Lufta, ish kreu i rezervave të shtetit për Report Tv: Shqipëria e përballon situatën, por duhen marrë masa

"Me situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë shumë shtete u janë rikthyer politikave të vendeve të tyre për Ushtrinë por edhe për Rezervat e Shtetit. Frika e një krize ushqimesh apo produkteve të tjera ka prekur edhe popullatën shqiptare. Ish drejtori i rezervave të Shteti Paulin Luli tha për Report tv se edhe Shqipëria duhet të kthejë vemendjen nga rezervat e shtetit që kanë nevojë për më shumë financim dhe shtim të sasisë dhe cilësisë së produkteve"

Kështu i përgjigjet shqiptarëve të frikësuar ish kreu i rezervave materiale të shtetit, Paulin Luli. Shqipëria është e gatshme ta përballoi çdo situatë që ka.

Megjithatë ai këshillon edhe qeverinë të veproi siç ka bërë Gjermania.  Ka nevojë që rezervat e shtetit të financohen më tepër, të ketë buxhet më të madh, këtë bëri këto ditë edhe Gjermania që miratoi një buxhet shumë më të madh seç e kishte.

"Ti përmirësojmë rezervat si në cilësi si në sasi. Ku sidomos ka nevojë për rritjen e sasisë së tyre"

Luli tha për report tv se ligji ka nevojë për përmirësime duke u përshtatur me dinamikat e tanishme.

"Ligji ka nevojë edhe për përmirësime. Lufta në Ukrainë ka nxjerr dimensione të reja dhe duhet ti përshtatemi kësaj situate dhe të marrim masat totali shtet  që të jemi në gjendje për të përballuar çdo situatë  emergjente"

Ligjet që janë miratuar për rezervat e shtetit shqiptar kanë karakter sekret duke mos bërë publike as natyrën dhe as sasinë që duhet të kenë magazinat.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!