Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari deklaroi se është diskutuar me KE, lidhur me dekriminalizimin e shpifjes, por kjo nuk ka qenë direktivë e vetë BE.
“Sigurisht, ne kemi komunikuar që në mbyllje të procesit screening, me Komisionin Europian, e vërteta është që kjo nuk ka të bëjë me direktiva të BE. Shumica dërrmuese të vendeve të BE nuk e kanë të dekriminalizuar shpifjen. Shumë pak vende e kanë dekriminalizuar. Ne jemi të përkushtuar për të çuar më tej reforma të tilla, që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. Të mos i bëjmë gjërat të nxituar. Ky duhet të jetë veprim i matur, ky është hap pozitiv. Kjo nuk e ndikon rrugëtimin tonë në integrimin europian, për këtë kemi diskutuar me Komisionin Europian. Do të ishte më e drejtë që të kishim gazetarët në mbrojtje të veçantë nga ligji penal, duke përfshirë edhe kolegët tuaj jashtë vendeve duke mos u kufizuar vetëm në Shqipëri, pra për kolegë që ushtrojnë profesionin e gazetarit në një vend të BE", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Amnistia penale pret ‘ok’ nga qeveria, Lamallari: Lirohen 380 të dënuar, ulje dënimi për 980 të tjerë! S'përfitojnë të dënuarit nga GJKKO












