konferencë për shtyp në klubin e tij të golfit në Florida, ndërsa lufta në Iran ka hyrë në javën e dytë.
Trump deklaroi se SHBA-të kanë bërë "hapa të mëdhenj" në luftën ndaj Iranit, duke shtuar se operacioni mund të jetë "pothuajse i përfunduar".
“Po arrijmë me hapa të mëdhenj drejt përmbushjes së objektivit tonë ushtarak dhe operacioni është thuaje i përfunduar”, tha Trump.

Foto: Donald Trump
Presidenti Donald Trump në fjalimin e tij në Konventën Kombëtare Republikane tha se operacioni në Iran po shkon mirë.
"Nuk do të dorëzohemi derisa armiku të mposhtet plotësisht dhe në mënyrë vendimtare. Po bëjmë një punë të shkëlqyer. Tani bota na respekton. Po e shkatërrojmë armikun me aftësi të shkëlqyera teknike. Kemi fundosur 46 njësi detare armike. Kemi vrarë udhëheqësin e Iranit dhe tani askush nuk e di se kush vendos. Mos harroni, Irani ka bërë kaq shumë gjëra të këqija. Orët e terroristëve janë të numëruara”, tha Trump.
Presidenti Donald Trump e përshkroi luftën e vazhdueshme në Iran si një "ekskursion të vogël" gjatë fjalimit në Konferencën Republikane të Dhomës së Përfaqësuesve në Florida.
“Vendi ynë po ecën shumë mirë. Dua të them, në një nivel që askush nuk e mendonte. Bëmë një ekskursion të vogël sepse ndienim sikur duhej ta bënim për të hequr qafe ndonjë të keqe”, tha presidenti.

Foto: Donald Trump
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shkatërruar "rreth 80 përqind" të vendeve të lëshimit të raketave të Iranit, tha Presidenti Trump gjatë një fjalimi në një aktivitet të Partisë Republikane në Florida

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Gharib Abadi, deklaroi gjatë një interviste në një kanal televiziv shtetëror se "disa vende, përfshirë Kinën, Rusinë dhe Francën, i kanë kërkuar Teheranit të bëjnë një armëpushim".
Ai shtoi se "kushti i parë është ndërprerja e sulmeve".

Çmimet e naftës shënuan rënie këtë mbrëmje pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi gjatë një interviste se lufta me Iranin “në thelb ka përfunduar”.
Nafta bruto amerikane ra me 6.19%, duke arritur në 85.27 dollarë për fuçi, ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me 4.6%, duke zbritur në 88.43 dollarë për fuçi.

Foto: Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për CBS ka deklaruar se lufta në Iran praktikisht ka mbaruar
"Mendoj se lufta me Iranin në thelb ka mbaruar. Do të mbarojë së shpejti. Shtetet e Bashkuara janë shumë më përpara sesa periudha katër deri në pesë javë", tha Trump.
"Ata nuk kanë anije, asnjë komunikim dhe asnjë forcë ajrore", theksoi ai.

Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike njëorëshe mbi situatën ndërkombëtare, duke filluar me Iranin.
Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, e quajti bisedën mes dy liderëve "të sinqertë dhe konstruktive".
Sipas Ushakov, biseda mes dy liderëve u përqëndrua në 2 çështje kyçe në arenën ndërkombëtare, te lufta në Iran dhe te lufta në Ukranë.
“Putin e mbajti theksin te Irani dhe negociatat për Ukrainën, dhe Trump përsëriti interesin për një armëpushim të shpejtë dhe një zgjidhje afatgjatë në Ukrainë”, shpjegoi Ushakov, sipas Tass.
Ai shtoi se liderët e 2 shteteve diskutuan edhe për çështjen e Venezuelës, si dhe shprehën gatishmërinë për të mbajtur kontakte të rregullta me njëri-tjetrin.
"Udhëheqësit e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara diskutuan gjithashtu çështjen e Venezuelës dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të komunikuar rregullisht", shtoi zyrtari rus.

Mbi 1,900 ushtarë dhe oficerë iranianë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, tha zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin, në një njoftim për shtyp.
Sipas mediave të huaja, Defrin shtoi se mijëra të tjerë besohet se janë plagosur gjatë sulmeve.
"Ne kemi shumë objektiva të tjerë; kjo është një përpjekje e vazhdueshme dhe ne po i thellojmë sulmet në të gjitha nivelet e regjimit", shtoi zëdhënësja.

Britania e Madhe ka hequr dorë nga planet për të dërguar potencialisht aeroplanmbajtësen HMS Prince of Wales në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarë të Downing Street për Financial Time.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte ironizuar më herët kryeministrin britanik Keir Starmer për dëshirën e tij për t'u bashkuar me një luftë që sipas tij, ishte fituar tashmë.
Trump kishte pretenduar më herët se nuk kishte më nevojë për aeroplanmbajtëset e Britanisë së Madhe.
Ndërkohë disa burime brenda Britanisë thanë se qëndrimi i Trump nuk kishte ndikim në vendimin e Londrës dhe se telefonata e djeshme midis dy udhëheqësve ishte "konstruktive".

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se avionët luftarakë britanikë Typhoon kanë rrëzuar dronë iranianë që ishin drejtuar për në Jordani dhe Bahrein.
"Operacione ajrore mbrojtëse" janë gjithashtu duke u zhvilluar në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe, thekson më tej Ministria e Mbrojtjes Britanike.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca "nuk po merr pjesë në konfliktin e vazhdueshëm" në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik.
Sipas mediave të huaja, komentet Macron i bëri gjatë fjalimeve në bordin e aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle, duke u kthyer nga Qiproja.
Vendosja e saj në Mesdheun Lindor u bë "për të mbrojtur qytetarët tanë në rajon dhe më shumë se 400,000 qytetarët që banojnë atje", theksoi presidenti francez.
"Për më tepër, prania juaj synon të mbrojë aleatët dhe miqtë tanë, ata me të cilët kemi marrëveshje mbrojtjeje, veçanërisht Qipron", vazhdoi kreu i shtetit francez.
Së fundmi, "misioni juaj do të jetë të koordinoni një operacion më të gjerë, paqësor dhe mbrojtës për të ruajtur lirinë e lundrimit. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për interesat e Francës, për të lejuar rrjedhën e naftës dhe gazit", deklaroi Macron, duke shtuar se lufta në Lindjen e Mesme do të zgjasë "ndoshta disa javë".
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Teheranit për të shprehur besnikërinë e tyre ndaj liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.
Siç shihet edhe nga pamjet, turma bërtet me të madhe 'Allahu Ekber"
Turma u mblodh në Enghelab, një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, ku atmosfera u krahasua me ditën e funeralit të babait të tij, Ali Khamenei.
Mojtaba Khamenei u zgjodh si udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së Ali Khameneit në ditën e parë të operacionit ushtarak amerikano-izraelit më 28 shkurt.

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, do të vazhdojë "politikat ekstremiste dhe të çmendura" të babait të tij.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, kur u pyet nga CNN në lidhje me emërimin e pasardhësit të Ali Khameneit, i cili u vra në një sulm izraelit.
Sa'ar e quajti Khamenein një "skifter anti-amerikan dhe anti-perëndimor", duke shtuar se "është e qartë se ekstremistët vazhdojnë të diktojnë vijën politike në Teheran".
I pyetur nëse udhëheqësi i ri suprem mund të bëhet një shënjestër për Izraelin, siç kërcënoi më parë Donald Trump, Sa'ar u përgjigj: "Do të duhet të prisni dhe të shihni".

Vladimir Putin
Mes tronditjes së tregjeve energjetike nga lufta në Gjirin Persik, Rusia thotë se është gati të furnizojë Europën me naftë dhe gaz.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi në një mbledhje në Kremlin se Moska është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Europian për të stabilizuar tregun energjetik.
Sipas tij, Rusia mund të garantojë furnizimet e nevojshme me energji për vendet europiane në këtë situatë emergjente, por për këtë duhet të vijë një sinjal nga vetë Europa.
Putin shtoi se Moska ka paralajmëruar disa herë për rreziqet që do të sillnin për tregun energjetik përpjekjet për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

Djemtë e presidentit Donald Trump
Familja e presidentit amerikan Donald Trump po hyn edhe më thellë në industrinë e dronëve.
Dy djemtë e tij të mëdhenj, Eric Trump dhe Donald Trump Jr. po investojnë në një kompani të re dronësh të quajtur Powerus, me seli në West Palm Beach në Florida. Kompania njoftoi se do të hyjë në bursë përmes një bashkimi me kompaninë Aureus Greenway Holdings, e listuar në Nasdaq Composite.
Pas lajmit për marrëveshjen, aksionet e Aureus Greenway u rritën deri në 24%. Ndërkohë fondi Korea Climate & Governance Improvement Fund ka investuar 50 milionë dollarë në këtë projekt.
Ky është vetëm një nga investimet e fundit të familjes Trump në sektorin e dronëve. Muajin e kaluar, Eric Trump mbështeti një marrëveshje rreth 1.5 miliardë dollarë për të futur në bursë kompaninë izraelite Xtend, që prodhon dronë taktikë.
Investimet vijnë në një moment kur Departamenti amerikan i Mbrojtjes po rrit ndjeshëm blerjet e sistemeve pa pilot. Pentagoni ka nisur një program rreth 1.1 miliardë dollarë për të blerë qindra mijëra dronë deri në vitin 2027 dhe për të ndërtuar një bazë prodhimi në SHBA për këtë teknologji.
Ditën e sotme një tjetër raketë iraniane kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë. Raketa u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe mbetjet e saj ranë në Gaziantep.
Lidhur me këtë sulm, ka reaguar Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka paralajmëruar Iranin që të shmangë provokimet.
"Në dritën e incidentit të sotëm, përsëris se nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë një gabim", tha mes të tjerash Erdogan.

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se qeveria është gati për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimin e sulmeve ndaj vendeve të Gjirit në një përpjekje për t'i ushtruar presion mbi to që të bindin Presidentin Donald Trump të tërhiqet nga konflikti.
Paralajmërimi erdhi nga Kamal Kharazi-n, këshilltari i politikës së jashtme në Zyrën e Liderit Suprem gjatë një interviste për CNN në Teheran. Ai deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm përmes vështirësive ekonomike.
"Nuk shoh më hapësirë për diplomaci. Sepse Donald Trump i ka mashtruar të tjerët dhe nuk i ka mbajtur premtimet e tij; ne e kemi përjetuar këtë në dy raste gjatë negociatave: ndërsa ishim duke negociuar, ata na goditën. Kjo luftë po ushtron shumë presion - presion ekonomik - mbi të tjerët, për sa i përket inflacionit dhe mungesës së energjisë; kështu që nëse vazhdon, ky presion do të rritet më tej dhe të tjerët nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të ndërhyjnë", tha Kharazi për CNN.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë eliminuar Abu Hassin Ra'ghab, Komandantin e njësisë Nasser të lëvizjes shiite libaneze pro-iraniane Hezbollah.
Sipas mediave të huaja, njoftimi u bë nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cituar nga faqja e internetit e lajmeve Ynet.
Ministri vizitoi sot Komandën Veriore të IDF-së, ku u informua mbi eliminimin e militantit të dyshuar, i cili ndodhi gjatë një sulmi ajror gjatë natës.
"Vendimi për të vepruar menjëherë për të mbrojtur vendbanimet është një vendim moralisht i saktë dhe operacional, si dhe një vendim që gjithashtu lejon vazhdimësinë; u jep vendbanimeve besimin se ajo që ka ndodhur nuk do të kthehet", deklaroi Katz.
Deklaratat e tij erdhën pasi IDF nisi një inkursion tokësor në Libanin jugor mbrëmjen e djeshme, me qëllimin e deklaruar për të "shtuar një shtresë tjetër mbrojtjeje" për banorët e Izraelit verior.
.jpg)
Foto: Jamal Al-Musharakh
Emiratet e Bashkuara Arabe "nuk do të marrin pjesë në asnjë sulm" kundër Iranit. Kështu deklaroi Ambasadori i Emirateve në Gjenevë, Jamal Al-Musharakh, duke mohuar se vendi i tij ka shërbyer si bazë për ofensiva kundër Teheranit.
"Bazat tona nuk janë përdorur për të sulmuar Iranin. Si Emiratet e Bashkuara Arabe, ne nuk do të marrim pjesë në asnjë sulm kundër Iranit dhe nuk do të përfshihemi kurrë", tha diplomati, duke theksuar se Emiratet janë shënjestruar nga sulme "krejtësisht të pajustifikuara" ditët e fundit.
Pesë lojtare të kombëtares së femrave të futbollit të Iranit, që mori pjesë në Kupën e Azisë në Australi, kanë lënë hotelin ku skuadra ishte akomoduar në Gold Coast dhe kanë kërkuar azil në Canberra. Kështu raporton Iran International. Drejtuesit që shoqëronin ekipin, shton e njëjta media, po i kërkonin ato, por tani sportistet “ndodhen në një vend të sigurt”.
Javën e kaluar, lojtaret shmangën këndimin e himnit të Republikës Islamike para ndeshjes me Korenë e Jugut, në shenjë solidariteti me protestat e janarit në Iran dhe me ata që janë vrarë, mes tyre edhe Sahba Rashtian, një asistente arbitre e futbollit të femrave, 23 vjeç. Që nga ajo kohë, sipas raportimeve, ato dhe familjet e tyre në Iran kanë marrë kërcënime për sigurinë.
Video në rrjetet sociale tregojnë se mbrëmë mbështetës iranianë, të cilët kishin pritur ekipin kur mbërriti me autobus, u përpoqën ta ndalonin mjetin pasi panë shenja kërkese për ndihmë nga disa prej futbollisteve. Më pas ata u mblodhën para hotelit duke thirrur: “Shpëtoni vajzat tona”.
Presidenti amerikan është përfshirë në këtë ccështje ndërkohë. Ai I ka bërë thirrje qeverisë australiane që tu vijë në ndihmë futbollisteve iraniane.
“Australia po bën një gabim të tmerrshëm humanitar duke lejuar që kombëtarja femërore e futbollit të Iranit të detyrohet të kthehet në Iran, ku me shumë gjasa do të vritet. Mos e bëni këtë, jepuni azil. Shtetet e Bashkuara do t’i marrin nëse ju nuk e bëni”. Kështu deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social Truth.

Foto: Marco Rubio
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka akuzuar Iranin se po përpiqet të "mbajë botën peng" me sulmet e tij ndaj shteteve të Gjirit dhe bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, të nisur nga Teherani në përgjigje të operacionit të SHBA-së dhe Izraelit.
"Mendoj se të gjithë e shohim qartë kërcënimin që ky regjim paraqet për rajonin dhe botën; ata po përpiqen ta mbajnë botën peng", tha Rubio gjatë një fjalimi në Departamentin e Shtetit, ku ndër të tjera theksoi se Shtetet e Bashkuara po arrijnë objektivat e tyre të luftës.

Zyrtarët e Pentagonit i kanë deklaruar Kongresit se java e parë e luftës ka kushtuar rreth 6 miliardë dollarë nga fondet publike. Lajmi është raportuar nga New York Times, sipas të cilit forcat amerikane të angazhuara në Lindjen e Mesme kanë kaluar 50 mijë trupa, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe rreth një duzinë anijesh luftarake, ndërsa dhjetëra bombardues dhe avionë luftarakë janë në rrugë për t’u dislokuar.
Emmanuel Macron në Qipro
Një sulm ndaj Qipros është sulm ndaj gjithë Europës. Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një deklarate në Nicosia, ku ndodhet për vizitë zyrtare.
Macron tha se prania e vendeve europiane në rajon tregon forcën e partneriteteve strategjike dhe se ideja e një Europe të mbrojtjes nuk është më vetëm retorikë, por përfshin edhe forca reale në terren.
Ai u ndal edhe te përshkallëzimi i tensioneve në Liban. Sipas tij, situata është shumë shqetësuese dhe duhet të ndalet sa më shpejt.
Macron kërkoi që Hezbollah të ndalë bombardimet, ndërsa i bëri thirrje edhe Israelit që të përfundojë sa më shpejt operacionet ushtarake dhe sulmet në territorin libanez.
Presidenti francez njoftoi gjithashtu se po punohet për një mision ndërkombëtar që do të shoqërojë anijet tregtare dhe cisternat e naftës në Ngushticwn e Hormuzit.
Sipas tij, misioni do të ketë karakter mbrojtës dhe do të organizohet bashkë me partnerë europianë dhe jashtë Europës, me qëllim që të rihapet gradualisht trafiku detar në një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë botërore dhe për furnizimin me naftë dhe gaz.

Aeroplanmbajtësja HMS Prince of Wales.
Britania e Madhe ka vendosur në gatishmëri të avancuar një nga anijet e saj më të fuqishme ushtarake, aeroplanmbajtësen HMS Prince of Wales.
Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi se po shkurtohet koha që anija të jetë gati për t’u nisur në rast se kërkohet dislokimi i saj, ndërsa kriza në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet.
Në një deklaratë thuhet se aeroplanmbajtësja ka qenë gjithmonë në nivel të lartë gatishmërie, por përgatitja e saj po rritet edhe më tej për një nisje të mundshme.
Sipas raportimit të Sky News, që citon një burim ushtarak, anija dhe ekuipazhi i saj janë paralajmëruar për një dislokim të mundshëm në Lindjen e Mesme.
Vendimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se anija do të dërgohet menjëherë në rajon, por i jep më shumë fleksibilitet kryeministrit britanik Keir Starmer për ta dislokuar më shpejt nëse situata e kërkon.
.jpg)
Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri sot në hapësirën ajrore të Turqisë dhe u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se raketa u identifikua dhe u neutralizua nga mbrojtja ajrore e aleancës përpara se të përbënte kërcënim për territorin turk.
Sipas autoriteteve turke, fragmentet e raketës kanë rënë pranë qytetit Gaziantep, në juglindje të vendit. Zona u izolua nga forcat e sigurisë për kontrolle, por nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Incidenti shihet si një përshkallëzim i ri i konfliktit në rajon, pasi për herë të parë një raketë nga lufta ka hyrë në hapësirën ajrore të një vendi anëtar të NATO-s.
Autoritetet turke thanë se do të publikojnë detaje të tjera nëse dalin informacione të reja për trajektoren e raketës dhe objektivin e mundshëm.
Kryeministri libanez Nawaf Salam
Mes përshkallëzimit të luftimeve në rajon, Libani thotë se është gati të ulet në tryezë me Izraelin.
Kryeministri libanez Nawaf Salam deklaroi se vendi i tij është i hapur për negociata që synojnë një paqe “të fortë, të qëndrueshme dhe efektive”. Në një intervistë për gazetën L'Orient-Le Jour, Salam tha se Bejruti është gati për bisedime në çdo format dhe me çdo agjendë.
“Jemi të hapur për çdo agjendë, çdo format dhe çdo vend ku mund të zhvillohen negociatat”, u shpreh ai.
Deklarata vjen në një moment kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm dhe përplasjet mes Izraelit dhe forcave të mbështetura nga Irani në Liban kanë shtuar frikën për një përshkallëzim më të madh të konfliktit.

Qiproja po kthehet në një pikë të re tensioni në krizën e Lindjes së Mesme. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërritën në ishull për të treguar mbështetjen e Bashkimit Europian pas sulmit me dron të javës së kaluar.
Dy liderët pritet të takohen në qytetin Pafos me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides. Në fokus të bisedimeve është siguria e ishullit, liria e lundrimit në rajon dhe koordinimi për evakuimin e qytetarëve europianë nga zonat me rrezik.
Pas sulmit me dron që kishte në shënjestër bazat britanike në RAF Akrotiri, Greqia ka dërguar në zonë anije ushtarake HS Kimon dhe HS Psara, si edhe katër avionë luftarakë për të patrulluar bregdetin jugor të Qipros. Edhe Franca ka shtuar praninë ushtarake. Parisi ka dërguar anijen Languedoc dhe sisteme tokësore kundër dronëve dhe raketave. Në ditët në vijim pritet të mbërrijë në Mesdheun lindor edhe aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle.
Anije luftarake nga Italia, Holanda dhe Spanja pritet gjithashtu të bashkohen në zonë, ndërsa Britania do të dërgojë shkatërruesen HMS Dragon.
Në të njëjtën kohë, Turqia ka vendosur gjashtë avionë luftarakë në pjesën veriore të ishullit, që kontrollohet nga turqit. Presidenti Christodoulides e quajti këtë një reagim ndaj deklaratave të vendeve të BE-së që theksojnë se siguria e Qipros është përgjegjësi e përbashkët e unionit.

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, dyshohet se është plagosur gjatë luftës që po zhvillohet në rajon.
Televizioni shtetëror iranian e ka përshkruar atë si “Jaanbaz i Ramazanit”, një term që përdoret për veteranët e luftës të plagosur. Përshkrimi është interpretuar si një konfirmim indirekt se ai ka marrë plagë gjatë konfliktit aktual.
Lajmi është raportuar nga Iran International dhe mediat izraelite, mes tyre edhe Times of Israel.
Sipas raportimeve, televizioni shtetëror iranian ka dhënë edhe detaje për profilin e liderit të ri duke thënë se flet rrjedhshëm anglisht dhe ka kryer studime të specializuara në psikologji dhe psikoanalizë.
Ai përshkruhet gjithashtu si njohës i teknologjive moderne, i shkencave ushtarake dhe i çështjeve të sigurisë, si edhe i parimeve politike dhe mekanizmave ekzekutivë të shtetit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei
Irani po drejton gishtin nga Europa për sulmet amerikano-izraelite që po godasin vendin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se vendet europiane kanë krijuar “kushtet e favorshme” që këto sulme të ndodhin. Sipas tij, veprimet e tyre në ditët e fundit i kanë bërë SHBA-në dhe Izraelin më të guximshëm për të kryer sulme dhe për të shkelur ligjin ndërkombëtar.
Baghaei u shpreh se në vend që të këmbëngulnin te respektimi i ligjit dhe të kundërshtonin kërkesat e Uashingtonit, vendet europiane kanë zgjedhur të bashkërendojnë qëndrimet me SHBA-në.
Ai përmendi veçanërisht diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit dhe çështje të tjera që lidhen me konfliktin. Sipas Teheranit, këto qëndrime kanë krijuar klimën që i ka hapur rrugë sulmeve të fundit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Mojtaba Khamenein për zgjedhjen e tij si Udhëheqës Suprem i Iranit. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass. Putin theksoi 'mbështetjen e pakushtëzuar për Teheranin' dhe 'solidaritetin e Rusisë me popullin iranian', thuhet nga agjencia.
Putin shprehu gjithashtu bindjen se Khamenei do të vazhdojë veprën e të atit dhe «do të bashkojë popullin iranian përballë sfidave që do të duhet të përballojë». Në mesazhin drejtuar Khameneit, Putin e quajti sërish sulmin ndaj Iranit 'një agresion të armatosur'.

Irani ka nisur valën e parë të sulmeve me raketa drejt Izraelit, pasi Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqësi i ri suprem i vendit, sipas një postimi në kanalin Telegram të transmetuesit shtetëror IRIB.
Në postim u publikua një fotografi që duket se tregon një predhë me mbishkrimin “Në shërbimin tuaj, Sejjid Mojtaba”, një referencë fetare shiite që shfaqet edhe në materialet zyrtare.

Një sulm me dron iranian ka plagosur 32 persona, katër prej tyre rëndë, në Sitra të Bahreinit, sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe njoftimit të Agjencisë së Lajmeve të Bahreinit.
“Mes tyre ka katër raste të rënda, përfshirë fëmijë që kanë pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale,” shkroi Ministria.
Një vajzë 17-vjeçare ka marrë plagë serioze në kokë dhe sy, ndërsa dy fëmijë 7 dhe 8 vjeç kanë pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme, thotë njoftimi ku theksohet se mes të lënduarve është edhe një foshnje 2-muajshe.
Rafineria e vetme e naftës në vend është goditur dhe ka detyruar kompaninë shtetërore të naftës të shpallë forcë madhore për dërgesat e saj të naftës. Shpallja e forcës madhore nënkupton një pengesë absolute që e bën të pamundur përmbushjen e një kontrate ose detyrimi; është një mënyrë për t’u liruar nga përgjegjësia për mosrespektim ose vonesë dhe për të përjashtuar pagesën e penaliteteve.

Vendimi se kur do t’i jepet fund luftës me Iranin “do të ndahet” me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Kështu deklaroi Donald Trump në një intervistë për The Times of Israel, duke theksuar se Irani do ta kishte shkatërruar Izraelin nëse nuk do të ishin ai dhe Izraeli.
“Irani do ta kishte shkatërruar Izraelin dhe gjithçka që ndodhej përreth. Ne kemi punuar së bashku dhe kemi shkatërruar një vend që donte të shkatërronte Izraelin”, theksoi ai.

Luftime të ashpra janë zhvilluar në Libanin lindor, pranë kufirit me Sirinë, ku trupat izraelite kanë zbarkuar me helikopterë. Kështu shkruan Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit duke sqaruar se përplasjet kanë ndodhur pranë fshatit Nabi Chit.
Zona ishte vënë në shënjestër edhe 24 orë më parë nga një komandë izraelite që, pa sukses, po përpiqej të rikuperonte trupin e një aviatori izraelit të kapur në vitin 1986.
Një burim i Hezbollahut tha se lëvizja shiite libaneze ka rrëzuar një helikopter izraelit në atë zonë.
Ushtria izraelite deklaroi se ka goditur zonën e Bejrutit të hënën në mëngjes, duke marrë në shënjestër grupin militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.
Njëkohësisht, në Doha të Katarit raportohen shpërthime të forta.

Brenda 10 ditësh nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, bursat janë futur në ‘shok’. Kërcënimi i Iranit, për bllokim total të Ngushticës së Hormuzit, prej nga ku kalon 20% e konsumit ditor global me lëndë djegëse, përveçse ka ngadalësuar prodhimin, po shoqërohet me shtrenjtim të fortë të naftës bruto.
Nga 70 dollarë fuçia më 27 shkurt, një ditë para sulmit të SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iran, sot çmimi ka arritur deri në 119 dollarë fuçia, dhe si mesatare po luhatet në 103 dollarë fuçia.
Çmimet e naftës “do të bien shpejt me përfundimin e shkatërrimit të kërcënimit bërthamor të Iranit”. Kështu deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Rritja e çmimeve është “një çmim i vogël për t’u paguar për paqen dhe sigurinë e SHBA-së dhe të botës. Vetëm të çmendurit mendojnë ndryshe”, theksoi Trump.
Komente












SA ME SHUME BOMBA HIDHEN NE IRAN .. ME SHUME IRANIANET DO BASHKOHEN DHE LUFTOJNE KUNDER AMERIKE DHE IZRAELIT..FOTO ESHTE TREGUESI ME I MIRE,,,.100 MILIONE NJEREZ...NUK BEHET SHAKA .ME TA O LUM DJALI.+GRUPIMET E TJERA ANTI-IZRAEL NE LINDJEN E MESME......
PërgjigjuPo Eva Murati a eshte mire, se ajo punon ne Bahrein.
Përgjigju