Forcat izraelite kanë zhvilluar operacione të ashpra ndaj palestinezëve gjatë natës në zonën Rafah në zonën jugore të Gazës. Sipas mediave të huaja, 29 persona janë vdekur mes tyre edhe një fëmijë. Tre ndërtesa u shkatërruan nga bombardimet.
Ndërkohë, në ainijet tregtare të nisura drejt Izraelit, janë sulmuar nga grupi “Houthis” i Jemenit të cilët dyshohet se mbështeten nga Irani. Grupi njoftoi se do të pengojë ndihmën për Izraelin nëse do të vijojnë krimet ndaj popullsisë civile në Gaza. Ndërsa zëvendës ministri i Iranit deklaroi se nuk kanë lidhje me grupin në fjalë duke e cilësuar si një ‘lojtar të pavarur’ në skenën ndërkombëtare.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan së fundmi se ata kanë vrarë financierin e Hamasit, Subhi Ferwana, së bashku me vëllain e tij. Zëdhënësi ushtarak tha se Ferwana "ishte i përfshirë në vitet e fundit në transferimin e dhjetëra miliona dollarëve për organizatën terroriste Hamas dhe krahun e saj ushtarak përmes kompanisë së tij të këmbimit të parave 'Hamsat' #39".
Në një takim me ambasadorët e huaj, Presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha se Izraeli është gati për një pauzë tjetër humanitare ndaj lirimit të pengjeve.
“Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare dhe më shumë ndihmë për të bërë të mundur lirimin e pengjeve”, tha Herzog.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 19 dhjetor kanë zhvilluar negociata intensive, prapa dyerve të mbyllura, lidhur me një rezolutë të sponsorizuar nga arabët, që kërkon rritjen e dërgesave humanitare në Gazë dhe një lloj ndalese të luftimeve, duke tentuar që të shmangin një veto tjetër nga Shtetet e Bashkuara.
Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lana Nusseibeh, tha se shpreson që për rezolutën të votohet të martën mbrëma.
Këshilli paraprakisht kishte caktuar seancë për votimin e rezolutës të hënën, por seanca u shty në përpjekje për të marrë mbështetjen e SHBA-së për rezolutën ose që Uashingtoni të abstenojë.
SHBA-ja ka vendosur veto ndaj rezolutës për Gazën në Këshillin e Sigurimit, që është mbështetur nga të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Po ashtu, më 12 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të ngjashme.
Draft-rezoluta që u prezantua të hënën bënte thirje për “ndaje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive”, por formulimi i rezolutës pritet të ndryshojë, dhe me gjasë do të kërkojë “pezullimin” e armiqësive apo do të përdoret ndonjë term më i butë, me qëllim që të marrë mbështetjen e SHBA-së, thanë diplomatët që folën në kushte anonimiteti.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit janë të rëndësishme sepse ato janë ligjërisht të obligueshme, por në praktikë shumë palë zgjedhin të injorojnë kërkesat e Këshillit për veprim. Ndërkaq, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të obligueshme.
Në versionin e draft-rezolutës të prezantuar të hënën thuhej se civilët në Gazë nuk kanë qasje në ushqim të mjaftueshëm, ujë, nuk kanë kushte sanitari, energji elektrike dhe shërbime mjekësore, “të nevojshme për mbijetesën e tyre”.
Pothuajse 20.000 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që kur Izraeli shpalli luftë kundër Hamasit – grupit palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – pasi grupi radikal kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor. Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – dhe mori 240 pengje.
Hamasi kontrollon Rripin e Gazës dhe Ministria e Shëndetësisë në këtë territor nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë./ REL
OKB
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shtyrë një votim që bën thirrje për një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive në Gaza për t'u dhënë më shumë kohë diplomatëve që të njihen me kundërshtimet e SHBA-së ndaj formulimit të projekt-rezolutës.
Votimi duhej të bëhej të hënën në Nju Jork, por SHBA tha se nuk mund të mbështeste një referencë për një "ndërprerje të armiqësive", por mund të pranonte një thirrje për një "pezullim të armiqësive", raporton The Guardian.
Vendet arabe që negocionin tekstin thanë se ishin inkurajuar të shihnin se Shtëpia e Bardhë me sa duket po përpiqej të gjente formulime që mund të mbështeste, pozicionin që ajo mbajti mbi thirrje për një pauzë humanitare më 18 tetor dhe për një armëpushim urgjent humanitar më 9 dhjetor.
Një sërë diplomatësh amerikanë kanë vizituar Jerusalemin për të nxitur qeverinë izraelite të miratojë taktika të ndryshme ushtarake, por me sukses të kufizuar, dhe mbështetja e SHBA-së për një pezullim të armiqësive në OKB, nëse do të ndodhte, do të ishte një sinjal i qartë i zhgënjimit të SHBA-së me qeverinë izraelite.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë refuzuar më parë rezolutat për ndërprerjen e armiqësive në këshillin e sigurisë për shkak të mungesës së kritikave të qarta ndaj Hamasit për vrasjen e më shumë se 1000 izraelitëve, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë më 7 tetor. Drafti i fundit i përgatitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe thjesht dënon të gjitha aktet e terrorizmit dhe bën thirrje që të gjithë pengjet të lirohen pa kushte.
Një thirrje e OKB-së për një pezullim të armiqësive në lidhje me pjesët e tjera të rezolutës do të ushtronte presion mbi Izraelin për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza në shkallë, si dhe nga deti dhe ajri tokësor. Do të krijohej një proces monitorimi për të kapërcyer bllokimet për të arritur ndihmën në Gaza.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog
Në një takim me ambasadorët e huaj, Presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha se Izraeli është gati për një pauzë tjetër humanitare ndaj lirimit të pengjeve.
“Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare dhe më shumë ndihmë për të bërë të mundur lirimin e pengjeve”, tha Herzog.
Ai nënvizoi gjithashtu se "përgjegjësia tani bie tërësisht mbi Sinwar dhe udhëheqjen e Hamasit".
Ushtarët e Hamasit
Një delegacion i Hamasit do të mbërrijë në Kajro në ditët e ardhshme për të diskutuar një shkëmbim pengjesh me Izraelin me zyrtarët e inteligjencës egjiptiane.
Lajmi është raportuar nga Haaretz, duke cituar burime palestineze.
Sipas të njëjtit burim, kjo - që nga përfundimi i armëpushimit më 1 dhjetor - do të ishte hera e parë që një delegacion arrin në Kajro për të diskutuar këtë çështje.
Foto nga Gaza
Konflikti në Gaza është një "dështim moral" i bashkësisë ndërkombëtare, u tha gazetarëve të martën presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, duke u kërkuar të gjitha palëve që të arrijnë një marrëveshje të re për të ndaluar luftimet.
"Unë fola për dështimin moral sepse çdo ditë që kjo vazhdon është një ditë më shumë që komuniteti ndërkombëtar ka dëshmuar se nuk është në gjendje t'i japë fund niveleve kaq të larta të vuajtjeve dhe kjo do të ndikojë në brezat jo vetëm në Gaza", tha presidentja e KNKK-së Mirjana Spoljaric.
Ajo po ashtu shtoi: “Nuk ka asgjë pa një marrëveshje mes dy palëve, ndaj i bëjmë thirrje që të vazhdojnë negociatat dhe të vazhdojnë të lehtësojnë hapësirën që na nevojitet për të operacionalizuar lirimin (të pengjeve dhe të arrestuarve)".
Lloyd Austin
Sulmet nga rebelët jemenas pro-iranianë Houthi në Detin e Kuq janë "të paprecedentë"; dhe përbëjnë një "kërcënim" tek tregtia ndërkombëtare.
Kështu deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, sipas zëdhënësit Pat Ryder.
Pas ndalesës në Izrael, Austin u zhvendos në Bahrein ku u takua me mbretin Hamad bin Isa Al Khalifa dhe kryeministrin Salman bin Hamad. Kreu i Pentagonit ka njoftuar një mision ndërkombëtar detar kundër Houthis, të cilit Manama është deri tani i vetmi vend arab që është bashkuar.
Dmitry Peskov
Rusia nuk do të marrë pjesë në operacionin detar ndërkombëtar për të mbrojtur rrugët e Detit të Kuq nga sulmet e rebelëve jemenas Houthi. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
"Ne nuk do të marrim pjesë në këtë operacion. Kjo është gjithçka që mund të them”, tha Peskov.
Disa vende do të marrin pjesë në nismën e shpallur nga Pentagoni, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Bahreinin, Kanadanë, Italinë, Norvegjinë, Francën dhe Spanjën.
Rishi Sunak
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka folur për shumë tema para komitetit të Dhomës së Komunave të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
Ai tha se shumë civilë janë vrarë ndërsa i kërkoi Izraelit të vetëpërmbahej por nga ana tjetër fajësoi veprimet e Hamasit për vrasjen e civilëve.
“Shumë civilë po vdesin. Kjo është ndryshe kur themi se ligji humanitar është shkelur sepse vdekja e çdo civili është tragjedi”, tha Sunak.
I pyetur se kush është përgjegjës për vdekjet e civilëve, ai tha: “Ka dy anë në këtë histori. Izraeli po përpiqet të mbrohet. Nëse një organizatë terroriste e cila po kryen këto sulme po futet qëllimisht brenda popullatës civile, atëherë ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë.
“Izraeli, nga ana tjetër duhet të marrë çdo masë paraprake për të shmangur lëndimin e civilëve, por kjo do të jetë shumë e vështirë nëse organizata që ka shkaktuar vuajtje të panumërta për popullin izraelit fshihet mes civilëve, duke i vënë në rrezik ata qëllimisht", tha Sunak.
"Too many civilians are dying, of course too many civilians are dying," Rishi Sunak says
— BBC Politics (@BBCPolitics) December 19, 2023
The PM is asked about Israel's actions in Gaza by Alicia Kearns, the Chair of the Foreign Affairs Committee
Liaison Committee live: https://t.co/BFdF620ZOe pic.twitter.com/osWIfbNVJJ
Foto nga Gaza
Ministria e shëndetësisë së Gazës ka bërë publike shifrat e fundit të viktimave palestineze duke theksuar 19,667 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftime me 7 tetor.
Sipas ministrisë, 52,586 persona janë plagosur.
Gaza ka duruar 10 javë luftë të shkaktuar nga një sulm i paprecedentë nga persona të armatosur të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin të paktën 1200 njerëz kryesisht civilë u vranë dhe rreth 240 u morën peng.
Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite
Palestinezët vazhdojnë të luftojnë për të gjetur nevojat e tyre themelore për të jetuar. Ata thonë se situata është katastrofike.
Çdo mëngjes, ata përpiqen të gjejnë ujë dhe ushqim për fëmijët e tyre dhe ndihmat që vijnë në Gaza nuk janë të mjaftueshme për të gjithë enklavën.
Një tjetër gjë që thonë palestinezët është se e kanë shumë të vështirë të gjejnë ilaçe. Ilaçet kundër dhimbjeve dhe kundër gripit, së bashku me insulinën dhe ilaçet për diabetin, ndër shumë të tjera, nuk gjenden në farmaci.
Palestinezët duan që situata të përfundojë sa më shpejt dhebëjnë thirrje për armëpushim.
Aktori Alec Baldwin
Aktori amerikan, Alec Baldwin, u sulmua verbalisht nga protestuesit anti-izraelit të hënën në mbrëmje në Nju Jork, duke iu përgjigjur njërit prej tyre me sharje, përpara se të shoqërohej nga policia.
Baldwin, 56 vjeç, u pa mes turmës së protestuesve pro-palestinezë në Stacionin e Pensilvanisë dhe Grand Central Terminal në Manhattan.
Në pamjet e regjistruara nga rrjetet amerikane, protestuesit rrethuan aktorin, duke kërkuar të dinë nëse ai mbështet palestinezët apo Izraelin.
“Unë mbështes paqen për Gazën,” u përgjigj Baldwin, por protestuesit u tërbuan, filluan ta shanin dhe u përpoqën t’i afroheshin. “Mbylle gojën! Nuk ju vjen turp fare?‘ një nga protestuesit i bërtiti.
Një tjetër video e postuar në rrjetet sociale tregon një protestues duke i shtyrë celularin në fytyrë aktorit, duke i kërkuar atij të përgjigjet nëse e mbështet Izraelin.
“Sepse jam në Hollywood? Ju bëni pyetje të kota. Më bëj një pyetje të zgjuar”, – u përgjigj Baldwin. E teksa po largohej i shoqëruar nga efektivë policie ka bërtitur “mbylle gojën”. “Ndaloni së bërtituri! Ndaloni së bërtituri” vazhdoi ai ndërsa protestuesit vazhdonin ta rrethonin. “Unë dua paqe për Gazën gjithsesi”, tha ai.
Foto e tre pengjeve izraelite
Krahu i armatosur i Hamasit publikoi një video në kanalin e tij Telegram, që tregon tre pengje të moshuar izraelitë që luteshin për lirimin e tyre. Burri, i cili u identifikua si 79-vjeçari Haiem Bery, u ul mes dy pengjeve të tjerë dhe foli përpara kamerave.
Ai tha se po mbahet me pengje të tjerë të moshuar me sëmundje kronike, dhe se të gjithë jetojnë në kushte shumë të vështira.
Një nga burrat u identifikua si Chaim Perry, 80 vjeç. Chaim është një aktivist paqeje që doli vullnetar për të transportuar palestinezët nga Gaza në spitalet izraelite.
“Ne jemi brezi që ndërtuam themelet e Izraelit. Jemi ata që themeluam IDF (Forcat e Armatosura të Izraelit). Nuk e kuptojmë pse jemi të braktisur këtu. Duhet të na lironi. Nuk ka rëndësi me çfarë çmimi”, tha ai.
Videoja përfundon me fjalët e të tre burrave: “mos na lini të plakemi këtu”.
Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite
Dy avionë të vënë në dispozicion nga qeveria turke kanë evakuuar 102 pacientë dhe njerëz të plagosur nga Rripi i Gazës në 24 orët e fundit. Evakuimi u bë përmes Egjiptit.
Pacientët u transferuan në spitalet e vëna në dispozicion nga qeveria e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Avioni i fundit u ul në Turqi mëngjesin e sotëm (19 Dhjetor) me 26 pacientë, duke e çuar totalin e evakuimeve në 102 pacientë dhe 105 shoqërues.
Spitali Al-Ahli
Forcat izraelite kryen bastisje gjatë natës dhe mëngjesit në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës dhe arrestuan shumicën e stafit.
Pas bastisjes, në spital kanë mbetur vetëm dy mjekë dhe katër infermierë për të trajtuar më shumë se 100 pacientë të plagosur rëndë, pa ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike.
Sipas informacioneve, një tank izraelit ndodhet në hyrje të spitalit për të parandaluar që dikush të hyjë ose të dalë.
Subhi Ferwana
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan së fundmi se ata kanë vrarë financierin e Hamasit, Subhi Ferwana, së bashku me vëllain e tij.
Zëdhënësi ushtarak tha se Ferwana "ishte i përfshirë në vitet e fundit në transferimin e dhjetëra miliona dollarëve për organizatën terroriste Hamas dhe krahun e saj ushtarak përmes kompanisë së tij të këmbimit të parave 'Hamsat' #39".
Gaza pas bombardimeve izraelite
Ministria e Jashtme izraelite ka këshilluar qytetarët e saj që të mos shkojnë në Maldive.
“Këshillohet të shmangen udhëtimet në Maldive në këtë kohë”, shtoi ministria.
Gjithashtu rekomanduan që ata që janë tashmë në Maldive, të konsiderojnë largimin e tyre, pasi "nëse për ndonjë arsye e gjejnë veten në vështirësi, do ta kemi të vështirë të ndihmojini ata".
Houthi
"Veprimet po kryhen në mënyrë të pavarur". Kështu u shpreh nga zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri Kani, mes frikës për sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik nga Huthi të Jemenit, për të cilën Irani akuzohet se i mbështet.
Ata "njoftuan se do të pengojnë ndihmën për Izraelin deri në" Izraeli "do të vazhdojë me krimet kundër popullatës në Gaza", tha Bagheri Kani nga Tokio, ku ndodhet në një vizitë dy-ditore, sipas deklaratave të raportuara nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Iran pas kërcënimeve nga Houthis.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian foli për një "lojtar të pavarur në skenën ndërkombëtare" dhe deklaroi se "për rrjedhojë nuk është e drejtë të lidhen matjet e tyre me të tjerët".
Jerry Seinfeld në Izrael, 18 dhjetor 2023
Komediani amerikan Jerry Seinfeld udhëtoi ditën e djeshme (18 Dhjetor) për në Izrael dhe takoi pengjet e liruara nga Hamasi dhe familjet e atyre që ende mbahen nga lëvizja islamike palestineze në Rripin e Gazës.
Mediat izraelite dhe amerikane e raportuan këtë.
Sipas Channel 13 takimi zgjati dy orë më shumë se sa pritej dhe se Seinfeld ishte "sensitive" dhe "i menduar".
Komediani 69-vjeçar me origjinë hebreje gjithashtu planifikon të vizitojë kufirin jugor dhe të takojë ushtarë izraelitë, sipas transmetuesit
Ushtarët e Hamasit
Udhëheqësit e Hamasit kanë vendosur të zgjerojnë sulmet nga Siria. Kjo është ajo që me sa duket u vendos në takimin e fshehtë midis liderëve të Hamasit, përfshirë Saleh al-Arouri dhe Khaled Meshal, i cili u zhvillua javën e kaluar në Turqi.
Kjo është raportuar nga faqja e internetit e kanalit televiziv izraelit Kan, duke cituar burime palestineze të njohura me detajet e takimit.
Transmetuesi nënvizon se Hamasi mund të llogarisë në një degë ushtarake jo vetëm në Liban, por edhe në Siri.
Ky i fundit do të përbëhej nga dhjetëra milicia, shumica e të cilëve do të vendoseshin në kampet e refugjatëve rreth Damaskut, por edhe në jug të vendit, në zonat Quneitra dhe Daraa.