Putin flet pas revoltës së grupit Wagner: Ushtria jonë shpëtoi Rusinë nga shkatërrimi! Përpjekjet për të shkaktuar destabilizim dështuan! Prigozhin: S’doja të rrëzoja presidentin rus

Pas situatës së krijuar me rebelimin e grupit mercenar Wagner, Presidenti rus Vladimir Putin ka dalë publikisht ti flasë kombit të tij në televizionin shtetëror. Putin falënderoi kombin për unitetin, duke shtuar se të gjitha vendimet e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin u morën që në fillim dhe "rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi, organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale".

Putini u tha rusëve ata që organizuan "kryengritjen" donin që Rusia të humbiste "dhe shoqëria jonë të mbytej në gjak, por ata e llogaritën gabim". Ai vazhdoi të falënderojë të gjitha shërbimet e sigurisë "që i qëndruan besnikë betimit të tyre" si dhe pilotët që humbën jetën. Presidenti rus thotë se "shumica dërrmuese" e kompanisë Ëagner janë patriotë të Rusisë, ata janë heronj që luftuan në Bakhmut.

“Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme”, shton Putin. Putin falënderon komandantët dhe ushtarët e Ëagnerit që shmangën gjakderdhjen dhe u premton atyre që duan të shkojnë në Bjellorusi se do ta mbajë premtimin e tij, tha  Putin publikisht.

Putin thotë se të gjitha vendimet e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin u morën që në fillim. Gjithsesi thotë Putin rebelimi do të ishte shtypur  dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale, shton ai. Putin më pas falënderoi Lukashenkon dhe u kërkoi njerëzve të Wagner të nënshkruajnë një kontratë vullnetare me Mini strinë e Mbrojtjes, të kthehen në shtëpi ose të transferohen në Bjellorusi, ku po krijohen kampe për kompaninë private ushtarake.

Ndërkohë përmes një mesazhi audio gati 13 minutash Kreu i kompanisë Wagner Prigozhin deklaroi se marshimi i njerëzve të tij drejt Moskës "nuk kishte për qëllim të merrte pushtetin dhe të rrëzonte qeverinë, por të denonconte sjelljen e keqe të operacioneve ushtarake në Ukrainë".

"Nuk ishte një marshim për të tentuar një grusht shteti, por një marshim për drejtësi" tha ai ne mesazhin audio .

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, për të cilin nuk kishte asnjë lajm të sigurtë se ku ndodhej që nga njoftimi i dorëzimit të shtunën në mbrëmje, u deklarua se ishte parë në hotelin Green City në Minsk, në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Kjo u raportua nga kanalet ruse Telegram dhe Kyiv Post, e cila citon mediat bjelloruse. Ndërkohë ushtria ukrainase ka çliruar fshatin Rivnopil në rajonin e Donetskut. Zëvendësministrja e Mbrojtjes Anna Malyar në Telegram tha se "Forcat e mbrojtjes e sollën Rivnopolin përsëri nën kontrollin tonë"

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se grupi Ëagner do të vazhdojë të operojë në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Nga ana tjetër Gjermania planifikon të dërgojë 4.000 trupa shtesë të NATO-s në Lituani, për të ndihmuar në sigurimin e krahut lindor të aleancës. Kjo është bërë me dije nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.Ndërsa Kina ka përsëritur mbështetjen e saj për Rusinë "në ruajtjen e stabilitetit kombëtar". Dhe Kievi nis një "ofensivë të madhe" ndaj fronti Lindor.

4 miliarde rubla në zyrën e Prigozhin
Në hotelin Trezzini në Shën Petersburg, që besohet se është zyra e Prigozhinit, dyshohet se janë gjetur 4 miliardë rubla, afërsisht 44 milionë euro. Megjithatë, Putini ka dalë më i dobët nga sulmi, Blinken nënvizon "krisje në sistemin e pushtetit të liderit të Kremlinit".

Gjatë natës, raketa ruse dhe dronë janë hedhur në rajonin e Odesses. Presidenti ukrainas, Zelensky tha se ka bërë një bisedë telefonike me Biden për krizën e Rusisë. Ai shkruan se i kërkoi të rritet mbështetja.

“Unë fola me presidentin e SHBA-së Joseph Biden. Një bisedë pozitive dhe frymëzuese. Ne diskutuam armiqësitë dhe proceset e vazhdueshme në Rusi. Bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë derisa të rivendoset rendi ndërkombëtar. Është e rëndësishme të rriten më tej aftësitë e Ukrainës për të mbrojtur qiejt. Në këtë kontekst, e falënderova për mbështetjen e koalicionit të avionëve luftarakë. Ne diskutuam për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të mbrojtjes, me fokus në armët me rreze të gjatë", shtoi Zelensky. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
U tërhoqën nga kryengritja, Putin: Falenderoj ushtarët dhe komandantët e Wagner-it që nuk derdhën gjak

Presidenti rus Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim në televizionin shtetëror rus ku ka bërë një sërë falënderimesh për të gjitha ata që u -përballen me tensionet e ditëve të fundit në Kremlin.

Putin falenderoi kombin për unitetin, duke shtuar se të gjitha vendimet e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin u morën që në fillim dhe rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi nga forcat ruse.

Ai gjithashtu tha se organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale.

Putini u tha rusëve se ata që organizuan kryengritjen donin që Rusia të humbiste dhe shoqëria jonë të mbytej në gjak, por ata e llogaritën gabimin.

Ai vazhdoi të falënderojë të gjitha shërbimet e sigurisë që i qëndruan besnikë betimit të tyre si dhe pilotët që vdiqën në përballje me forcat Wagner.

Tutje udhëheqësi rus shtoi se udhëheqja ndërmori hapa për të shmangur gjakderdhjen e madhe, por u desh kohë deri në stabilizimin e situatës.

"Falënderoj ushtarët dhe komandantët e Wagner-it që nuk derdhën gjak ju mund të nënshkruani një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, ose të transferoheni në Bjellorusi," tha ai.

 

 

Ora 21:20
Putin për grupin e mercenarëve: Shumica e Wagner janë patriotë të Rusisë

1687591375_greww.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi ka thënë se shumica dërrmuese e grupit mercenar Wagner, që u ngriten kundër udhëheqjes ruse këtë fundjavë janë patriotë të Rusisë.

“Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme”, shton Putin.

Ora 21:11
SHBA bisedime të drejtpërdrejta me diplomatët rusë për situatën në Moskë: Nuk jemi të përfshirë dhe nuk kemi ndërmend të përfshihemi

1687621500_rusi.webp

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se diplomatët e Rusisë dhe SHBA-ve folën drejtpërdrejt në lidhje me situatën ne tensionuar në Kremlin, që pas rebelimit të grupit mercenar Wagner kundër udhëheqjes ruse.Shtetet e Bashkuara i theksuan Moskës se Uashingtoni nuk ishte i përfshirë në nxitjen e tensioneve midis Wagner dhe Kremlinit.

"Ka pasur diskutime të përshtatshme diplomatike që ndodhën gjatë fundjavës," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby pa specifikuar se në çfarë niveli ndodhën bisedimet.

Ai shtoi se Uashingtoni i sheh tensionet me Wagnerin si çështje të brendshme ruse dhe nuk ka mbajtur asnjë anë.

Ndërsa Biden mbetet i fokusuar në mbështetjen e Ukrainës, në vend që të ndërhyjë në Rusi, dhe për këtë  foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku i ka thënë këtij të fundit që mbështetja për Ukrainën vazhdo9n deri në fund.

“Ne nuk jemi të përfshirë dhe nuk kemi ndërmend të përfshihemi”, tha ai për situatën aktuale në Rusi.

"Ajo me të cilën ne jemi të përfshirë është të mbështesim Ukrainën."

Janë dërguar dy mesazhe, tha ai. E para ishte se SHBA pret që Rusia të mbrojë personelin diplomatik amerikan në Moskë dhe e dyta ishte për të theksuar se "kjo është një çështje e brendshme ruse, ajo në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira dhe nuk do të përfshihen".

Ora 19:34
Biden: Perëndimi nuk është i përfshirë në rebelimin e Wagner  

1686981338_joebiden.jpg

Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp deklaroi se SHBA dhe aleatët e saj nuk ishin të përfshirë në rebelimin e Wagner gjatë fundjavës.

Joe Biden tha se SHBA u koordinuan me aleatët kryesorë të saj mbi përgjigjen ndaj asaj që po ndodhte, duke thënë se ishte një situatë kritike.

“Ne u siguruam që nuk i dhamë Putinit asnjë justifikim për të fajësuar Perëndimin për këtë dhe për të fajësuar NATO-n. Ne nuk kishim të bënim me të, kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus” u shpreh Biden.

Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se autoritetet ruse po hetonin nëse shërbimet speciale perëndimore ishin të përfshira.

Në fjalimin e tij, Biden shtoi se ai ka folur me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke i siguruar këtij të fundit se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht nga ajo që ndodhi në Moskë.

Ora 19:12
Çfarë pritet të ndodhë më pas me Prigozhin?

1687791350_prigozhin.jpg

Sa për fatin e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ai vetë konfirmoi të shtunën se do të migronte në Bjellorusi. Por nuk janë dhënë detaje rreth vendndodhjes së tij që kur u largua nga Rostov-on-Don të shtunën, dhe është e paqartë se ku është regjistruar mesazhi i tij i fundit.

Prigozhin tha se qëllimi i marshimit ishte të parandalonte shkatërrimin e Wagner dhe duket se kjo është arritur. Zyrat e Wagner kanë njoftuar rifillimin e rekrutimit dhe aktivitetet e kompanisë në Afrikë dhe në pjesë të tjera të botës po vazhdojnë.

Por a detyroi Prigozhin ndonjë lëshim të mëtejshëm nga Kremlini në këmbim të përfundimit të marshimit të tij?

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë që ai donte të largoheshin, mbeten në vend për momentin.

Por mediat sociale ruse kanë qenë të mbushura me spekulime për një pasardhës të mundshëm - Alexei Dyumin, guvernator i rajonit Tula dhe një mik i ngushtë i Prigozhin.

Me shumë mundësi nuk do të shohim fundin e pasojave nga rebelimi i së shtunës për ca kohë ende.

Ora 17:47
Prigozhin: Lukashenko ofroi mënyra që Wagner të vazhdojë të punojë

Udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka reaguar për herë të parë që nga braktisja e rebelimit të Wagner, ku në një një mesazh audio 11-minutësh ai tregoi për kushtet e marrëveshjes që thuhet se ishte bërë për të ndalur rebelimin e Wagnerit gjatë fundjavës.

Prigozhin pretendon se grupi mercenar ishte kundër vendimit për të mbyllur Wagnerin më 1 korrik 2023 dhe për ta përfshirë atë në ministrinë e mbrojtjes, ndaj komandantët refuzuan të pranojnë kërkesën për të nënshkruar kontrata me ministrinë ruse të mbrojtjes.

Prigozhin tha gjithashtu se lideri bjellorus Alexander Lukashenko luajti një rol në marrëveshje, duke deklaruar se ai i zgjati dorën dhe ofroi mënyra që Wagner të vazhdonte ligjërisht punën e tij.

Veçanërisht, Prigozhin nuk zbuloi se ku ishte në video-mesazhin që ndau në Telegram.

Ora 17:32
Prigozhin: Ishte një marshim për drejtësi, jo një grusht shteti

1687601793_1678461864128862964smallerprigozhin.jpg
Kreu i kompanisë Wagner Prigozhin tha në mesazhin e tij njëmbëdhjetë minutësh se marshimi i njerëzve të tij nuk ishte një marshim për të tentuar një grusht shteti, por një marshim për drejtësi.

Prigozhin bëri të qartë se ai nuk e kishte shënjestruar Putinin kur deklaroi se trupat e tij do të marshonin drejt Moskës.

Në video-mesazhin e tij 11-minutësh, ai tha se qëllimi i marshiit ishte shmangia e shkatërrimit të Wagner dhe vënia e zyrtarëve përballë përgjegjësisë për gabimet e tyre.

“Qëllimi i marshimit ishte shmangia e shkatërrimit të Wagner-it dhe mbajtja e llogarisë ndaj zyrtarëve që me veprimet e tyre joprofesionale kanë bërë një numër të madh gabimesh”.

Ai tha gjithashtu se Wagner-it i vjen keq që duhej të godisnin aviacionin rus dhe për këtë ata u kthyen për të shmangur gjakderdhjen e ushtarëve rusë.

Ora 16:49
Ministri i Jashtëm rus: Mercenarët e Wagner do të shkojnë në Afrikë

1685185806_Screenshot7.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se operacionet e grupit mercenar Wagner do të vazhdojnë në Mali dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, me pasiguri për të ardhmen dhe fatin e grupit prej 25 mijë ushtarësh.

Anëtarët e Wagner do tw punojnë atje si instruktorë dhe kjo punë do të vazhdojë, njoftoi Lavrov në një intervistë, duke shtuar se revolta e Wagnerit nuk do të ndikojë në lidhjet e Moskës me partnerët dhe miqtë.

Komentet e Lavrov shtojnë mungesën e qartësisë për të ardhmen e grupit, veçanërisht pasi në fillim të këtij muaji Rusia njoftoi se grupit mercenare do t'u kërkohet të nënshkruajnë kontrata për t'i integruar ato me ministrinë e mbrojtjes diçka që lideri i Wagner-it Yevgeny Prigozhin e kundërshtoi kategorikisht.

Projektligji u dha kohë formacioneve vullnetare ushtarake deri më 1 korrik për të përmbushur dhe nënshkruar kontratat, dhe megjithëse njoftimi nuk përmendte drejtpërdrejt Wagnerin, ai u konsiderua gjerësisht si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar ndikimin e grupit dhe veçanërisht të Prigozhin-it.

Është ende e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë rebelimi i braktisur i fundjavës në këto plane për integrim.

Ora 16:09
Pas rebelimit të Prigozhin, Putin s’është i paprekshëm! Trupat Wagner nuk ndeshën rezistencë gjatë kryengritjes

 

Pragu i luftës civile në Rusi që u shfaq të shtunën gjatë rebelimit të Wagner që nisi marshimin drejt Moskës, shihet nga analistët si një sinjal I fortë që ka tronditur pushtetin e Putin. Pasiguria e shfaqur nga Putin gjatë rebelimit të Prigozhin të shtunën, ka bërë që ruset të mendojnë se mund të këtë edhe president tjetër veç tij. Për ekspertët Wagner është një monstër e krijuar nga vet Putin.   

Kryengritja e grupit mercenar Wagner ishte rebelimi i një monstre të krijuar vetë, shkruan gazeta gjermane Tagesschau në një analizë të saj. Vladimir Putin prej vitesh ka mbështetur krijimin e ushtrive private në Rusi, dhe trupa Wagner ka qenë më madhja dhe më e forta mes tyre. Për Putin ky ishte një konstrukt i përshtatshëm për një kohë të gjatë. Një trupë e trajnuar mirë rekrutësh që përdoret në konflikte apo vende te tjera për të forcuar ndikimin e Rusisë dhe pretendimet e saj strategjike. Në të njëjtën kohë Rusia mund të mohonte, se ishte pjesë në këto konflikte.

Por lufta kundër Ukrainës e ktheu trupën Wagner në një faktor të brendshëm politik. Kreu i saj, Jevgeni Prigozhin rekrutoi luftëtarë në burgje dhe e ndihmoi me forcat shtesë ushtrinë ruse. Por ndërsa Prigozhin nuk mund të kontrollohej më, konflikti me drejtuesit e ushtrisë ruse që nga vjeshta ishte në shkallëzim e sipër- deri në sulme me gjasë të ushtrisë ruse ndaj ushtarëve Wagner - një konflikt që të shtunën u përshkallëzua në mënyrë dramatike. 

Në më pak se 24 orë trupat e Prigozhin, iu afruan Moskës rreth 200 km dhe nuk ndeshën në ndonjë rezistencë të madhe. Nuk dihet, nëse marshimi i tyre do të kishte vazhduar me këtë ritëm, por baza të rëndësishme ushtarake, si në Rostov, ushtarët e Wagner arritën t'i marrin pa probleme të mëdha. Një arsye për këtë është, se ushtria ruse e ka në Ukrainë një pjesë të madhe të ushtarëve apo në rajonet kufitare, por tregues edhe sesi është gjendja e mbrojtjes brenda vendit duke I gjetur trupat ruse të papërgatitura. Kryengritja është dështim edhe për shërbimet informative, ata me sa duket nuk arritën të identifikonin kryengritjen të shtunën

Nga Rostovi dhe Voroneshi të shtunën nuk pati kundërshtime të trupave të Prigozhin, ku në mediat sociale videot treguan më shumë njerëz që i përshëndesnin trupat dhe shprehnin miratimin për ta. Edhe pse këto video s’mund të verifikohen ato janë sinjal se trupat dhe Prigozhin shihen si një alternativë për të pakënaqurit në Rusi. Një faktor mund të jetë që Prigozhin e shfaqte veten gjithmonë në front, ndryshe nga drejtuesit e ushtrisë ruse. Trupat e Prigozhin perceptohen në Rusi si luftëtarë brutalë të suksesshëm dhe ultranacionalistë.

Putin i ka ndjekur për disa muaj pa komentuar pretendimet e ngritura nga Prigozhin dhe kritikat e ashpra kundër ushtrisë ruse të bëra publikisht. Ditën e revoltës ai as nuk e përmendi me emër Prigozhin dhe trupat e tij, kur foli për "thikën pas shpine". Tani ata duhet të integrohen, si ishte e planifikuar, në ushtrinë ruse, nëse e duan këtë. Putin në këtë konflikt u paraqit i pavendosur dhe hezitues, ndryshe nga imazhi i liderit të vendosur që ai paraqet dhe që bën shumë ta ruajë.

Deri tani pushteti i Putinit bazohej në premtimin e stabilitetit: një shtet pak e shumë funksionues, që qytetarëve të tij pak a shumë u ofron një nivel të caktuar sado minimal të jetesës, ndërsa qytetarët e linin atë të bënte politikën e vet. Por ky model ka pësuar çarje. Putin mbështetej tek shërbimet informative zyrtare dhe jo zyrtare ka qenë deri tani faktori balancues mes interesave konkurruese, edhe ky model nuk funksionon më si më parë, si e tregoi edhe kryengritja e Prigozhin, edhe pse ai sipas fjalëve të veta nuk drejtohen kundër Putinit, por lidershipit të ushtrisë. Presidenti rus, sipas vlerësimeve të vëzhguesve do që të rizgjidhet vitin e ardhshëm. Për këtë ai ndryshoi edhe kushtetutën në vitin 2020. Me kryengritjen e së shtunës kundër Putinit mundësia e fundit të regjimit të tij është për qytetarët më e dukshme.

Ora 14:44
NATO: Rebelimi i Wagnerit tregon se Putini bëri një gabim të madh në lidhje me Ukrainën  

1685603107_jeansstolenberg.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se rebelimi i ndërprerë nga trupat Wagner gjatë fundjavës është një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që Vladimir Putin bëri duke pushtuar Ukrainën.

Stoltenberg, i cili kryeson aleancën ushtarake të 31 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, i përshkroi ngjarjet e fundit si çështje të brendshme ruse.

“Ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme ruse dhe një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që Presidenti Putin bëri me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe luftën kundër Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Konfuzioni pwr ngjarjet e jashtëzakonshme të fundjavës i ka lënë qeveritë perëndimore të kërkojnë përgjigje për atë që mund të ndodhë në vendin me arsenalin më të madh bërthamor në botë dhe për luftën e tij kundër Ukrainës.

Stoltenberg tha se NATO po monitoronte situatën në Bjellorusi dhe, përsëri, dënoi njoftimin e Moskës për të vendosur armë bërthamore atje.

"Ne nuk shohim asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, por NATO mbetet vigjilente," tha ai, duke shtuar se parandalimi i NATO-s ishte mjaftueshëm i fortë për t'i mbajtur njerëzit e saj të sigurt në një botë më të rrezikshme.

Në të njëjtën kohë, Stoltenberg siguroi Kievin për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s.

“Nëse Rusia mendon se mund të na frikësojë të mbështesim Ukrainën, ajo do të dështojë”, tha ai.

"Ne qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa duhet”, përmbylli Jens Stoltenberg.

Ora 14:39
Putin për herë të parë në publik pas rebelimit të Wagner

1687591592_putin.JPG

Pesidenti rus Vladimir Putin lëshoi të hënën përmes faqes së internetit të Kremlinit deklaratën e tij të parë që nga një kryengritje e armatosur nga grupi mercenar Wagner, duke uruar pjesëmarrësit e një forumi industrial.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kur dhe ku u regjistrua deklarata e Putinit

Të shtunën Putin iu drejtua popullit duke dënuar rebelimin e mercenarëve të Ëagner si një "thikë pas shpine" dhe duke u zotuar se do ta shtypte atë.

Ai nuk ka komentuar publikisht mbi marrëveshjen e mëvonshme, që dukej se do të qetësonte krizën dhe do të shmangte gjakderdhjen e mundshme duke lejuar luftëtarët e Ëagner të kthehen në bazë dhe udhëheqësin e tyre, Yevgeny Prigozhin, të transferohej në Bjellorusi

Ora 13:42
Gjermania do të vendosë 4.000 trupa ushtarake në Lituani

Gjermania planifikon të dërgojë 4.000 trupa shtesë të NATO-s në Lituani, për të ndihmuar në sigurimin e krahut lindor të aleancës. Kjo është bërë me dije nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Gjermania është e gatshme që ta stacionojë me afat të përhershëm një brigadë të madhe në Lituani”, ka thënë Pistorius gjatë një vizite në kryeqytetin lituanez, Vilnius.

Sipas ministrit gjerman, do të duhet të ndërtohen objekte për t’i akomoduar trupat.

Ora 11:14
Agjencia ruse Ria e konfirmon: Hetimi penal kundër Prigozhin nuk është mbyllur

1687756473_prigozhin.JPG

Hetimi penal kundër Yevgeny Prigozhin nuk është mbyllur. Kjo u raportua nga burime nga zyra e prokurorit të përgjithshëm rus për agjencinë RIA Novosti . Gjatë fundjavës u raportua se hetimi do të mbyllej si pjesë e marrëveshjes që bëri që lideri i Wagner të ndalonte marshimin në Moskë. 

Ora 10:35
Mediat ruse: Prigozhin mbetet nën hetim

1687609858_prigozhin.jpg

Çështja penale kundër liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, me akuzën e rebelimit të armatosur nuk ka përfunduar dhe vazhdon të hetohet nga departamenti hetimor i FSB-së ruse. Kështu bën të ditur gazeta ruse Kommersant, duke mohuar atë që u raportua dje nga disa media dhe kanale Telegram për të cilat prokuroria e përgjithshme kishte mbyllur çështjen penale ndaj Prigozhin.

Ora 09:39
Polonia forcon kontrollet kufitare me Bjellorusinë

1687765181_pt.JPG

Polonia ka forcuar kontrollet në kufirin me Bjellorusinë në kontekstin e situatës së Grupit Wagner, duke përfshirë nga inteligjenca dhe forcat ushtarake të vendosura në zonën kufitare, njoftoi kryeministri polak Mateusz Morawiecki .

 "Pasi i dhashë udhëzime Regjimentit të Zbulimit 18 të Bialystok, u takova edhe me ushtarët e Forcave Tokësore Polake që shërbenin përgjatë murit në kufirin me Bjellorusinë. Ne pamë edhe një herë se sa i rëndësishëm është ky gardh 206 kilometra," tha ai. Morawiecki në një rrjet social rrjeti.

"Ngjarjet që ndodhën pardje në Rusi tregojnë shkallën e lartë të paparashikueshmërisë së gjithçkaje që ndodh në atë vend. Ne ende nuk i dimë shkaqet e vërteta të marshimit të Grupit Wagner, i cili u ndal jo shumë larg nga Moska natën e thellë".

Ora 07:52
Kreu i Wagner ra dakord të mërgonte në Bjellorusi, ish-drejtori i CIA-s paralajmëron Prigozhin: Kujdes edhe nga dritaret e hapura atji

1687619291_lukashenkoputin.JPG

Ish-drejtori i përgjithshëm i CIA-s, David Petraeus, paralajmëroi Prigozhin që "të jetë shumë i kujdesshëm me dritaret e hapura". Gjenerali në pension, i cili foli për CNN, me siguri po i referohej personazheve rusë që vdiqën në rrethana të paqarta, duke përfshirë edhe rënien nga dritaret. Për të ndaluar mercenarët e tij Wagner të marshojnë drejt Moskës, Prigozhin ka rënë dakord të shkojë në mërgim në Bjellorusinë fqinje, udhëheqësi i së cilës është një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin.

 "Prigozhin i shpëtoi jetën, por ai humbi grupin e tij Wagner," tha Petraeus. “Dhe ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm për dritaret e hapura në Bjellorusi, ku po shkon”, shtoi ai.

Shumë nga ata që kundërshtuan ose tradhtuan Putinin vdiqën muaj ose vite më vonë në rrethana misterioze, disa edhe pasi u larguan nga Rusia.

Ora 07:31
Ministri rus i Mbrojtjes viziton trupat në Ukrainë

1687757490_23030411531602sergeishoiguukrainevisit0304.jpg

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka vizituar trupat në Ukrainë, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA, cituar nga Guardian. 

Kjo është paraqitja e tij e parë publike që nga rebelimi i Wagnerit gjatë fundjavës. Shoigu nuk e komentoi rebelimin, gjatë së cilës shefi i Wagner Prigozhin i kishte kërkuar ministrit të mbrojtjes që ta takonte në Rostov përpara se të pezullonte kryengritjen, ndërsa AFP raporton se edhe ministri rus i Mbrojtjes u shfaq në TV në këtë rrethanë për herë të parë që nga rebelimi të Brigadës Wagner të kthyer atëherë.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adrian: 26/06/2023 14:52

    Rusine,nuk ke nga ta kapesh si shtet,qekan cope cope.Shtet prej kartoni,dhe sipas prespektives qe e pret,do shkatarrohen complet.

    Përgjigju
    • Loti: 26/06/2023 20:04

      Per fatin e tyre te keq shum shtete te fuqishme(Suedia 1700, Franca Napoleonike dhe Gjermania Naziste) krijuan te njejtin iluzion me konkluzionin tend. Sipas deshmise se Gen.Cavoli-Komandanti i trupave Amerikane "Konflikti ne Ukraine nuk e dobesuar fuqine ushtarake te Rusis fare". Ata e kuptojne tani qe perendimi do ti coptoje dhe jan me perkrahes se kurr ndaj Putinit, kritika qe i bejn eshte "jepi fund ukraines sa me par se na merziten".

    • Alb: 26/06/2023 16:34

      Rusia tani ka ndez motorat se po flinte qe pas renies se komunizmit ,se do shkatrohet se do fuqizohet ngelet per tu par kush guxon fiton thon amerikanet.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda