Lufta/ Pekini: Mbështesim BE-në për promovimin e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainë! Kievi: Rajoni i Zaporizhia-s është bombarduar 100 herë

Lufta/ Pekini: Mbështesim BE-në për promovimin e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainë! Kievi: Rajoni i Zaporizhia-s është bombarduar 100 herë

Emmanuel Macron dhe Xi Jinping

Kina ka shprehur qartë pozicionimin e saj në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Së fundmi, një prej zyrtarëve të lartë të ministrisë së Jashtme ka bërë me dije se Pekini mbështet Bashkimin Europian në promovimin e bisedimeve për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo ishte përgjigjia e dhënë nga zyrtari kinez, ndaj pyetjes së gazetarëve mbi mundësinë që presidenti francez, Emmanuel Macron të ketë krijuar një grup negociatorësh diplomatike për të punuar me Kinën me qëllim promovimin e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. 

Rajoni i Zaporizhia-s në Ukrainë është bombarduar 100 herë brenda 24 orëve të fundit. Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës rajonale, Yurii Malashko. 

Ndërsa një ish-deputet ukrainas ka vdekur në frontin e luftës. Oleh Barna, 55 vjeç, ishte bashkuar me Forcat e Armatosura të Ukrainës si vullnetar menjëherë pasi filloi pushtimi rus i vendit më 24 shkurt 2022. Barna, një aktivist dhe politikan për të drejtat e njeriut, ishte deputet nga viti 2014 deri në vitin 2019.

Ndërkohë, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dënoi shkeljen e Rusisë të integritetit territorial të Ukrainës dhe bëri thirrje për ndërmjetësimin e vendeve të tjera për t'i dhënë fund luftës. Duke folur gjatë drekës me presidentin rumun Klaus Iohannis, Lula tha se një grup kombesh neutrale duhet të mblidhen së bashku për të ndihmuar ndërmjetësimin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ky ndryshim i qëndrimit vjen menjëherë pas tensionit që SHBA dhe Brazili patën, pasi presidenti ukrainas priti në takim ministrin rus Sergei Lavrov. SHBA e akuzoi Brazilin si mbështetës së propagandës ruse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Kina: Mbështesim BE-në në promovimin e bisedimeve për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin ka deklaruar ditën e sotme se Pekini mbështet Bashkimin Evropian në promovimin e rifillimit të bisedimeve të paqes për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kina mbështet BE-në në promovimin e rifillimit të bisedimeve të paqes për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur, duke marrë parasysh shqetësimet legjitime të të gjitha palëve dhe ndërtimin e një strukture sigurie evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme"- u shpreh ai.

Deklaratën, zëdhënësi i ministrisë kineze, e dha pasi u pyet nëse presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Kinë ka udhëxuar këshilltarët e tij diplomatikë të bashkëpunojnë me Pekinin për përcaktimin e kornizës që mund të shërbejë si bazë për negociatat Rusi-Ukrainë.

Ora 10:49
Rajoni i Zaporizhia-s në Ukrainë bombardohet 100 herë brenda 24 orëve

 

Rajoni i Zaporizhzhia-s në Ukrainë është sulmuar nga forcat ruse gati 100 herë në 24 orët e fundit, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile. Kështu deklaroi kreu i administratës ushtarake rajonale Yurii Malashko në një mesazh të publikuar në Telegram.

Ora 08:23
Rusët sulmojnë Odessa-n, bombardimet shkatërrojnë gjithë infrasktrukturën publike

1669472356_raketa.PNG

Forcat ruse kanë nisur një sulm me dron gjatë natës në rajonin Odessa të Ukrainës jugore, duke synuar infrastrukturën e paidentifikuar. Yuri Kruk shefi i administratës ushtarake të qarkut të Odessa tha se falë punës së mbrojtjes ukrainase, pjesa më e madhe e sulmeve u asgjësuan por fatkeqësisht pati shkatërrime të infrastrukturës publike. 

"Armiku ka kryer një sulm me dronë të tipit Shahid-136 në Odessa. Në sajë të punës së forcave tona të mbrojtjes pjesa më e madhe e tij u shkatërrua por fatkeqësisht u prek infrastruktura publike”. Një zjarr ka rënë në zonën e prekur. Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima"- u shpreh ai. 

Ora 07:57
Ekipi rus i basketbollit përjashtohet nga Lojrat Olimpike

Rusia do të vazhdojë të jetë e përjashtuar nga ndeshjet ndërkombëtare të basketbollit, pasi ekipi i saj kombëtar i meshkujve nuk do të lejohet të marrë pjesë në turnetë e kualifikimeve të këtij viti, njoftoi të martën Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA.

Rusia, e cila ishte e 12-ta në Kupën Botërore të FIBA-s për meshkuj në 2019, u kualifikua për herë të fundit në Lojërat Olimpike në vitin 2012, duke fituar medaljen e bronzit me një ekip ku përfshihej edhe ish-lojtari i Federatës Kombëtare të Basketbollit (NBA), Andrei Kirilenko.

“Pas rekomandimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të publikuara më 28 mars, për pjesëmarrjen e sportistëve me pasaportë ruse ose bjelloruse në garat ndërkombëtare, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s ka vendosur të mos lejojë regjistrimin e ekipit kombëtar rus të basketbollit për meshkuj”, thuhet në një deklaratë të ekzekutivit.

Në turnetë e kualifikimit, të cilat u prezantuan këtë vit, do të marrin pjesë 40 shtete, me 28 që morën pjesë në raundin e dytë të kualifikimeve të Kupës së Botës FIBA 2023, plus 12 vendet e renditura si më të mirat që nuk morën pjesë në raudin e dytë.

Bullgaria do të zëvendësojë skuadrën ruse si ekipi i radhës më i miri në Evropë. Garat do të zhvillohen nga data 12 deri më 20 gusht, me pesë fituesit që do të fitojnë vende në turneun kualifikues të FIBA-s në 2024./VOA

Ora 07:17
Kievi kërkon marrëveshjen për eksportin e grurit nga Deti i Zi: Tranziti përmes Polonisë nuk mjafton

Polonia ka rënë dakord të heqë ndalimin e saj të tranzitit ndaj drithërave dhe produkteve ushqimore ukrainase, por Kievi dëshiron një marrëveshje të kohës së luftës që do t'i lejonte asaj të transportonte drithë në mënyrë të sigurt nga portet e Detit të Zi . Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka garantuar se ai do të diskutojë marrëveshjen e eksportit të grurit me OKB-në Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në Nju Jork javën e ardhshme, vetëm disa javë para se të skadojë pakti.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale: 19/04/2023 11:19

    Ky fashisti mendon se do financohet perjetesisht nga amerika dhe Europa duke mos peanuar asnje lloj bisedimi por nuk e kupton qe koha po i mbaron dhe do kete nje fund tragjik kur ti kete dale malli qe thith idioti

    Përgjigju
    • Artan: 20/04/2023 11:08

      Po ti dhe muzhiket cfare thithni?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë