Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte

Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte

Netanjahu, Gallant dhe lideri i Hamas Al Masri

Tirane- Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe kundër njerëzimit në kuadër të konfliktit në Gaza. 

Urdhër-arresti është lëshuar gjithashtu për zyrtarë të Hamasit, përfshirë liderin e grupit palestinez. Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri,  i njohur jithashtu si Mohammed Deif ose Deif. Izraeli ka deklaruar se e ka vrarë, Deif në një sulm ajror, por Hamas nuk e ka pranuar zyrtarisht vdekjen e tij. Ata akuzohen për sulmet e tetorit 2023 në Izrael.

Ky vendim nënkupton se Netanyahu dhe Gallant tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar dhe ka të ngjarë t’i izolojë ata edhe më shumë. Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë kanë dënuar kërkesën e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, për urdhër-arreste, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe antisemitike.

«Gjykata ka konstatuar se ka arsye të bazuara për të besuar se të dy individët kanë privuar me dashje dhe qëllimisht popullsinë civile të Gazës nga mallrat e domosdoshme për mbijetesën e tyre, përfshirë ushqim, ujë, ilaçe dhe pajisje mjekësore, si dhe karburant dhe energji elektrike», shkruhet në vendimin unanim të kolegjit prej tre gjyqtarësh për lëshimin e urdhër-arresteve.

Në vendim shtohet se se pranimi i juridiksionit të gjykatës nga Izraeli nuk ishte i nevojshëm, për të zbatuar urdhrin.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden, e kishte kritikuar kërkesën e Khanit dhe kishte shprehur përkrahje për të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten kundër Hamasit. Edhe Hamasi e kishte kritikuar kërkesën e kryeprokurorit.

Ky vendim ka mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës më tepër se njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Pavarësisht urdhër-arresteve, është e pamundur që ndonjëri nga të dyshuarit të përballet me gjyqin në Hagë në një kohë të afërt, vëren Associated Press, pasi gjykata nuk ka një polici të vetën për të zbatuar urdhrat, por mbështetet te bashkëpunimi i shteteve anëtare.

Po kështu këto fletarrestime mund të jenë të kufizuara në praktikë, duke qenë se Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk janë anëtarë të kësaj gjykate, ndërsa disa zyrtarë të Hamasit janë vrarë tashmë në këtë luftë, shkruan Rel. 

 Çfarë është Gjykata Ndërkombëtare Penale?
-Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP-ja) është themeluar më 2002, si gjykatë e përhershme e nivelit më të lartë për ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krimet më të rënda në botë – krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimin e agresionit.

-Statuti i Romës, i cili ka paraparë krijimin e GJNP-së, është miratuar më 1998, dhe ka hyrë në fuqi kur ka arritur 60 ratifikime, më 1 korrik të vitit 2002. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka mbështetur GJNP-në, por gjykata është e pavarur.

-Shtetet anëtare të GJNP-së, gjithsej 124, e kanë nënshkruar Statutin e Romës. Dhjetëra vende nuk e kanë nënshkruar dhe nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës për krime lufte, gjenocid dhe krime të tjera. Ndër to janë Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina.

-Pa një forcë policore, GJNP-ja varet nga shtetet anëtare për arrestimin e të dyshuarve, gjë që është dëshmuar të jetë pengesë e madhe për ndjekje penale.
-GJNP-ja përfshihet kur vendet nuk munden apo nuk shprehin vullnet t’i ndjekin penalisht krimet e kryera në territorin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Borrell: I detyrueshëm për të gjitha vendet e BE-së

1732203928_JosepBorrell.jpg

Josep Borrell

Urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant janë "detyruese" dhe për këtë arsye të gjithë anëtarët e BE-së duhet të sigurojnë zbatimin e tyre.

Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

“Nuk është vendim politik, është vendim i një gjykate ndërkombëtare të drejtësisë dhe vendimi i gjykatave duhet respektuar dhe zbatuar gjithmonë”, shtoi kreu i diplomacisë evropiane nga Jordania, duke kujtuar se vendimi i Gjykatës është “detyrues” dhe të gjitha vendet e BE-së, veçanërisht si anëtarë të GJNP-së, "janë të detyruara ta zbatojnë këtë vendim gjyqësor".

Borrell më pas tha se "merr shënim" urdhrin e ICC-së dhe këmbënguli se "tragjedia në Gaza duhet të përfundojë" dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ecë përpara për të trajtuar situatën "apokaliptike" në enklavën palestineze. 

Ora 16:42
Media: Hamasi kërkon marrëveshje për lirimin e pengjeve

Një zyrtar i lartë i sigurisë tha sot se Izraeli është i vetëdijshëm se Hamasi dëshiron të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe nuk po kërkon më një ndërprerje totale të luftës si kusht i marrëveshjes.

Si rezultat, tani mund të arrihet një armëpushim, pas të cilit mund të rinisin luftime, sipas raporteve të mediave izraelite.

Po i njëjti burim shton se për momentin, po diskutohet lista e pengjeve që do të lirohen sipas marrëveshjes, por ende nuk është rënë dakord për numrin e të rrëmbyerve që do të lirohen.

Sipas zyrtarëve të lartë të IDF-së, në nivel politik është përcjellë një mesazh ku nënvizohet se vazhdimi i aktivitetit ushtarak në Rripin e Gazës mund të rrezikojë jetën e të rrëmbyerve.

Ndërkohë, operacioni në Jabaliya ka përfunduar, nënvizojnë disa burime ushtarake.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?