‘Lufta energjetike’, media gjermane: Nord Stream mund të ndalë përgjithmonë pas atentatit! 'The Times': Sulm i ardhur nga drone ruse (VIDEO)

Gjeopolitika është duke u përballur me një tjetër ‘luftë’, atë energjitike. Tubacionet e gazit ‘Nord Stream’ janë dëmtuar. Shpërthimet ndodhën në të njëjtën ditë që u inaugurua tubacioni i ri që transportonte gazin e Norvegjisë në Poloni.

Dëmet e shkaktuara në dy tubacionet Nord Stream mund të rrezikojnë përgjithmonë funksionalitetin e centralit nëse nuk riparohen shpejt. Uji i detit që hyn në tubacione shkatërrojnë strukturat duke i bërë ato të papërdorshme. Kështu shkruan e përditshmja gjermane Tagesspiegel , duke cituar burime qeveritare. Sipas autoriteteve daneze, rrjedhjet në Nord Stream mund të shkaktojnë që gazrat e dëmshëm të hyjnë në atmosferë të barabartë me një të tretën e emetimeve vjetore të Danimarkës.

Shumë e drejtojnë gishtin nga Kremlini, i cili në këtë mënyrë ngriti nivelin e luftës energjetike, duke mos ndalur më thjesht flukset, por shkatërrimin e infrastrukturës. Qeveritë evropiane dhe kompanitë e energjisë po punojnë për të forcuar sigurinë rreth infrastrukturës dhe objekteve të energjisë.

“Ne duhet të përgatitemi për skenarë që ishin të paimagjinueshëm deri vonë”, tha ministrja e brendshme gjermane. Ndërsa Gazeta britanike Times citon burime britanike që flasin për një aksion rus të kryer me drone nënujore që do i kanë lëshuar eksplozivët në det disa javë para se të shpërthenin.

Shërbimet sekrete ruse të flasin për një akt "terrorizmi ndërkombëtar", ndërsa kryeministri polak Mateusz Moraëiecki fajëson Rusinë. Moska nga ana tjetër akuzoi Uashingtonin, duke i kërkuar presidentit Biden që të sqarojë nëse SHBA qëndron pas incidenteve që ndodhën në Nord Stream.

Kujtojmë se, furnizimi me gazsjellësin Nord Stream 2 ka nisur më 5 tetor të vitit 2021. Nord Stream 2 AG, një kompani me qendër në Zvicër në pronësi të një filiali të gjigantit rus të gazit Gazprom. Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE dhe Perëndimit, ‘detyroi’ Gjermaninë të mos të kishte më furnizime nga Rusia. Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Gjermania ka bërë përpjekje të sigurojë furnizime alternative me gaz nga Norvegjia dhe Holanda.

Çmimet e gazit ranë në 200 euro për megavat orë mëngjesin e sotëm, pasi mbrëmjen e djeshme i kaluan 209 euro. Njoftimi i grupit rus, Gazprom gjithashtu shtyu çmimet, sipas të cilave mund të ndalen edhe flukset përmes Ukrainës. Qeveritë evropiane dhe kompanitë e energjisë po punojnë për të forcuar sigurinë rreth infrastrukturës dhe objekteve të energjisë. Sipas autoriteteve daneze, rrjedhjet në Nord Stream mund të shkaktojnë një çlirim të gazrave të dëmshëm në atmosferë të barabartë me një të tretën e emetimeve vjetore të Danimarkës.

Si po e redukton Evropa nevojën për gaz?

BE-ja ka përpunuar një marrëveshje në bazë të së cilës, vendet anëtare do të ulin përdorimin për 15%. Shumë qytetarë evropianë po ndërmarrin hapa edhe vetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Rrjedhja e ‘Nord Stream’/ Perëndimi forcon sigurinë e gazsjellësit

Vendet evropiane thonë se do të rrisin sigurinë rreth instalimeve të naftës dhe gazit pas sabotimit të dyshuar të dy tubacioneve kryesore.

BE, SHBA dhe NATO kanë deklaruar se dëmtimi i tubacioneve midis Rusisë dhe Gjermanisë ishte i qëllimshëm, por nuk e kanë fajësuar drejtpërdrejt Rusinë. Rusia ka thënë se nuk ishte e përfshirë dhe iu hodhi dyshime se SHBA-ja kishte gisht.

Shpesh herë Rusia është akuzuar më parë për përdorimin e furnizimeve me gaz si një armë kundër Perëndimit për mbështetjen e saj për Ukrainën.

Rrjedhjet në tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 u zbuluan të hënën dhe të martën. Asnjëra prej tubacioneve nuk funksiononte në atë kohë, pasi projekti Nord Stream 2 u braktis kur Rusia pasi pushtoi Ukrainën dhe Rusia mbylli Nord Stream 1 në shtator, duke thënë se kishte nevojë për mirëmbajtje. Të dy tubacionet ishin ende plot me gaz, duke nxjerrë flluska në sipërfaqe në një kilometër të gjerë në sipërfaqen e detit.

Ministri danez i Energjisë Dan Jorgensen tha se rrjedhjet ka të ngjarë të zgjasin për të paktën një javë, derisa gazi që del nga tubat të mbarojë. Ndërkohë që kanë nisur hetimet.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja