Lufta/ IDF vijon sulmet, SHBA dhe Franca paralajmërojnë Izraelin: Po shkel armëpushimin me Hezbollahun në Liban!

Lufta/ IDF vijon sulmet, SHBA dhe Franca paralajmërojnë Izraelin: Po shkel armëpushimin me Hezbollahun në Liban!

Pamje nga bombardimet në Liban

Pavarësisht deklaratave dhe përpjekjeve për arritjen e paqes dhe armëpushimit të pretenduar mes Hezbollah dhe Izraelit, lufta në front me bombardime nuk është ndërprerë. 

IDF konfirmoi se kishte kryer disa sulme të tjera në Liban ditët e fundit, pas veprimeve të Hezbollahut "të cilat përfaqësonin një kërcënim për shtetin e Izraelit dhe shkelnin marrëveshjet midis Izraelit dhe Libanit". Izraeli pretendon se ka goditur baza ushtarake të Hezbollah, por la të plagosur edhe një ushtar libanez.

Libani zyrtar akuzoi tel Avivin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit me Hezbollahun. Deklarata u bë nga kreu i Parlamentit të Bejrutit, Shiiti Nabih Berri. 

“Veprimet agresive të kryera nga forcat okupatore izraelite – thotë ai në një deklaratë të raportuar nga agjencia libaneze Nna – përfaqësojnë një shkelje të qartë të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit”, e cila hyri në fuqi të mërkurën e kaluar. 

Fjalët e Berrit vijnë pasi autoritetet në Bejrut konfirmuan vrasjen e një personi në Libanin jugor dhe plagosjen e një ushtari libanez në lindje të vendit në bastisjet që i atribuohen dronëve izraelitë. 

Ky incident u bë shkak edhe për reagime të ashpra të faktorit ndërkombëtar, përfshi SHBA-të, Franca dhe OKB-ja. 

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Izraelin se “ka pasur shkelje të armëpushimit në Liban nga ana e tij”. Kjo është ajo që raporton Yedioth Ahronoth, duke cituar burime të njohura me detajet, sipas të cilave i dërguari i posaçëm amerikan Amos Hochstein drejtoi gishtin veçanërisht në "kthimin e dukshëm dhe të dëgjueshëm të dronëve izraelitë në qiejt e Bejrutit". Të njëjtat burime thanë se që armëpushimi të zgjasë, "na duhet kufizim nga të gjitha anët".

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit, Gideon Saar, tha se "këmbëngulte në nevojën që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin në Liban" dhe "nënvizoi përpjekjet e vendosura në këtë kuptim nga Franca, në bashkëpunim me partnerin e saj amerikan". 

Gjatë bisedës, specifikohet në një shënim të lëshuar nga Quai d'Orsay, Barrot gjithashtu nënvizoi se "marrëveshja për armëpushimin me Libanin duhet të hapë rrugën për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve si dhe hyrjen masive të ndihmave humanitare”.

Edhe kreu i OKB mbajti qëndrim kritik ndaj Tel Avivit, por kryesisht për situatën humanitare katastrofike në Gaza.

“Situata në Gaza është e frikshme dhe apokaliptike”, tha në një fjalim të lexuar në konferencën e Kajros, Antonio Guterres. "Katastrofa në Gaza nuk është asgjë më pak se një kolaps total i njerëzimit tonë të përbashkët. Ankthi duhet të marrë fund. Ne nuk mund të vazhdojmë të shikojmë larg. Është koha për të vepruar", deklaroi sërish Guterres, në fjalimin e lexuar nga Amina Mohammed, zëvendëssekretare. gjeneral i OKB-së.

Në krah i doli edhe Gjermania:

“Izraeli nuk ka asnjë justifikim për të penguar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza”. 

Kështu deklaroi Tobias Lindner, zëvendësministër i Jashtëm gjerman, i cili sot në Kajro do të marrë pjesë në konferencën humanitare për Rripin.

Shteti hebre duhet të "përmbushë premtimet e tij për të lehtësuar" dërgimin e "ndihmave humanitare në Gaza dhe për të lejuar akses të mjaftueshëm humanitar në çdo kohë," tha ai dhe se "nuk ka asnjë justifikim për këtë".

Agjencia Palestineze e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNRWA) ka njoftuar se do të pezullojë dërgesat e ndihmave në Gaza për shkak se dorëzimi është bërë "i pamundur".

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cifuti: 02/12/2024 16:12

    Cifutet bejne bombardime sepse perendimoret i ndihmojne dhe nuk marin masa ndaj tyre por ajo rrace e ndyre qe vret femije dhe civile te pambrojtur duhet izoliar totalisht nga pjesa tjeter e botes sepse ata jane shkaktaret e luftes ne lindjen e mesme por kokat do te hane atje maskarenjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor