Pas rebelimit të Prigozhin, Putin nuk duket më i paprekshëm

Pas rebelimit të Prigozhin, Putin nuk duket më i paprekshëm

Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin

Kryengritja e trupës Wagner ishte rebelimi i një monstre të krijuar vetë, shkruan tagesschau në një analizë të saj (25.0.6). Vladimir Putin ka e mbështetur me vite krijimin e ushtrive private në Rusi, dhe trupa Wagner ka qenë më madhja dhe më e forta mes tyre. Për Putin ky ishte një konstrukt i përshtatshëm për një kohë të gjatë. Një trupë e trajnuar mirë rekrutësh që përdoret në konflikte si në Mali, Libi apo vende te tjera për të forcuar ndikimin e Rusisë dhe pretendimet e saj strategjike. Në të njëjtën kohë Rusia mund të mohonte, se ishte pjesë në këto konflikte. Për trupën Wagner u krijua një model joshës financiar, që i ndihmoi asaj të ketë qasje në zonat e konfliktit edhe në lëndët e para si floriri.

Modeli i Putinit i ushtrive private dështoi

Por lufta kundër Ukrainës e ktheu trupën Wagner në një faktor të brendshëm politik. Kreu i saj, Jevgeni Prigoshin rekrutoi luftëtarë në burgje dhe e ndihmoi me forcat shtesë ushtrinë ruse. Luftëtarët e tij u treguan më të motivuar në Ukrainë dhe Prigoshin ia bëri të ditur këtë opinionit në Rusi. Nëse është vërtet kështu, kjo është diçka tjetër, vetë gjeneralët rusë të ushtrisë e vinin gjithmonë në dyshim këtë.Por ndërkohë Prigoshin ishte i pamundur të kontrollohej më, konflikti me drejtuesit e ushtrisë ruse, ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoigu dhe kreun e shtabit të përgjithshëm, Valeri Gerasimov që nga vjeshta ishte në shkallëzim e sipër- deri në sulme me gjasë të ushtrisë ruse ndaj ushtarëve Wagner - një konflikt që të shtunën (24.06.) shkallëzoi në mënyrë dramatike. Ushtritë private funksionojnë mbi bazën e luajalitetit dhe nënrendimin në sistemin ekzistues. Se sa mund të pavarësohen grupime të tilla duke rrezikuar vetë sistemin, këtë e treguan shumë qartë zhvillimet e së shtunës.

Ekspertja e Fondacionit Körber për Rusinë, Leslie Schübel thotë për ARD, se ky është "fundi i grupit Wagner, dhe nuk do t'i shohim më si në të shkuarën në luftime në Ukrainë. Edhe luftëtarët e tjerë ose do të rintegrohen në Ministrinë e Mbrojtjes me kontrata të reja, patjetër që nuk do të marrin pjesë më në luftime në Ukrainë. Megjithatë për momentin është e paqartë se si do të shkojnë zhvillmet."

Dobësia e ushtrisë dhe shërbimeve informative

Brenda më pak se 24 orësh trupat e Prigoshin, sipas të dhënave të veta iu afruan Moskës rreth 200 km. Ata nuk ndeshën në ndonjë rezistencë të madhe. Nuk dihet, nëse marshimi i tyre do të kishte vazhduar me këtë ritëm, por dihet, se baza të rëndësishme ushtarake, si në Rostov, ushtarët e tij arritën t'i marrin pa probleme të mëdha. Një arsye për këtë është, se ushtria ruse e ka në Ukrainë një pjesë të madhe të ushtarëve apo në rajonet kufitare. Përparimi i shpejtë është një tregues se si është gjendja e mbrojtjes brenda vendit. Kryengritja është dështim edhe për shërbimet informative, ata me sa duket nuk arritën të identifikonin kryengritjen të shtunën. Sipas të dhënave në media, shërbimet sekrete amerikane para disa ditësh kanë mësuar për përgatitje të caktuara dhe kanë informuar anëtarët e kongresit amerikan. Trupat ruse ky rebelim i gjeti të papërgatitura.

Prigoshin si alternativë?

Kur në vitin 1992 pjesë të ushtrisë u ngritën kundër presidentit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorvatçov, populli ishte kundër puçistëve. Nga Rostovi dhe Voroneshi të shtunën nuk erdhën njoftime për kundërshtime të trupave të Prigoshin. Videot në mediat sociale kanë treguar më shumë njerëzi që i përshëndesnin trupat dhe shprehnin miratimin për ta. Edhe pse video të tilla nuk mund të verifikohen ato mund të jenë një sinjal, se trupat dhe Prigoshin shihet si një alternativë për të pakënaqurit në Rusi. Një faktor mund të jetë që Prigoshin e tregonte veten gjithmonë në front, ndryshe nga drejtuesit e ushtrisë ruse.

Trupat e Prigoshin perceptohen në Rusi si luftëtarë brutalë të suksesshëm dhe ultranacionalistë. Ky kombinim me sa duket prek shumë rusë. Opozita përndiqet, nacionalizmi është i dëshiruar, ky kaq qenë edhe mesazhi jo i drejtpërdrejtë i Putinit. Po kjo krijon hapësira për aktorë si Prigoshin, për sa kohë që respektojnë rregullat e lojës. Kryengritja e fundjavës tregoi, se ky model ka rreziqet dhe kufijtë e tij.

Pasojat e së shtunës do të tregohen në javët e ardhshme

Putin i ka ndjekur për disa muaj pa komentuar pretendimet e ngritura nga Prigoshin dhe kritikat e ashpra kundër ushtrisë ruse të bëra publikisht. Ditën e revoltës madje ai as nuk e përmendi me emër Prigoshin dhe trupat e tij. Deklarata e tij për "thikën pas shpine" mbeti pa pasojë. Tani ata duhet të integrohen, si ishte e planifikuar, në ushtrinë ruse, nëse e duan këtë. Putin në këtë konflikt u paraqit i pavendosur dhe hezitues, ndryshe nga imazhi i liderit të vendosur që ai paraqet dhe që bën shumë ta ruajë.

Deri tani pushteti i Putinit bazohej në premtimin e stabilitetit: një shtet pak e shumë funksionues, që qytetarëve të tij pak a shumë u ofron një nivel të caktuar sado minimal të jetesës, nga ana e tyre qytetarët e linin atë të bënte politikën e vet. Ky model ka pësuar çarje. Putin mbështetej tek shërbimet informative zyrtare dhe jo zyrtare ka qenë deri tani faktori balancues mes interesave konkurruese, edhe ky model nuk funksionon më si më parë, si e tregoi edhe kryengritja e Prigoshin, edhe pse ai sipas fjalëve të veta nuk drejtohen kundër Putinit por lidershipit të ushtrisë. Por nuk është më e sigurtë që Putini pas 24 qershorit mund t'i mbajë nën kontroll rivalitetet e shërbimeve.

Se çfarë do të thotë kjo për sundimin e Putinit në nivel afatmesëm e afatgjatë nuk dihet. Presidenti rus, sipas vlerësimeve të vëzhguesve do që të rizgjidhet vitin e ardhshëm. Për këtë ai ndryshoi edhe kushtetutën në vitin 2020. Nuk dihet, nëse ky plan funksionon. Pasojat e së shtunës do të tregohen në javët e ardhshme. Me kryengritjen e së shtunës kundër Putinit mundësia e fundit të regjimit të tij është për qytetarët më e dukshme. Mendimi, se mund të ketë edhe president tjetër veç Putinit ka hyrë në mendjet e njerëzve, thotë ekspertja e Fondacionit Körber, Lesli Schübel./DW

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 26/06/2023 23:54

    Qe krisja eshte reale dhe shume e madhe,kjo eshte komplet e dukshme,ne ndodhine ka pak aktrim.Asnjera pale Putin-Prigozhin, nuk jane te fituar per kete qe ndodhi te shtunen. Ne vleresim te ngjarjes Prigozhin ndihet i tradhetuar dhe nje lemon i shtrydhur nga Putin,perderisa ky i fundit e sulmoi ne kampin ne Ukraine me bomba,por edhe ne forma te tjera. Arsye pse Putini e sulmoi mbetet mister. Por mister mbetet edhe nderhyrja ne kete konfkikt e Llukashenkos, çfare besimi ka Prigozhin tek ky zar i Putinit. A mos ndoshta ka shtire ne dore ndonje arme taktike berthamore grupi i Prigozhin dhe me kete mundohet te farsntoje veten. Diten e diele kete teme e ceku edhe Ish Presidenti Medvedev,ky theksoi shqetesimin se armet berthamore ne dore te vangerit jane problem per sigurine globale.Ne ate çfar kemi pare ne vleresim, dy jane figura liberale dhe bashkepunuese ne Rusi, Medvedev dhe Naryshkin. Por Putini me ate çfar beri me luften ne Ukraine e diskretitoi komplet eliten e Shen Petersburgut, qe drejton ne Kremlin. Ja ku eshte tani Putini,i mbeten shume pak zgjidhje.

    Përgjigju
  • Beni: 26/06/2023 11:00

    Nuk jane te gjitha gjerat ashtu si duken , keto mund te jene dhe lojra per te mashtruar levizjen e trupave nga nje vend ne tjetrin dhe e vetmja menyre per ta kuptuar eshte te presesh si do te rrjedhin ngjarjet , nuk besoj se eshte kaq e thjeshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump