Izraeli thuhet se ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton një plan të ri për të vrarë presidentin amerikan Donald Trump. Kështu raporton The Ëall Street Journal, duke cituar burime në dijeni të çështjes. Sipas këtyre burimeve, ky vlerësim i inteligjencës izraelite është një nga arsyet e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u vra në janar të vitit 2020 në një sulm me dron të urdhëruar nga Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë si president.

Lidhur me këto pretendime, Presidenti amerikan Donald Trump tha se "la udhëzime" në rast se Irani arrin të realizojë planin e tij për ta vrarë atë. Komentet Trump i bëri për Neë York Post, duke specifikuar se la udhëzime se "nëse do të ndodhte diçka, ata do të duhej të bombardoheshin me një forcë të paparë". Ai shtoi se "kam qenë numri një" në listën e Iranit të njerëzve që duhen eliminuar "për një kohë të gjatë".

Ndërkohë duke folur për bisedimet, Trump theksoi se armëpushimi me Iranin ka marrë fund. Por Trump tha se Teherani kishte kërkuar negociata të reja paqeje, për të cilat sipas tij ishte dakordësuar edhe SHBA.

Shtetet e Bashkuara po u japin përparësi kanaleve diplomatike për të ulur tensionet me Iranin dhe për t'i dhënë fund fazës së re të armiqësive mes dy vendeve, por njëkohësisht ruajnë aftësinë për të kryer sulme të reja nëse situata e kërkon. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë për rrjetin televiziv CNN.

Sipas burimeve, Uashingtoni ka miratuar një strategji që alternon operacionet ushtarake me pauza për të favorizuar përpjekjet diplomatike, duke mbajtur gjithsesi një listë objektivash të gatshëm për t'u goditur si mjet presioni ndaj Teheranit. Zyrtarët kanë sqaruar se janë duke u zhvilluar përgatitje për sulme të mundshme të reja në orët e ardhshme, megjithëse kanë theksuar se, për momentin, diplomacia mbetet prioriteti kryesor.

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka rënë në rreth një të tretën e nivelit të periudhës para luftës, kur kalonin afërsisht 100 anije në ditë. Aktualisht, gjysma e tyre lundrojnë përgjatë korridorit pranë ujërave iraniane, ndërsa gjysma tjetër përdorin itinerarin pranë bregdetit të Omanit.

Donald Trump, ka zhvilluar më herët një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e informuar atë mbi operacionet ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

Netanyahu ka vazhduar të theksojë deklaratat armiqësore të bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, një aleat i ngushtë i Trumpit dhe udhëheqës i një vendi anëtar të NATO-s, si edhe një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit në arenën ndërkombëtare.

Sipas zyrës së tij, Netanyahu ka ritheksuar gjithashtu nevojën që Izraeli të ruajë zona tampon përgjatë kufijve të tij. Kjo vjen në një kohë kur po shënohet përparim në tërheqjen e forcave izraelite nga të ashtuquajturat "zona pilot" në Liban, territore që do t'i kalojnë nën kontroll ushtrisë libaneze.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Shoqata e Trafikut Detar: Anijet cisternë të gazit po kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht sulmeve SHBA-Iran

1782027141_ngushticaehormuzit.jpg

Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, Shoqata e Trafikut Detar bëri të ditur se një numër në rritje i cisternave të gazit natyror të lëngshëm kanë rifilluar kalimin në Ngushticën e Hormuzit ditët e fundit.

Pavarësisht përplasjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të paktën pesë cisterna balasti LNG kanë hyrë në ngushticë ditët e fundit, sipas të dhënave nga Kpler dhe LSEG.

Anijet përfshijnë GasLog Shanghai, të kontrolluar nga kompania greke e transportit detar GasLog, dhe Al Samriya, Al Dafna, Al Gattara dhe Al Rayyan, të lidhura me QatarEnergy.

Ndërkohë, 22 anije të lidhura me Japoninë janë larguar nga ngushtica, përfshirë gjashtë cisterna të mëdha nafte që kaluan midis 7 dhe 9 korrikut, tha Ministri japonez i Transportit Yasushi Kaneko në një konferencë për shtyp.

Ora 18:58
Forcat Mbrojtëse Izraelite: Vramë dy komandantë të Hamasit në Rripin Verior të Gazës

1783702811_tduioo.jpg

Zëdhënësi i IDF (Forcave Mbrojtëse të Izraelit) ka raportuar se trupat izraelite vranë "dy komandantë të Hamasit" në dy bastisje të ndara këtë javë në Rripin e Gazës.

Të mërkurën, IDF goditi Rripin verior të Gazës, "duke eliminuar terroristin Khalil Jamal Khalil Manna, komandant i selisë së prodhimit të armëve të krahut ushtarak të Hamasit".

Sipas IDF, Manna "mbante një rol kyç, duke mbikëqyrur operacionet dhe prodhimin e raketahedhësve, dhe udhëhoqi përpjekjet e Hamasit për të rivendosur gatishmërinë e tyre operacionale gjatë armëpushimit".

Ora 17:54
Trump: Ne ramë dakord për negociata të reja, por armëpushimi me Iranin ka mbaruar

1783527351_donaldtrump.jpg

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi me Iranin ka mbaruar, pavarësisht dakordësisë për nisjen e bisedimeve të reja për paqe.

“Republika Islamike e Iranit na kërkoi të vazhdonim ‘bisedimet’. Ne ramë dakord, por Shtetet e Bashkuara u thanë atyre, pa asnjë dyshim, se armëpushimi ka MBARUAR!”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth.

Ora 17:50
Presidenti Trump: Nëse Irani më vret, kam lënë udhëzime për t'i goditur ata me një forcë të paparë

1783404584_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump tha se "la udhëzime" në rast se Irani arrin të realizojë planin e tij për ta vrarë atë.

Komentet Trump i bëri për New York Post, duke specifikuar se la udhëzime se "nëse do të ndodhte diçka, ata do të duhej të bombardoheshin me një forcë të paparë".

Ai shtoi se "kam qenë numri një" në listën e Iranit të njerëzve që duhen eliminuar "për një kohë të gjatë".

Ora 09:14
Media: Izraeli po pret dritën jeshile të Trump për t'u bashkuar me sulmet e SHBA-së

1783667829_teheran.avif

Izraeli mund t'u bashkohet Shteteve të Bashkuara në sulme të reja ndaj Iranit, por po pret dritën jeshile nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sipas një raporti nga transmetuesi publik Kan.

Zyrtarët izraelitë vlerësojnë se sulmet reciproke midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të vazhdojnë në ditët në vijim.

New York Post, duke cituar një burim izraelit, shkruan gjithashtu se shteti hebre është i interesuar të marrë pjesë në sulme të ardhshme dhe të rifillojë plotësisht luftën.

"Ne jemi të gatshëm ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme", citohet se tha burimi anonim para se Shtetet e Bashkuara të fillonin të godisnin sërish Iranin.

Edhe pse Izraeli "nuk dëshiron të kthehet në kohët kur njerëzit duhej të strehoheshin në qendrat e pritjes", ai nuk dëshiron "të injorojë atë që po ndodh në Iran. Nëse ky është çmimi që duhet të paguajmë, ne do ta pranojmë".