Aktori Alec Baldwin
Aktori amerikan, Alec Baldwin, u sulmua verbalisht nga protestuesit anti-izraelit të hënën në mbrëmje në Nju Jork, duke iu përgjigjur njërit prej tyre me sharje, përpara se të shoqërohej nga policia.
Baldwin, 56 vjeç, u pa mes turmës së protestuesve pro-palestinezë në Stacionin e Pensilvanisë dhe Grand Central Terminal në Manhattan.
Në pamjet e regjistruara nga rrjetet amerikane, protestuesit rrethuan aktorin, duke kërkuar të dinë nëse ai mbështet palestinezët apo Izraelin.
“Unë mbështes paqen për Gazën,” u përgjigj Baldwin, por protestuesit u tërbuan, filluan ta shanin dhe u përpoqën t’i afroheshin. “Mbylle gojën! Nuk ju vjen turp fare?‘ një nga protestuesit i bërtiti.
Një tjetër video e postuar në rrjetet sociale tregon një protestues duke i shtyrë celularin në fytyrë aktorit, duke i kërkuar atij të përgjigjet nëse e mbështet Izraelin.
“Sepse jam në Hollywood? Ju bëni pyetje të kota. Më bëj një pyetje të zgjuar”, – u përgjigj Baldwin. E teksa po largohej i shoqëruar nga efektivë policie ka bërtitur “mbylle gojën”. “Ndaloni së bërtituri! Ndaloni së bërtituri” vazhdoi ai ndërsa protestuesit vazhdonin ta rrethonin. “Unë dua paqe për Gazën gjithsesi”, tha ai.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32%
-
Jo
61.7%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës
22 Mars, 14:55
-
Irani vendos 6 kushte për t'i dhënë fund luftës! Trump: 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose do të sulmojmë centralet elektrike! Media: SHBA do të negociojë me Teheranin
22 Mars, 07:35
-
Irani sulmon me raketa edhe qytetin izraelit të Aradit, plagosen rreth 30 persona
21 Mars, 22:30
-
Irani sulmon me raketa qytetin Dimona të Izraelit ku zhvillohet programi bërthamor, raportohet për 39 të plagosur
21 Mars, 20:29
-
Presidenti i Iranit tregon 2 kushtet për t’i dhënë fund luftës: Ndalja e sulmeve nga SHBA-të e Izraeli dhe garanci për mos-përsëritjen e veprimeve agresive
21 Mars, 18:47
-
Një ishull, dy realitete dhe 12 interesa globale, çfarë po ndodh me Qipron?
20 Mars, 16:56
-
Lufta/ Londra autorizon Uashingtonin të përdorë bazat britanike për sulmet në Gjirin Persik! Media: SHBA po dërgon 2.500 marinsa dhe edhe tre anije të tjera luftarake në Lindjen e Mesme
20 Mars, 08:24
-
Trupat ushtarakë amerikanë në terren dhe ambiciet e Teheranit, sa do të zgjasë me të vërtetë lufta në Iran?
19 Mars, 17:37
-
Sulmi në Katar trondit tregjet e energjisë, ekspertët në Report TV paralajmërojnë rritje çmimesh, Aliaj: Kriza do të zgjasë 3 muaj, Basha: Po shkojmë drejt një pike pa kthim
19 Mars, 16:15
-
OKB urdhëron hapjen e Hormuzit, Guterres u bën thirrje SHBA-ve dhe Izraelit: Ndërpriteni luftën, situata rrezikon të dalë jashtë kontrolli!
19 Mars, 14:41
-
Sulmet e Iranit, vendet arabe njëzëri: Të pajustifikueshme, të ndalojnë menjëherë!
19 Mars, 08:33
-
Lufta/ Netanyahu: Do të pezullojmë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane! Plan i 6 vendeve për Hormuzin, përfshihet edhe Italia! U godit një F-35 amerikan, detyrohet të bëjë ulje emergjente
19 Mars, 07:25