Lufta/ U vonua lirimi i pengjeve, Egjipti dhe Katari zgjidhin problemin! Hamasi: Do lirojmë pengjet e planifikuara për sot! I dorëzohen Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë dhe 7 të huaj

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se do të lirojnë sot (25 Nëntor) 42 të burgosur palestinezë, ndërsa Hamasi do të lirojë 14 pengje të mbajtur në Gaza. Zyrtarët e shtetit hebre konfirmuan se 8 nga 14 pengjet janë fëmijë. 

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, ditën e djeshme (24 Nëntor) u liruan 13 burgosurit e parë të rrëmbyer nga Hamasi, 10 tajlandez dhe një shtetas filipinas.

“Ne presim që dhjetëra pengje të tjera , përfshirë amerikanë, do të kthehen në familjet e tyre”, shkruan presidenti amerikan Joe Biden në X.

Në lirimin e grupit të dytë të pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi që në datën 7 tetor, sipas raportimit të medias Channel 12 News, ka një vonesë. Sipas Channel 12 News, negociatat janë ende në vazhdim nëse 13 apo 14 izraelitë do të lirohen sot (25 Nëntor), megjithëse është e paqartë nëse ky është shkaku i vonesës. 

Izraeli ka kërcënuar së fundmi se nëse pengjet nuk lirohen deri në mesnatë, ofensiva në Gaza do të rifillojë. Kjo u raportua nga TV izraelit Channel 12 , duke cituar një zyrtar izraelit. 

"Të gjitha pretendimet e Hamasit se Izraeli ka shkelur marrëveshjen janë të rreme. Kjo është një përpjekje propagandistike e Hamasit. Izraeli ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij. Hamasi vë në siklet ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit", shtoi ai.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Katari po negocion me Izraelin dhe Hamasin për të zgjidhur vonesën në lirimin e pengjeve "sa më shpejt të jetë e mundur". Por më pas, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha se pengesat për lirimin e pengjeve ishin zgjidhur përmes komunikimit midis Dohas dhe Egjiptit.

Hamasi konfirmoi se do të lirojë sot pengjet e parashikuar në marrëveshjen me Izraelin dhe falenderoi Egjiptin dhe Katarin "që kanë garantuar ruajtjen e armëpushimit të përkohshëm me Izraelin", raporton BBC .

Grupi i dytë i pengjeve izraelitë të liruar nga Hamasi janë rrugës për në vendkalimin Rafah në skajin jugor të Rripit të Gazës. Reuters shkruan se Hamasi i dorëzoi Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë dhe 7 të huaj.

Pengjet e liruara sot (25 Nëntor) nga Hamasi mbërritën në pikën kufitare Rafah, me automjete të Kryqit të Kuq.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Hamasi liron grupin e dytë të pengjeve, nisen drejt pikës kufitare të Rafah

1700948447_gaza.jpg

Pamje nga Gaza

Grupi i dytë i pengjeve izraelitë të liruar nga Hamasi janë rrugës për në vendkalimin Rafah në skajin jugor të Rripit të Gazës.

Kështu kanë deklaruar Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF), raporton Sky News.

IDF tha se komenti i saj ishte “bazuar në informacionin që u mor nga Kryqi i Kuq”. Një burim nga Katari tha se pengjet i ishin dorëzuar Kryqit të Kuq.

Hamasi deklaroi se krahu i tij i armatosur i kishte dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite dhe shtatë shtetas të huaj.

Ora 22:18
SHBA shpreson se tre amerikanë do të lirohen mes 50 pengjeve izraelitë

1700947105_a.jpg

Foto ilustruese nga Gaza

SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që tre amerikanë të jenë në mesin e 50 pengjeve izraelite që do të lirohen, por asnjë prej tyre nuk do të jetë në listën e pengjeve që do të lirohen brenda ditës së shtunë.

"Nuk ka amerikanë sot, ende shpresojmë që të tre do të dalin me 50 parët që është rënë dakord", tha një zyrtar amerikan për NBC News.

Në 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë të paktën 1400 njerëz, të paktën sipas raportimeve të autoriteteve izraelite, 240 persona u morën peng.

Fillimisht u liruan 4 pengje, 1 peng tjetër nga ushtria izraelite, ndërsa sipas një marrëveshje që u arrit këtë javë do të lirohen të paktën 50 pengje. Dje u liruan 13 persona me kombesi izraelite, 10 me kombesi tailandeze dhe një filipinas.

Ora 21:25
Biden foli me udhëheqësit e Katarit në përpjekje për të zgjidhur vonesën në shkëmbimin e pengjeve

1700465711_joebiden.jpg

Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, foli me emirin e Katarit dhe kryeministrin e Katarit të shtunën (25 Nëntor), si pjesë e përpjekjeve të administratës për të zgjidhur vonesën në ditën e dytë të lirimit të pengjeve, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Adrienne Watson. 

Zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë ishin në kontakt me homologët e tyre izraelitë, katar dhe egjiptianë, me Biden që u informua gjatë gjithë ditës, sipas Watson. 

Brenda orës së fundit, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u informuan nga zyrtarët e Katarit se çështja ishte zgjidhur dhe se Kryqi i Kuq po lëvizte për të tërhequr pengjet që do të liroheshin sot.

Ora 21:02
Hamasi konfirmon: Do të lirojmë pengjet e planifikuar për sot

1700942534_84.jpg

Ushtarët e Hamasit

Hamasi konfirmoi se do të lirojë sot pengjet e parashikuar në marrëveshjen me Izraelin dhe falenderon Egjiptin dhe Katarin "që kanë garantuar ruajtjen e armëpushimit të përkohshëm me Izraelin", raporton BBC .

Ora 20:59
Ministria e Jashtme e Katarit: Pengjet e liruara do të jenë 20! Janë 13 izraelitë dhe 7 të huaj

1700942376_kjns.jpg

Fotot e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha se pas "një vonese" do të bëhet sot shkëmbimi i dytë i pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë. 

Hamasi do të lirojë 13 pengje izraelitë dhe 7 të huaj, Izraeli do të lirojë 39 të burgosur palestinezë.

Ora 20:05
Zgjidhet vonesa e lirimit të pengjeve! Ministria e Jashtme e Katarit: Negocioi Egjipti

1700939106_pepe.jpg

Foto e disa prej pengjeve

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Katari po negocion me Izraelin dhe Hamasin për të zgjidhur vonesën në lirimin e pengjeve "sa më shpejt të jetë e mundur".

Por më pas, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha se pengesat për lirimin e pengjeve ishin zgjidhur përmes komunikimit midis Dohas dhe Egjiptit.

Ora 19:52
Izraeli: Nëse pengjet nuk lirohen deri në mesnatë, ofensiva do të rifillojë

1700938463_lkjc.jpg

Fotot e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

Izraeli ka kërcënuar së fundmi duke thënë se nëse pengjet nuk lirohen deri në mesnatë, ofensiva në Gaza do të rifillojë. Kjo u raportua nga TV izraelit Channel 12 , duke cituar një zyrtar izraelit. 

"Të gjitha pretendimet e Hamasit se Izraeli ka shkelur marrëveshjen janë të rreme. Kjo është një përpjekje propagandistike e Hamasit. Izraeli ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij. Hamasi vë në siklet ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit", tha ai.

Ora 19:44
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Forcat izraelite nuk do largohet nga Gaza derisa pengjet të lirohen plotësisht

1700937817_galla.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, tha se forcat izraelite nuk do të largohen nga Rripi i Gazës derisa të gjithë pengjet të kthehen në Izrael dhe se çdo negociatë e ardhshme me Hamasin do të zhvillohet gjatë luftimeve. 

Deklaratat e Gallant, raporton "The Times of Israel", u bënë ndërsa ministri vizitoi Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm (25 Nëntor), për herë të parë që nga fillimi i luftës, duke u takuar me komandantë dhe ushtarë. 

Gallant hyri në Rripin e Gazës nga deti me kreun e Marinës, zëvendësadmiralin David Saar Salama.

"Aftësia jonë për të sjellë grupin e parë të pengjeve vjen nga presioni që ushtron ushtria. Sapo të fillojë presioni ushtarak, ata duan një pushim. Kur rrit presionin, ata duan një pushim tjetër. Kur rrit presionin edhe më shumë, ata janë gati të vijnë me një ofertë, dhe kur ju rritni edhe më shumë, dhe ata janë gati të vijnë me një ofertë që mund të pranohet, kjo është e gjithë metoda. Ne nuk mund ta lëmë operacionin dhe luftën në Gaza derisa të arrijmë në një situatë ku të kthejmë të gjithë pengjet, sepse kemi shumë të tjerë”, tha Gallant.

Gallant tha gjithashtu se armëpushimi do të jetë i shkurtër. 

"Çdo negociatë e mëtejshme do të bëhet gjatë luftimeve. Nëse ata duan të vazhdojnë të diskutojnë për marrëveshjen e ardhshme, do të jetë ndërsa bombat po bien dhe forcat po luftojnë, kjo është baza", tha Gallant.

Ora 19:35
Hamasi: Izraeli ka ndryshuar listën e palestinezëve që do të lirohen nga burgu

1700937314_hama.jpg

Ushtarët e Hamasit

Një zyrtar i Hamasit, duke folur për BBC, tha se Izraeli kishte bërë ndryshime të rëndësishme në listën e rënë dakord të të burgosurve palestinezë që do të liroheshin nga burgu në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë. 

Ai tha gjithashtu se Forcat Mbrojtëse të Izraelit vranë dy palestinezë në Beit Hanoun në Gaza, në një zonë ku palestinezët mund të lëvizin. 

Sipas zyrtarit, Izraeli lejoi vetëm tre nga 100 kamionë të arrinin në veri të Gazës dhe fluturoi me drone mbi Rripin jugor, duke shkelur marrëveshjen.

Ora 19:25
Zyrtarët izraelitë: Negociatat janë duke u zhvilluar për të arritur një zgjidhje deri në mbrëmjen e sotme

1700474107_rafa.jpg

Pika kufitare Rafah

Zyrtarët izraelitë thonë se negociatat janë ende duke u zhvilluar me synimin për të arritur një zgjidhje këtë mbrëmje (25 Nëntor). 

Nuk ka siguri nëse kriza do të zgjidhet së shpejti, por njerëzit në Izrael vazhdojnë të jenë optimistë se shtytja aktuale për lirimin e të burgosurve do të zbatohet në orët e ardhshme, deri në mesnatë. 

Në Izrael ata konfirmojnë se dy pikat kryesore të mosmarrëveshjes janë kamionët e ndihmës humanitare në Rripin verior të Gazës dhe lista me emrat e të burgosurve që do të lirohen.

Ora 19:20
Hamasi: Kamionët që arritën në Gazën Veriore janë më pak se gjysma e atyre të rënë dakord me Izraelin

1700937430_ham.jpg

Ushtarët e Hamasit

Një zëdhënës i Hamasit, duke sqaruar arsyet e milicëve në lidhje me vonesën e lirimit të pengjeve, tha se Kamionët që arritën në Gazën Veriore ishin më pak se gjysma e atyre të rënë dakord me Izraelin

“Vetëm 65 nga 340 kamionët e ndihmave humanitare që hynë në Rripin ishin në gjendje të arrinin në Gazën Veriore, për shkak të kufizimeve të vendosura nga Izraeli. Ky është një numër që është më shumë se gjysma më i ulët se sa ishte rënë dakord në marrëveshje”, tha zëdhënësi i Hamasit.

Ora 18:05
Ministri i Jashtëm izraelit takon 10 pengjet tajlandeze dhe filipinasin e liruar

1700927234_pe.jpg

Fotot e pengjeve të marra nga Hamasi

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, vizitoi sot (25 Nëntor) 11 pengjet tajlandeze dhe filipinase të cilët u liruan ditën e djeshme (24 Nëntor) nga Hamasi. 

“Qytetarët izraelitë dhe të huaj kishin një fat të përbashkët përballë një armiku mizor”, tha Cohen në një deklaratë. 

Ministri thotë se Izraeli do të vazhdojë të punojë për të liruar të gjithë pengjet, duke përfshirë më shumë se një duzinë punëtorësh të huaj që mbeten robër.

"Unë u premtova të gjithë qytetarëve të huaj të liruar dje se do të marrin kujdesin më të mirë mjekësor dhe psikologjik", tha Cohen.

Ora 17:58
OKB: Që nga 7 tetori janë vrarë 221 palestinezë në Bregun Perëndimor

1700033813_lufta.PNG

Brenda spitalit Al-Shifa

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, në faqen e saj zyrytare ka shkruar se që nga fillimi i luftës më 7 tetor, në Bregun Perëndimor janë vrarë 221 palestinezë.

"Që nga 7 tetori, 213 palestinezë, duke përfshirë 55 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite n♪8 bregun perëndimor. Tetë të tjerë, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga izraelitët në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor. Katër izraelitë u vranë në sulmet e palestinezëve", shkruhej në faqen zyrtare.

Ora 17:55
Spanja pritet të njohë pavarësinë e Palestinës, reagon ashpër Izraeli

1700931103_ne.jpg

Benjamin Netanyahu dhe Pedro Sanchez

Deklarata e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, i cili tha se mund të njohë shtetin e Palestinës, ka zemëruar Izraelin. Në lidhje me deklaratën e kryeministrit spanjoll dhe atij belg gjithashtu, ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen ka reaguar, duke dënuar deklaratën e kreut të shtetit spanjoll.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të Sanchez dhe De Croos në Egjipt.

“Pas fjalëve të kryeministrave spanjollë dhe belg, ministri i Jashtëm, Eli Cohen, ka thirrur ambasadorët e të dyja vendeve. Ne dënojmë deklaratat e krerëve të qeverive të Spanjës dhe Belgjikës që mbështesin terrorizmin”, njoftoi ministria izraelite.

Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen, masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”.

Spanja pritet të njohë pavarësinë e shtetit palestinez pavarësisht faktit që një gjë të tillë nuk mbështetet nga Bashkimi Europian.

Ora 17:44
Momenti prekës kur 5-vjecarja përqafon gjyshen pas 49 ditësh që u mor peng

1700930567_gaz.jpg

Momenti kur 5-vjecarja përqafon gjyshen 

Imazhet e postuara në rrjetet sociale janë tronditëse po aq dhe prekëse të pengjeve të liruara nga Hamasi që janë ribashkuar me familjet e tyre.

Më herët gjatë ditës së sotme janë publikuar fotot e dy të moshuarave që janë bashkuar me familjet e tyre, konkretisht 85-vjeçares Yafa Adhar dhe 78-vjeçares Margalit Moses.

Pak më parë Spitali i Fëmijëve Schneider ku u transferuan disa nga pengjet izraelitë të liruar nga Hamasi, postoi në Facebook një foto të 5-vjeçares Emilia Aloni duke përqafuar gjyshen e saj pas 49 ditësh, në duart e Hamasit.

Emilia dhe nëna e saj Daniel u mbajtën peng në Rripin e Gazës për 49 ditë.

Të dy ishin duke vizituar motrën e Danielle dhe familjen e saj në Kibbutz Nir Oz më 7 tetor, kur ata u rrëmbyen gjatë sulmit nga grupi terrorist Hamas. Sharon Aloni Cunio, 33 vjeç, dhe bashkëshorti i saj David Cunio, 34 vjeç, dhe vajzat e tyre binjake trevjeçare, Julie dhe Emma, ​​janë ende peng në Gaza.

 

Ora 17:17
Anija izraelite goditet nga një dron iranian

1700929044_ik.jpg

Foto ilustuese e anijes së Izraelit

Një anije në pronësi të një miliarderi izraelit u sulmua të premten nga një dron i prodhuar nga Irani në Oqeanin Indian, tha sot një zyrtar ushtarak amerikan.

“Kemi marrë informacione se një dron Shaded 136 ka goditur një anije në Oqeanin Indian”, tha zyrtari për AFP, duke shtuar se anija u dëmtua nga sulmi, por askush nuk mbeti i lënduar.

Ora 17:15
OBSH: Drejtori i spitalit Al-Shifa është ende në duart e forcave izraelite

1700928644_dre.jpg

Drejtori i spitalit al-Shifa

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gazën veriore është ende në duart e forcave izraelite së bashku me tre punonjës të tjerë shëndetësorë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë.

Gjatë një misioni të përbashkët të OBSH-OKB-së më 22 nëntor për të evakuuar 151 pacientë nga spitali në jug të Gazës, forcat izraelite arrestuan tre personel mjekësor nga Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe tre nga Ministria e Shëndetësisë.

OBSH tha se dy ishin liruar më pas, por se ata nuk kishin marrë asnjë informacion për mirëqenien e pjesës së mbetur të personelit, duke përfshirë drejtorin e spitalit Al-Shifa, Dr. Muhammad Abu Salamiya.

“OBSH bën thirrje që të drejtat e tyre ligjore dhe njerëzore të respektohen plotësisht gjatë ndalimit të tyre”, thuhet në deklaratë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë të enjten se Abu Salmiya ishte arrestuar dhe dorëzuar në Agjencinë e Sigurisë të Izraelit, ose Shin Bet, “pas provave që tregojnë se Spitali Shifa, nën drejtimin e tij shërbente si një qendër komandimi dhe kontrolli i Hamasit.”

Ora 17:09
U lirua nga Hamasi, takimi emocionues i nënës palestineze me të bijën 10 vite pasi ra në burg

1700928526_cnn.jpg

Foto nga takimi mes nënës dhe vajzës

Midis të burgosurve palestinezë të liruar nga burgjet izraelite është edhe një vajzë 26-vjeçare, aktiviste palestineze e burgosur kur ajo ishte 16-vjeçare.

CNN ka publikuar një video nga momenti i ribashkimit emocional me nënën e saj pas 10 vitesh.

Gati shtatë javë pas luftës, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një marrëveshje që do të bëjë të mundur kthimin e 150 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite në këmbim të lirimit të të paktën 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur në Gaza, gjatë një pauze katër-ditore, duke sjellë shpresë për shumë familje.

Të burgosurit palestinezë në fjalë janë gra dhe fëmijë, tha Hamasi, duke shtuar se marrëveshja përfshin gjithashtu hyrjen e qindra kamionëve që transportonin ndihma, furnizime mjekësore dhe karburant në të gjitha pjesët e territorit të rrethuar.

Ora 16:58
'Kam qarë nga lumturia', rrëfimi i nënës së vajzës tajlandeze që u lirua nga Hamasi

1700927894_taj.jpg

Vajza që u lirua nga Hamasi

Nëna e një vajze tajlandeze të liruar nga Hamasi të premten tha për CNN se “qau nga lumturia” pasi mësoi lajmin.

“Unë shpërtheva në lot kur e pashë në dy video. I njoha flokët e saj dhe mënyrën se si ajo ecën normalisht. Mendova se ishte padyshim ajo kur pashë një vajzë që po shkonte në autobus me një fustan të kuq", tha Boonyarin Srichan, nëna e Nutthaëaree Munkan, për CNN përmes telefonit të shtunën.

Srichan jeton në provincën Khon Kaen, një nga më të varfrat e vendit, me mbesën e saj 8-vjeçare. Ajo tha se nuk mund ta përmbante lumturinë e saj dhe vrapoi rreth shtëpisë së saj.

“Kam qarë nga lumturia”, tha ajo.

Srichan nuk ka folur ende me vajzën e saj, por planifikon të udhëtojë në Bangkok për ta pritur.

Më herët të shtunën, qeveria tajlandeze konfirmoi lirimin e saj.

Ora 16:47
Mediat: Ka vonesa në lirimin e grupit të dytë të pengjeve izraelite

1700927234_pe.jpg

Fotot e pengjeve

Në lirimin e grupit të dytë të pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi që në datën 7 tetor, sipas raportimit të medias Channel 12 News, ka një vonesë.

Sipas Channel 12 News, negociatat janë ende në vazhdim nëse 13 apo 14 izraelitë do të lirohen sot (25 Nëntor), megjithëse është e paqartë nëse ky është shkaku i vonesës. 

Ndërsa Izraeli ka thënë se pret 13 pengje, shërbimi i burgjeve izraelite ka bërë përgatitjet për lirimin e 42 të burgosurve palestinezë; sipas kushteve të marrëveshjes me Hamasin, për një pauzë në luftime, tre të burgosur lirohen për çdo peng izraelit.

Channel 12 raporton se procesi i lëshimit mund të fillojë në orën 17:00 me orën lokale (16:00 në Itali).

Ora 16:31
Egjipti: Kemi marrë sinjale pozitive nga të dyja palët për vazhdimin e mundshëm të armëpushimit në Gaza

1700815647_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Egjipti thotë se ka marrë "sinjale pozitive" nga të gjitha palët në lidhje me një zgjatje të mundshme të armëpushimit në Gaza për një ose dy ditë. 

Diaa Rashwan, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit të Egjiptit (SIS), tha në një deklaratë se vendi po mbante bisedime të thella me të gjitha palët për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit të rënë dakord katër-ditor.

Ajo shpjegoi se kjo gjë "do të thotë lirimin e më shumë të burgosurve në Gaza dhe të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite”.

Ora 16:20
200 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza nga pika kufitare Rafah

1700925570_iz.jpg

Kamioni me ndihma humanitare duke hyrë në Gaza

200 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës. Kjo është raportuar nga Cogat, koordinatori i aktiviteteve qeveritare në territore, siç raporton gazeeta Haaretz . 

Kamionët përmbajnë ushqime, ujë, pajisje strehimi dhe furnizime mjekësore.

Ora 16:16
Hamasi: Forcat izraelite qëlluan mbi ekipet mjekësore gjatë armëpushimit

1700824806_ilu.jpg

Forcat izraelite

Forcat izraelite qëlluan mbi ekipet mjekësore gjatë armëpushimit, sipas Munir al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të qeverisur nga Hamasi.

“Forcat izraelite qëlluan ndaj ekipeve mjekësore që shkuan në të ashtuquajturin korridor të sigurt gjatë armëpushimit. Ne nuk mund ta rivendosim spitalin al-Shifa në funksione nëse nuk arrijnë pajisje dhe karburant të mjaftueshëm. Nuk ka garanci që forcat izraelite nuk do të synojnë përsëri spitalet", tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza për gazetën Al Jazeera.

Ora 16:00
Video prekëse/ U mbajt peng për 49 ditë dhe festoi ditëlindjen në tunelet e Hamasit! Përqafimi emocionues i 9-vjeçarit me të atin pasi Hamasi e liroi

Një 9-vjeçar u mbajt në tunelet e Hamasit për 49 ditë dhe më pas u lirua me grupin e parë të shkëmbimit mes Izraelit dhe terroristëve.

Ohad Munder përqafoi sërish babanë e tij sot (25 Nëntor) në spitalin pediatrik Schneider në Petah Tikva.

Familja kërkuan që të publikohej video e takimit, ku shihet se Ohadi, është shumë i dobët i veshur me një bluze gri dhe me syze. Në video shihet teksa ai vrapon drejt babait, i cili e përqafon me lot në sy. 

Ohad, i cili mbushi nëntë vjeç ndërsa ishte në Gaza, u lirua ditën e djeshme (24 Nëntor) së bashku me nënën e tij Keren Munder, 55 vjeç, dhe gjyshen Ruti Munder, 78 vjeç. 

Ndërsa gjyshi i tij, Avraham Munder, ende po mbahet peng nga Hamasi.

 

Ora 15:57
Hamasi: Ndaloni gjenocidin në Gaza, bota mbështet kauzën palestineze

1700556849_hama.jpg

Ushtar i Hamasit

Është një thirrje për komunitetin ndërkombëtar, për "botën" që të "mbështesë çështjen palestineze dhe të jetë në anën e palestinezëve", e bërë nga Hamasi në ditën e dytë të armëpushimit me Izraelin. 

“Gjenocidi në Gaza duhet të ndalet”, shtoi Hamasi.

Ata shtuan se “duhet të njihen përgjegjësitë e okupimit që kryen krimin e vrasjes së fëmijëve dhe civilëve”.

Ora 15:55
Hamasi: Izraeli po shkel marrëveshjen, por ne jemi të hapur për marrëveshje të reja

1700835221_us.jpg

Ushtar i Hamasit 

Këshilltari i kreut të byrosë politike të Hamasit, Taher al-Nunu, tha për gazetën Al Jazeera se "ka shumë shkelje të marrëveshjes nga Izraeli".

Ai nënvizoi në çdo rast se milicia është "e hapur ndaj propozimeve të ndërmjetësve dhe ne jemi gati të shqyrtojmë propozimet për marrëveshje të reja”.

Sipas raportimeve, fjalët e tij vijnë ndërsa një delegacion i Katarit ndodhet në Izrael për të diskutuar zhvillimet e mundshme të marrëveshjes për lirimin e të burgosurve të rrëmbyer.

Ora 15:52
Delegacioni i Katarit në Izrael për të siguruar që marrëveshja të shkojë mirë

1700837571_foyo.jpg

Foto nga bombardimet izraelite në Gaza

Avioni privat i Katarit që mbërriti në Izrael solli një delegacion të vogël nga Doha i angazhuar për të siguruar që marrëveshja për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë të vazhdojë pa probleme. 

Vizita ishte projektuar për të "koordinuar palët në terren dhe homologët e tyre në Doha për të siguruar që marrëveshja të vazhdojë të përparojë pa probleme dhe për të diskutuar më shumë detaje mbi marrëveshjen në vazhdim", shpjegoi një diplomat i cituar nga mediat izraelite.

Ora 15:49
Ndihma humanitare shpërndahet në Gazën e Veriut për herë të parë që nga fillimi i luftës

1700923696_kami.jpg

Foto nga kamioni me ndihma humanttare në Gaza (24 Nëntor)

Për herë të parë që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ndihma humanitare i është shpërndarë popullatës palestineze në veri të Gazës.

Këtë e ka konfirmuar OCHA, agjencia e Kombeve të Bashkuara që merret me çështjet humanitare. 

Shpërndarja e ndihmave deri më tani ishte penguar në qytetin e Gazës dhe në veri të enklavës palestineze, sepse konsiderohej si zonë lufte.

Prandaj Kombet e Bashkuara po shpërndajnë ndihma për ata njerëz që ishin fshehur në spitale dhe shkolla.

Ora 15:33
Hamasi i mori peng gruan dhe vajzën, mes lotëve rrëfehet kryefamiljari: Jam shumë i lumtur, por do festoj vetëm kur të lirohen të gjithë pengjet

1700811329_foto.jpg

Foto nga bombardimet izraelite në Gaza

Gruaja dhe vajzat e tij u liruan nga Hamasi të cilat u mbajtën peng që prej 49 ditësh në Gaza. Mes lotëve ai rrëfeu se ishte shumë i lumtur për rikthimin e familjes së tij në shtëpi.

Ai tha se do festojë vetëm në momentin kur të gjitha pengjet do lirohen.

"Jam i lumtur që kam mirëpritur familjen time, lejohet të ndjehet gëzim dhe lejohet të derdhë lot. Kjo është një gjë njerëzore. Por unë nuk festoj, nuk do të festoj derisa të vijë i fundit nga pengjet. në shtëpi. Familja ime: Doron, Raz dhe Aviv janë kthyer në shtëpi nga robëria. Jam i vendosur të ndihmoj familjen time të shërohet nga trauma dhe humbja e tmerrshme që kemi pësuar, për të ardhmen e vajzave dhe gruas sime. Ata ende më presin me vështirësi ditë", tha Yoni Katz Asher.

Në një video nga Forumi i Familjeve të Pengjeve, ai shihet duke falenderuar autoritetet izraelite.

Ora 08:43
Lufta/ Spitali në Izrael: Pengjet e liruara nga Hamasi janë në gjendje të mirë shëndetësore

Qendra mjekësore Wolfson në Holon, në Izraelin qendror, ka deklaruar se 5 pengjet e liruara nga Hamasi, të cilat u dërguan për vizita mjekësore në këtë spital, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. 

Në total, dje Hamasi liroi 24 pengje, duke përfshirë 13 izraelitë, 10 tajlandezë dhe një filipinas. Po ashtu, sot pritet të lirohet një grup tjetër pengjesh. 

Armëpushimi 4-ditor në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit, hyri në fuqi në orën 07:00 të mëngjesit të 24 nëntor.

M.Q./S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall