Ministri izraelit Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, paralajmëroi se Izraeli do të nisë një ofensivë kundër qytetit të Rafah nëse pengjet izraelitë të mbajtur në Gaza nuk lirohen deri kur të nisë Ramazani. Izraeli ka lënë si afat datën 10 mars dhe kjo është hera e parë që thotë se kur trupat e tij mund të hyjnë në qytetin jugor të mbipopulluar të Gazës.
"Bota duhet ta dijë dhe udhëheqësit. Hamasi duhet ta dijë, nëse pengjet nuk janë në shtëpi deri në Ramazan, luftimet do të vazhdojnë kudo. Dhe atyre që thonë se çmimi është shumë i lartë, unë u them qartë: Hamasi ka një zgjedhje. Ata mund të dorëzohen dhe të lirojnë pengjet”, tha ai.
Gantz shtoi se Izraeli do të veprojë në "mënyrë të koordinuar, duke lehtësuar evakuimin e civilëve në dialog me partnerët tanë amerikanë dhe egjiptianë për të minimizuar viktimat civile".
Izraeli synon ta zgjerojë luftën tokësore deri brenda qytetit Rafah, ku janë strehuar mbi 1 milion palestinezë nga lufta. Në ditët e fundit, ushtria izraelite ka filluar të bombardojë Rafahun, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës në kufi me Egjiptin.
Sipas kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli nuk mund ta arrijë synimin e vet për ta asgjësuar Hamasin përsa kohë pjesëtarët e tij qëndrojnë në Rafah.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 29.092 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor.
Houthis morën përgjegjësinë për sulmin ndaj dy anijeve amerikane në Gjirin e Adenit: Sea Champion dhe Navis Fortuna.
Sipas zëdhënësit të grupit jordanez, Yahya Saria, ata qëlluan me raketa mbi anijet dhe i goditën ato.
Më parë, Houthis kishin njoftuar një sulm në Rubymar, gjithashtu në Gjirin e Adenit, me disa raketa detare dhe këtë mbrëmje Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane, Centcom, konfirmoi se njëra prej raketave goditi dhe dëmtoi anijen, duke detyruar ekuipazhin ta braktisë atë.
Houthis gjithashtu kanë njoftuar më parë rrëzimin e një droni amerikan.
Mediat e huaja kanë publikuar pamje të një shpërthimi të jashtëzakonshëm, e cili ka ndodhur në Bejrut dhe pretendohet se është një bombardim izraelit.
Në videon e publikuar duket shpërthimi i frikshëm dhe shtëllunga gjigande e tymit që ngrihet në lartësi dhe mbulon zonën përreth.
Ngjarja ka ndodhur ekzaktësisht pranë Ghaziyeh, afër Sidonit, 40 km në jug të kryeqytetit libanez.
???? LEBANON RIGHT NOW:
— Amar Mustafa | امار مصطفى (@Amarmustafa_) February 19, 2024
ISR airstrikes on Saida - Ghaziyeh area - this is not close to the current frontlines and deep into Lebanon.
????: Ghaziyeh attacked, reports suggest ISR hit a farm area - civilian area
This is the first time this area has been hit, its an escalation pic.twitter.com/28Rnaj9bL4
Luiz Inacio Lula da Silva
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka tërhequr për konsultime ambasadorin e tij në Izrael, raporton gazeta Folha de S. Paulo.
Ambasadori brazilian u thirr më parë nga ministri i jashtëm izraelit pas komenteve të Lula që e krahasonte luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza me Holokaustin.
Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 29.092 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor.
Luiz Inacio Lula da Silva
Qeveria izraelite e ka shpallur presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, ‘persona non grata’ pas komenteve të tij lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
"Krahasimi i presidentit brazilian midis luftës së drejtë të Izraelit kundër Hamasit dhe veprimeve të Hitlerit dhe nazistëve, të cilët vranë 6 milionë hebrenj, përbën një sulm të rëndë antisemitik që përdhos kujtimin e atyre që vdiqën në Holokaust”,- ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Israel Katz.
“Në emër tim dhe të qytetarëve të Izraelit, e informova presidentin Lula se ai është një person i padëshiruar në Izrael derisa të kërkojë falje dhe të tërheqë fjalët e tij”,- shtoi ai.
Ushtarë të Hamasit teksa varrosin kolegun e tyre të vrarë gjatë luftimeve me Izraelin
Numri i anëtarëve të Hamasit të vrarë që nga fillimi i operacionit në Gaza është 12 mijë.
Kjo është raportuar nga radio ushtarake izraelite, duke shtuar se në bazë të të dhënave aktuale raporti midis milicëve të vrarë dhe civilëve është 1 me 1.5.
Sot një përfaqësues i Hamasit foli për rreth 6,000 milici të vrarë gjatë luftës në Gaza, duke dhënë për herë të parë një shifër e cila - nga mbi 29 mijë vdekjet totale të deklaruara deri më tani nga ministria palestineze e Shëndetësisë - bën dallimin midis milicive të vdekur dhe civilëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se spitali Nasser në Rripin e Gazës ka dalë jashtë funksionit pas sulmeve izraelite.
Trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) hynë në spital të enjten, duke thënë se inteligjenca tregoi se pengjet e marra nga Hamasi po mbaheshin atje. OBSH tha se nuk ishte lejuar të hynte në vend për të vlerësuar situatën.
“Si dje, ashtu edhe një ditë më parë, ekipi i OBSH-së nuk u lejua të hynte në spital për të vlerësuar kushtet e pacientëve dhe nevojat kritike mjekësore, pavarësisht se mbërriti në kompleksin spitalor për të ofruar karburant së bashku me partnerët”, tha kreu i OBSH-së.
IDF e ka përshkruar operacionin e saj në Nasser si "të saktë dhe të kufizuar" dhe ka akuzuar Hamasin se "përdor në mënyrë cinike spitalet për terror".
Kreu i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në X se "Spitali Nasser në Gaza nuk është më funksional, pas një rrethimi njëjavor dhe nga bastisja e vazhdueshme".
"Ka ende rreth 200 pacientë në spital. Të paktën 20 duhet të referohen urgjentisht në spitale të tjera për të marrë kujdes shëndetësor; referimi mjekësor është e drejtë e çdo pacienti."
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se vetëm katër personel mjekësor mbetën në spital duke u përpjekur të kujdeseshin për pacientët e mbetur.
Mungesa e karburantit dhe sulmet izraelite e kanë nxjerrë jashtë funksioni spitalin më të madh në Rripin e Gazës. Spitali Nasser në qytetin jugor të Khan Younis priste dhjetëra pacientë të plagosur nga lufta dhe të sëmurë, por nuk kishte as energji dhe as staf të mjaftueshëm për t'i trajtuar të gjithë.
Ujësjellësi në spital është ndërprerë për shkak se gjeneratorët janë jashtë funksionit prej tre ditësh. Mungesa e furnizimit me oksigjen, edhe për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ka shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë pacientëve.
Sulmit mizor te organizates terroriste Hamas,qe vrau,dogji,perdhunoj,preu koka femish ei dogji se gjalli ne syte e nanave e baballareve,gjysheve e gjyshave 1400 vet, krejtesisht te pafajshem qe ishin duke festuar ne nje festival kengesh "nova" te te gjitha moshave nga 2 muajsh e deri 88 vjec duke djegur vrare,plackitur te gjithe vend banimet (kibucet,e moshavimet) duke rrembyer edhe mbi 300 vete.Kjo ishte katastrofa me e rande e Israelit e ndodhur ne 70 vitet e fundit.Imagjinini qe kjo te ndodhi ne Shqiperi,ku nje bande terroristesh serbe sulmojne qytete shqiptare kufitare,vrasin,presin,shnedrojne,perdhunojne e pastaj djegin cdo qenje njerezore(pavaresisht moshes apo gjinis),si do reagoj qeveria e qytetaret shqiptar ?Un besoj se asnje shtet ne bote nuk mund te reagoj ndryshe nga shteti Israelit.Kthimi i Gazes ne epoken e gurit,eliminimi i cdo pjesmarresi apo perkrahesi i Hamasit,natyrisht eliminimin e te gjithe pjesmarresve qe sollen katastrofen kudo qofshin ato e ne cdo vend te botes,eshte betimi e detyrimi i ushtris Israelite para popullit te vet.Ushtria po e ben kte realitet me minimum humbjesh te popullates pafajshme arabe ne Gaza gjate sulmeve ne qytetet ne Gaza ku eshte dendesia e popullesis me e madhe ne bote.Kushdo ne bote qe mendon te sulmoj Israelin,duhet ti bej mire llogarit e duhet ta dioj se fuqia ushtarake e Israelit eshte pesefishi i fuqis ushtarare te vendeve arabe te marrura se bashku,disa here me e kompiuterizueme e krejtesisht moderne.
PërgjigjuMire ja ben Hamasit por c'faj kane femijet mqs te rriturit qenkan pothuajse te gjithe armiq te betuar te cifuterve? Po ato qe do mbijetojne dhe do rriten si do ja shperblejne Izraelit kete dhurate qe i la pa prind apo familjare te aferm or teeeejjjjj
Pse jo vete e nisen "luften" palestinezet,ne lufte nuk ka festa te fese apo festa shteterore lufta do burra.
Përgjigju