
Kanë kaluar dy vite tashmë nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, një ngjarje e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë tek ekonomia botërore. Me moszgjidhjen e konfliktit shtohen dhe më shumë idetë se agresioni rus mund të përhapet drejt ballkanit.
Për këtë eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi i ftuar te "5 Pyetje nga Babaramo" më Report tv, u shpreh se pasojat e luftës vazhdojnë të ndihen në ekonominë botërore dhe se Rusia nuk është dobësuar.
“Ne akoma jemi në fazën që pasojat e këtij konflikti ushtarak, akoma nuk janë zbehur. Ka pasur një rritje ekstreme të çmimeve. Rusia në fillim përfitoi më shumë në fillim sesa pati humbje, kjo sepse çmimet u rritën. Paguajtën taksapaguesit europianë, pjesën më të lartë të çmimeve, vendosja e sanksioneve rezultoi që ishte e pasuksesshme. Po të shikoni importi nga India për naftën ruse është 13 herë më i lart. Në një farë mënyre është planifikuar më parë nga Rusia” shpjegoj ekonomisti.
Majlind Lazimi u shpreh gjithashtu se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë ishin të pa zbatueshme dhe se kanë dështuar në qëllimin e tyre për të dobësuar Rusinë.
“Në momentin që ne po flasim biznesin më të madhe e bëjnë tregtarët, sanksionet e BE-së kanë rezultuar të pa zbatueshme pasi nuk mund të caktohet se kujt vendi i përket nafta duke qenë se tregtia vjen nga tregtarët. Nga ana tjetër impakti ekonomik që u mendua se do kishte ndaj Rusisë, në vitin 2024 parashikohet rritje deri në 2.6 përqind që është surprizuese dhe aspak lajm i mirë” shtoi Lazimi.
Lajmi kryesor:
Koloneli shqiptar në NATO: Pse ofensiva ukrainase nuk dha rezultat ndaj Rusisë! Eksperti Lazimi: Lufta e ardhshme SHBA-Kinë
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1054
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin sugjeron administrim të përkohshëm ndërkombëtar të Ukrainës, si rrugë për t'i dhënë fund luftës! Të jetë nën kujdesin e OKB, SHBA dhe BE
28 Mars, 08:14
-
Putin paralajmëron rritjen e numrit të ushtarëve në Arktik: Rusia do të mbrojë interest e veta!
27 Mars, 20:29
-
Samiti ‘Koalicioni i vullnetit’/ Macron: Bashkohuni për t'u mbrojtur nga Rusia, Meloni e prerë: Italia nuk do të marrë pjesë me forcë ushtarake në Kiev
27 Mars, 17:16
-
Përfundon samiti për Ukrainën në Paris, Macron: Rusia pretendon se po negocion, ende herët për të hequr sanksionet! Nuk ka unanimitet për paqeruajtësit
27 Mars, 15:05
-
Mbahet në Paris samiti për Ukrainën, reagon Moska: Britania dhe Franca po bëjnë plan për ndërhyrje ushtarake
27 Mars, 11:47
-
Demush Shasha: Përpjekjet e Rusisë për të gjetur paqe me veten
27 Mars, 11:18
-
Lufta në Ukrainë/ Korea e Jugut akuzon atë të Veriut: Ka dërguar 3 mijë ushtarë të tjerë për të ndihmuar Rusinë
27 Mars, 11:07
-
'Putin do të vdesë së shpejti', Zelensky: Kur kjo të ndodhë, çdo gjë do mbarojë
27 Mars, 10:05
-
Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë
26 Mars, 21:35
-
Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre
26 Mars, 20:40
-
Rusia kërkon heqjen e sanksioneve para nisjes së armëpushimit detar në Ukrainë
26 Mars, 18:45
-
Rusia kushtëzon zbatimin e armëpushimit të pjesshëm me Ukrainën, Lavrov: Duam garanci që Kievi do respektojë pikat e marrëveshjes, SHBA t’i bëjë presion Zelenskyt
26 Mars, 18:30